
Anna Lika dhe Bjordi Mezini janë bërë prindër për herë të parë. Lajmin e ka bërë publik vetë aktorja përmes një postimi në Instagram. Në foton e publikuar, Anna zbulon emrin e bebushes, ndërsa e quan atë një mrekulli në jetën e saj dhe Bjordit.
“Sot në jetën tonë erdhi një mrekulli dhe prandaj ne vendosëm të të quajmë ashtu, mrekulli.
Mirë se erdhe në jetë Marvel Mezini. Mami dhe babi mezi po të prisnin”, shkruan aktorja.
View this post on Instagram
Anna dhe Bjordi janë njohur në xhirimet e serialit të Ermal Mamaqit, “HOT”, ku Bjordi ishte regjisor dhe aktorja kishte rol protagonist. Fillimisht, dyshja e mbajtën lidhjen e tyre jashtë vëmendjes mediatike, por më pas dolën hapur.
View this post on Instagram
Anna ka folur edhe për raportin me mamanë e Bjordit, të cilën e falenderoi për djalin që ka rritur dhe dashurinë që ajo i fal.
Artikuj të sugjeruar: