News

Nicole Scherzinger e lidhur me shqiptarin Pajtim Kasami

Që pas ndarjes nga ish-i i saj, këngëtarja Nicole Scherzinger duket se ka gjetur ngushëllim në krahët e një mashkulli tjetër. 37-vjeçarja ka lënë pas lidhjen 7-vjeçare me Lewis Hamilton dhe është fotografuar me futbollistin shqiptar 23-vjeçar, Pajtim Kasami, teksa shijon pushimet dhe feston ditëlindjen e saj në Mykonos.

Ylli i Pussycat Dolls është parë duke shkëmbyer puthje dhe përqafime me djaloshin 14 vjet më të ri në moshë. Pajtim Kasami ka lindur në Maqedoni nga një familje shqiptare dhe luan për kombëtaren zviceriane. Mesfushori u shpërngul në Angli nga Italia nw 2011-ën për të luajtur me skuadrën e Fullham për 5 milion paund. Ai u largua nga Fullham për në Greqi për të qënë pjesë e skuadrës së Olympiacos, ku luan dhe aktualisht.

Vetë Scherzinger ka treguar për ndjekësit në Instagram sesa shumë po i shijon pushimet në Mykonos me të dashurin e saj të ri. "Nuk mund të imagjinoja një pamje më të bukur ditëlindjeje për t'u zgjuar sesa kjo... në fakt nuk kam fjetur fare. Nuk dua të humbas asnjë sekondë të kësaj dite"- ka shkruar 37-vjeçarja.

Por edhe ish-partneri i Nicole, Lewis Hamilton nuk ka harruar t'a urojë atë ditën e sotme. Përmes një fotoje të tyren ai shkruan: "E dashur mike. Përgjatë viteve ne kemi ndarë shumë gjëra, s'do të ndryshoja asgjë nga ato. Të gjitha eksperiencat më kanë bërë mua burrin që jam krenar të jem në këto momente. Kujtimet tona nuk do të zhduken asnjëherë pavarësisht sesa rritemi unë jam shumë mirënjohës për kohën që kaluam".

Burimi: Daily Mail

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb