Bota

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Shkruar nga Anabel

4 Shkurt 2025

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Tërmetet në Santorini, mijëra qytetarë largohen nga ishulli

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Banorët në Santorini u përballën me një natë pa gjumë, ndërsa një valë e aktivitetit sizmik vazhdoi të trondisë vendin. Gjatë tre ditëve të fundit, 550 tërmete janë regjistruar në detin midis Santorinit, Amorgos dhe Ios, me 36 lëkundje vetëm gjatë natës.

Pavarësisht sigurimit nga sizmologët, frika ka shtyrë mijëra banorë të largohen nga Santorini. Vetëm në 24 orët e fundit, 2000 persona kanë mbërritur në Athinë, duke e çuar numrin total të atyre që kanë ikur në mbi 5000.

Në përgjigje të rrezikut të rritur sizmik, autoritetet lokale kanë urdhëruar që shkollat ??të qëndrojnë të mbyllura në Santorini, Anafi, Ios dhe Amorgos deri të premten, 7 shkurt. Gjithashtu, e??dhe objektet sportive në Tinos janë mbyllur si masë paraprake.

Kina i përgjigjet tarifave të Trump, nis hetimin e Google

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Kina njoftoi të martën se po zbatonte tarifa për një numër produktesh amerikane, si dhe nisi një hetim ndaj kompanisë amerikane Google. Njoftimet erdhën në të njëjtën ditë kur u vendosën të hynin në fuqi tarifat e përgjithshme prej 10% të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Ministria Kineze e Tregtisë tha se do të vendosë një tarifë 15% për produktet e qymyrit dhe gazit natyror të lëngshëm, si dhe një tarifë 10% për naftën bruto, pajisjet bujqësore dhe për disa makineri.

“Rritja e njëanshme e tarifave të SHBA-së shkel seriozisht rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë”, thuhet në deklaratën e ministrisë. “Nuk është vetëm e padobishme në zgjidhjen e problemeve të veta, por edhe dëmton bashkëpunimin normal ekonomik dhe tregtar midis Kinës dhe SHBA-së”.

Tarifa prej 10% që Presidenti Donald Trump urdhëroi për Kinën hyri në fuqi të martën, megjithëse Trump tha se planifikonte të bisedonte me presidentin kinez Xi Jinping në ditët në vijim.

Tarifat e Trump, liderët e BE diskutojnë zgjidhjet e mundshme

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Liderët e Bashkimit Evropian janë mbledhur në Bruksel për një takim jo zyrtar, i cili kishte në fokus marrëdhënien mes euroaleancës dhe Shteteve të Bashkuara, teksa u diskutua qëndrimi që do të mbahet ndaj paralajmërimeve të Trump.

Paraprakisht udhëheqësit e vendeve anëtare dhe zyrtarë të lartë të bllokut kanë thënë se askush nuk do të fitonte në një luftë tregtare me Shtetet e Bashkuara.

Udhëheqësi francez, Macron bëri thirrje për bashkëpunim të ngushtë me administratën e re, por u zotua gjithashtu për një përgjigje të fortë nëse do të jetë e nevojshme.

Nga ana tjetër, Trump pezulloi për një muaj tarifat që vendosi ndaj Meksikës pasi kjo e fundit ka pranuar të vendosë 10 mijë trupa në kufij për të siguruar kufirin mes dy vendeve.

Lufta në Ukrainë, propozimi i Trump për ndihmë

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Presidenti i SHBA Donald Trump po kërkon që Ukraina të furnizojë SHBA-në me toka me minerale të rralla si kusht për ndihmë për vendin e shkatërruar nga lufta.

“Ne po kërkojmë të bëjmë një marrëveshje me Ukrainën, ku ata do të sigurojnë atë që po u japim me tokat e tyre me minerala të rralla dhe gjëra të tjera”, u tha Trump gazetarëve në Zyrën Ovale më 3 shkurt.

Trump nuk specifikoi se çfarë lloj materialesh tjera po kërkon Uashingtoni nga Kievi.

Një burim në Zyrën e Presidentit të njohur me këtë çështje i tha "Kyiv Independent" se ndarja e burimeve ukrainase me aleatët ishte pjesë e "planit të fitores" të Volodymyr Zelensky që iu tregua udhëheqësve të huaj, përfshirë Trump.

Propozimet e e Trump vijnë në mes të pasigurisë mbi të ardhmen e ndihmës së SHBA për Ukrainën.