
Gabriel Garko është më në fund i lirë të dalë lirisht para gjithë botës me të dashurin e tij! Pas rrëfimit që mori vëmendje të gjatë mediatike, aktori duket se është gati të rikuperojë kohën që kishte humbur, sipas mënyrës më të vërtetë të mundshme!

Do të ishte vetëm çështje kohe që njerëzit të njihnin partnerin e ri të Garko-s. Djali në fjalë quhet Gaetano, 23 vjeç dhe duket mjaft i lumtur krah yllit të filmave.
Siç duket në fotot e shkrepura nga paparacët, Gabriel dhe Gaetano i janë bashkuar Eva Grimaldi-it dhe partneres së saj Imma.

Ndonëse aktori s'ka folur publikisht për emrin e partnerit të ri, pak ditë më parë pohoi se po jeton fillimet e një romancë, por "është ende herët për të folur".
- Eva Grimaldi rreth lidhjes me Gabriel Garko-n: 'S'kishte seks, por mund të bëja një fëmijë me të'
- Gabriel Garko flet për lidhjen 11-vjeçare me partnerin, historinë me Eva Grimaldi-n dhe familjen
- Manuela Arcuri flet për herë të parë pas skandalit mediatik
- Detaji i dyshimtë në ‘Grande Fratello VIP’: Ç’është skandali AresGate
- Skandali mediatik! Nga Gabriel Garko, shantazhet te vetëvrasja: Për çfarë po flet gjithë Italia
- Mes emocioneve, Gabriel Garko rrëfen se është gay
Burimi: Trend.it
