News

Santorini në alarm! Më shumë se 200 tërmete: Njerëzit kërkojnë të largohen nga ishulli

Santorini në alarm! Më shumë se 200 tërmete: Njerëzit

Autoritetet greke janë në gatishmëri në Santorini pasi u regjistruan më shumë se 200 tërmete nënujore, duke bërë që të merret vendimi për t’u mbyllur shkollat dhe për t’u vendosur ekipe emergjence.

Megjithëse tërmetet nuk janë të lidhura me vullkanin (kujtojmë se Santorini është një ishull vullkanik) aktiviteti sizmik në rritje është shqetësues.

"Këto masa janë paraprake dhe autoritetet do të jenë vigjilente," tha ministri i Mbrojtjes Civile, Vasilis Kikilias, të dielën vonë pas një takimi urgjent të qeverisë në Athinë. “Ne u bëjmë thirrje qytetarëve që t'i përmbahen rreptësisht rekomandimeve të sigurisë për të minimizuar rrezikun.”

Santorini në alarm! Më shumë se 200 tërmete: Njerëzit

Ekspertët grekë thonë se tërmetet, shumë me magnitudë mbi 4.5 ballë, nuk janë të lidhura me vullkanin e Santorinit, megjithatë pranojnë se modeli i aktivitetit sizmik është shqetësues.

“Nuk kam ndjerë kurrë diçka të tillë dhe me një frekuencë të tillë - një tërmet çdo 10 ose 20 minuta. Të gjithë janë në ankth edhe nëse disa prej nesh e fshehin për të mos shkaktuar panik, por të gjithë janë të shqetësuar,” tha Michalis Gerontakis, i cili është edhe drejtor i Orkestrës Filarmonike të Santorinit.

Santorini në alarm! Më shumë se 200 tërmete: Njerëzit

Banorët dhe vizitorët u këshilluan të shmangin grumbullimet e mëdha dhe zonat ku mund të ndodhin rrëshqitje gurësh. Disa banorë dhe punëtorë vendas iu drejtuan agjencive të udhëtimit për të kërkuar bileta avioni ose trageti për t'u larguar nga ishulli.

Santorini në alarm! Më shumë se 200 tërmete: Njerëzit

Sizmologu i shquar grek Gerasimos Papadopoulos paralajmëroi se sekuenca aktuale e tërmeteve mund të tregojë një ngjarje më të madhe të afërt, pra një tërmet më të fortë.

"Të gjithë skenarët mbeten të hapur," shkroi Papadopoulos në një postim në internet. “Numri i lëkundjeve është rritur, magnitudat janë rritur dhe epiqendrat janë zhvendosur në verilindje. Ndonëse këto janë tërmete tektonike, jo vullkanike, niveli i rrezikut është përshkallëzuar.”

Për informacion shtesë, mund të lexoni edhe: “Është vetëm çështje kohe para se Santorini të goditet nga një vullkan, thonë shkencëtarët”

Burimet: Associated Press, Reuters

REELS

Paske bërë shumë shtytje me shtangë

@albanskenderaj x @miriamcani në koncertin “Motiv” në Londër 🥰

Kur Billie Eilish u takua për herë të parë me Justin Bieber në Coachella 2019, ai moment ishte një nga çastet më emocionuese dhe më simbolike të jetës së saj. Billie ka qenë fanse e çmendur e Justin-it në fëmijëri: këndonte këngët e tij, mbushte muret me postera dhe ëndërronte ditën kur ndoshta do ta takonte. Dhe kur Justin iu afrua, ëndrra e fëmijërisë u bë realitet. Billie shpërtheu menjëherë në lot, ndërsa Justin e përqafoi dhe e qetësoi, duke e lënë të qante mbi supin e tij. Për Billie-n, nuk ishte thjesht takimi me një idhull, por ishte një takim me njeriun që kishte formësuar rrugëtimin e saj muzikor. Ndërsa për Justin-in, ishte momenti kur pa një artiste të re, të cilën e admironte, të rritej dhe të krijonte identitetin e vet. Më vonë ai i tha se ishte krenar për gjithçka që kishte arritur Billie dhe se e meritonte plotësisht çdo sukses. Një vajzë që dikur adhuronte idhullin e saj, tani qëndronte përkrah tij si e barabartë në industri. Një moment emocionues dhe një provë se sa larg mund të të çojë një ëndërr. ❤️

Dashuria ka shije më të ëmbël këtë Shën Valentin falë @pasticerivittoria !🍰 Red velvet në formë zemre apo tortë profiteroli të rrethuar me simbole romantike…kë të zgjedhim këtë 14 shkurt? 🥰✨

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee

Gazetarja e njohur Rezarta Reçi eshte ndare nga jeta në moshën 64-vjecare, pas një beteje të gjatë dhe publike me kancerin. E njohur per ciklin jetegjate “Arratia e Peshkut te Kuq” në News24, Reçi në një intervistë të para një viti në Euronews, rrefeu me kurajo se edhe nese sëmundja e mposht, ajo nuk ka peng asgjë në jetë. Source @euronews_albania