Showbiz dhe TV

Seria e thashethemeve: Xheneta do të futet në “BBVA”

Shkruar nga Anabel

31 Janar 2025

Seria e thashethemeve: Xheneta do të futet në “BBVA”

Finalistja e Big Brother VIP Kosova 3” Xheneta Fetahu ka gjasa të hyjë në “BBVA”. Thashethemet mbi një përballje mes Xhenetës, Gjestit me të cilin pati një histori dashurie në “BBVK” dhe Eglit sa vijnë e shtohen.

Këtë herë, gazetari Lorik Kajtazi në emisionin “Ora Shtatë” në “Klan Kosova” tha se sipas burime të tij të sigurta. Xheneta do të hyjë spektaklin e ardhshëm në “BBVA”.

Kajtazi shtoi se nuk dihet a do jetë si banore apo vetëm për vizitë, por e sigurt është hyrja e saj.

Xhenta dhe Gjesti u lidhën (dhe u ndanë) brenda shtëpisë së “BBVK”, ndërsa pasi ky i fundit u fut në të njëjtin format në Shqipëri u afrua me Eglin. Egli ka shprehur hapur pëlqimin për këngëtarin, ndaj futja e Xhenetës në “BBVA” do ‘trazonte ujërat’.

Artikuj të sugjeruar: