Health

Kur është koha më e mirë për të pirë kafe?

Kur është koha më e mirë për të pirë kafe?

Mëngjes, mesditë apo mbrëmje - koha ideale për të shijuar një filxhan kafeje varet nga ju. Shumë prej nesh e fillojnë ditën me një kafe sapo bie zilja e alarmit, madje disa e vendosin ekspresin të bëjë kafen përpara se të ngrihen nga shtrati.


“Kafeja e mëngjesit është një ritual global,” thotë dietologu Anthony DiMarino. “Kur kjo rutinë prishet, ndihesh sikur diçka nuk shkon.”


Por a duhet të shtyni orarin e pirjes së kafesë? Sipas ekspertëve, nuk ka një përgjigje të prerë. Disa besojnë se kafja e parë (ose e dytë) duhet të pihet në mes të mëngjesit ose pasdite, ndërsa të tjerë këmbëngulin se gjithçka varet nga organizmi juaj.


Kafeja në mëngjes


Një filxhan kafe prej rreth 240 ml përmban mesatarisht 100 miligramë kafeinë, megjithëse kjo sasi ndryshon sipas llojit të kafesë dhe mënyrës së përgatitjes.


“Për shkak se kafeina është një stimulues, pirja e kafesë në mëngjes ju ndihmon të zgjoheni,” thotë DiMarino. Një nga mënyrat sesi kafeina vepron është duke rritur nivelin e kortizolit në trup.


Kortizoli, kafeina dhe kafja e mëngjesit


Kortizoli, i njohur shpesh si “hormoni i stresit,” është një kimikat që trupi juaj lëshon në situata të rrezikshme. Edhe pse mëngjeset zakonisht nuk janë aq dramatike (edhe për ata që nuk janë persona mëngjesi), kortizoli prodhohet natyrshëm pasi zgjoheni.


“Kortizoli ju ndihmon të bëheni më vigjilentë dhe të ndërgjegjshëm për rrethinën tuaj pas gjumit,” shpjegon DiMarino.


Në përgjithësi, nivelet e kortizolit arrijnë kulmin midis orës 7 dhe 8 të mëngjesit dhe fillojnë të bien gradualisht gjatë ditës, duke arritur nivelin më të ulët gjatë natës. Në këtë mënyrë, kortizoli ndihmon në ruajtjen e ritmit natyror të gjumit dhe zgjimit.


Por nëse pini kafe herët në mëngjes, stimulimi shtesë që jep kafeina mund të rrisë akoma më shumë nivelin e kortizolit, gjë që tek disa persona shkakton nervozizëm apo ankth.


Kafeja në mbrëmje


Pirja e kafesë natën vonë është një tjetër temë e diskutueshme, përveç rasteve kur punoni turnet e vona.


“Kafeina ka një gjysmë jetë që varion nga 2 deri në 10 orë, në varësi të metabolizmit tuaj,” thotë DiMarino. Pra, trupi juaj mund të shpenzojë nga dy deri në dhjetë orë për të eliminuar gjysmën e kafeinës së një filxhani kafeje.


Disa persona kanë një “gjen të kafesë,” i cili i ndihmon ata ta metabolizojnë kafeinën më shpejt. Nëse mund të pini një espresso në orën 10 të mbrëmjes dhe të flini qetë, ka shumë gjasa që trupi juaj ta përpunojë kafeinën më shpejt se të tjerët.


Koha më e mirë për të pirë kafe


Ja çfarë thonë ekspertët për kohën ideale për të shijuar një kafe:


• Kafeja e mëngjesit rrit nivelin e kortizolit, duke ju bërë të ndiheni më të ngarkuar.


• Kafeja e natës mund (ose jo, në varësi të metabolizmit) të ndikojë te gjumi.


Nëse kërkoni një moment perfekt për kafenë tuaj, një filxhan mes orës 9:30 dhe 11:00 të mëngjesit mund të jetë më efektiv. Në këtë periudhë, niveli i kortizolit fillon të bjerë, dhe ndikimi i kafeinës mund të jetë më i dobishëm.

Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

Dhe meqë ra fjala, mamaja e Bradley Cooper, Gloria Campano mendon se Can Yaman është aktori më i mirë në botë🤣.

Oh so it’s bromance not romance now? Uffaa

Shikim të këndshëm

Gjatë dasmës, Blero kujton mikun e ndjerë Shpat Kasapi, duke vallëzuar me këngën e tij më të njohur.

Edhe une pjesën e brendshme shoh te një mashkull, po atë pjesë dua ta çoj në palestër

Dhe ti akoma s’ke gjetur burrin nr.1 …..

Jennifer Lawrence veshi fustanin më risque ndonjëherë në Golden Globes, i krijuar enkas për të nga Sarah Burton për Givenchy. Lawrence ishte nominuar në kategorinë “Best Actress” për rolin e saj në filmin “Die with it”.

Nikki Glaser nuk kurseu askënd në monologun e saj në Golden Globes 2026 😬 Duke iu drejtuar Leonardo DiCaprio, ajo tha: Çfarë karriere ke pasur, role ikonike, ke punuar me regjisorët më të mëdhenj, ke fituar 3 Golden Globes, një Oscar dhe gjëja më mbresëlënëse është që i ke arritur të gjitha këto para se e dashura jote të mbushte 30 vjeç.” Pastaj Glaser shtoi: “Leo, më vjen keq për shakanë, ishte e lirë por sinqerisht, ne nuk dimë asgjë tjetër për ty. Hap pak zemrën, o burrë.” Madje ajo ironizoi se intervista më e thellë që ka dhënë ndonjëherë DiCaprio ishte në Teen Beat në 1991 🤭

❤️❤️

Kylie Jenner e veshur me Versace dhe diamantë 75 karat.

When is the best time to drink coffee?

Kur është koha më e mirë për të pirë kafe?

Morning, noon, or evening - the ideal time to enjoy a cup of coffee is up to you. Many of us start our day with a cup of coffee as soon as our alarm goes off, and some even set the espresso machine to brew coffee before they get out of bed.


“Morning coffee is a global ritual,” says nutritionist Anthony DiMarino. “When that routine is disrupted, you feel like something is wrong.”


But should you push your coffee drinking schedule? According to experts, there's no definitive answer. Some believe that your first (or second) cup of coffee should be drunk in the middle of the morning or afternoon, while others insist that it all depends on your body.


Morning coffee


A cup of coffee of about 240 ml contains an average of 100 milligrams of caffeine, although this amount varies depending on the type of coffee and the method of preparation.


“Because caffeine is a stimulant, drinking coffee in the morning helps you wake up,” says DiMarino. One way caffeine works is by increasing cortisol levels in the body.


Cortisol, caffeine and your morning coffee


Cortisol, often known as the “stress hormone,” is a chemical your body releases in dangerous situations. Although mornings aren’t usually that dramatic (even for those who aren’t morning people), cortisol is naturally produced after you wake up.


“Cortisol helps you become more alert and aware of your surroundings after sleep,” explains DiMarino.


Generally, cortisol levels peak between 7 and 8 a.m. and begin to gradually decline throughout the day, reaching their lowest levels at night. In this way, cortisol helps maintain the natural rhythm of sleep and wakefulness.


But if you drink coffee early in the morning, the extra stimulation provided by caffeine can increase cortisol levels even more, which causes nervousness or anxiety in some people.


Coffee in the evening


Drinking coffee late at night is another controversial topic, unless you work late shifts.


“Caffeine has a half-life that ranges from 2 to 10 hours, depending on your metabolism,” says DiMarino. So it can take your body anywhere from two to 10 hours to eliminate half of the caffeine in a cup of coffee.


Some people have a “coffee gene,” which helps them metabolize caffeine faster. If you can drink an espresso at 10 p.m. and sleep soundly, chances are your body processes caffeine faster than others.


The best time to drink coffee


Here's what experts say about the ideal time to enjoy a coffee:


• Morning coffee increases cortisol levels, making you feel more stressed.


• Nighttime coffee may (or may not, depending on metabolism) affect sleep.


If you're looking for the perfect moment for your coffee, a cup between 9:30 and 11:00 a.m. may be most effective. During this time, cortisol levels begin to drop, and the effects of caffeine may be most beneficial.

Suggested articles: