Nëse mendon se natyra nuk ka një përgjigje për gjithçka, ndoshta duhet të dëgjosh këtë lajm. Ndërsa të gjithë flasin për ilaçe si Ozempic dhe Wegovy që “mashtrojnë” trupin duke menduar se je ngopur, rezulton se trupi yt mund ta bëjë këtë natyralisht - nëse i jep atë që i duhet.
Këto ilaçe punojnë duke imituar një hormon të quajtur GLP-1, i cili e bind trupin të ndalojë së ngrëni kur stomaku është plot. Por ja ç’është interesante: disa baktere të mira në zorrën tënde mund të ndihmojnë në rregullimin e këtij hormoni dhe në kontrollin e urisë. Po, e lexove drejt - bakteret janë aleatet e tua të reja.
Si funksionon?
Gjithçka nis nga ajo që konsumon. Bakteret e mira në zorrën tënde dashurojnë fibrat, sidomos ato që gjenden te perimet, frutat dhe ushqimet e fermentuara. Kur këto baktere “ushqehen”, ato krijojnë substanca që stimulojnë ndjesinë e ngopjes dhe ndihmojnë trupin të mbajë nën kontroll dëshirat për sheqer.
Në të shkuarën, këto baktere ndihmonin njerëzit të mbijetonin kur ushqimi ishte i pakët, duke nxjerrë maksimumin e energjisë nga çdo kafshatë. Por sot, në botën e supermarketeve dhe ëmbëlsirave në çdo cep, ato janë kthyer në disavantazh. Zgjidhja? T’i ushqesh bakteret e duhura që të të ndihmojnë të balancosh dëshirat.
Çfarë duhet të bësh?
E thjeshtë! Fokusohu te:
• Fibrat: Perime si brokoli, karotat, apo avokado janë një fillim i shkëlqyer.
• Ushqimet e fermentuara: Shtoi në dietën tënde ushqime si kosi, kimchi, dhe lakrat turshi - të pasura me probiotikë që forcojnë bakteret e mira.
• Më pak sheqer: Nëse u jep më pak ushqim “armiqve” të barkut, do jetë më e lehtë t’i mbash nën kontroll dëshirat për ëmbëlsira.
Kush e mendonte që sekreti i humbjes në peshë ishte aq pranë - në zorrën tënde? Në fund të fundit, ndoshta natyra gjithmonë ka pasur përgjigjen e duhur. Ajo di gjithnjë më mirë.
Artikuj të sugjeruar: