News

Vrau tre fëmijë në një event me tematikë “Taylor Swift”: I riu dënohet me burgim të përjetshëm

Vrau tre fëmijë në një event me tematikë “Taylor

Djali që goditi për vdekje me thikë tre vajza të vogla në një klasë joge dhe kërcimi me tematikë “Taylor Swift” verën e kaluar në Southport, Angli, ka mësuar fatin e tij.
Axel Rudakubana, 18 vjeç, u dënua me burgim të përjetshëm me një minimum prej 52 vitesh, pasi pranoi rolin e tij në sulmin vdekjeprurës të korrikut 2024.

Të hënën, më 20 janar, Rudakubana, 18 vjeç, u deklarua fajtor në Gjykatën e Kurorës së Liverpool-it për vrasjen e një 6, 7 dhe 9-vjeçareje, më 29 korrik 2024, në një kurs kërcimi.

“Faji që ai zgjodhi të pranonte në ditën e parë të gjyqit, të paktën i kurseu familjeve dhe të gjithë atyre që prekeshin nga ky gjyq një dhimbje edhe më të madhe, për të cilin deri në atë moment kishin frikë se do të shtonte më tej pikëllimin dhe shqetësimin e tyre”, tha në një njoftim kryeinspektori Jason Pye.

Rudakubana, u deklarua fajtor për të 16 akuzat kundër tij, duke përfshirë vrasjen në tentativë dhe zotërimin e një thike, tha policia. Ai gjithashtu u deklarua fajtor për dy akuza të lidhura me terrorin, pasi u akuzua për zotërim të helmit ricin dhe për zotërim të një manuali trajnimi të Al-Kaedës (grup ekstremistësh islamë).

Pas sulmit, reagoi dhe Swift, e cila ndau një mesazh në Instagram, duke shkruar, "Tmerri i sulmit të djeshëm në Southport më ka ngarkuar shumë dhe unë jam plotësisht e traumatizuar. Nuk di si të shpreh ngushëllimet e mia për gjithë familjet që po kalojnë një traumë të tillë," përmbylli këngëtarja.

Rudakubana ishte 17 vjeç kur kreu goditjet me thikë, të cilat gjithashtu plagosën tetë fëmijë të tjerë dhe dy të rritur, përfshirë organizatoren e eventit dhe mësuesen e jogës.

Gjykatësi shtoi se "ai nuk do të lirohet kurrë dhe do të kalojë pjesën tjetër të jetës në paraburgim".

Burimi: People

 

 

REELS

Java e Modës: Vajzat në rrugët e Milanos shkëlqejnë ✨ 🤩

Qani pak!

Kemi zbuluar një retinooool të ri dhe duam ta ndajmë me ju! Provojeni! @jeclaire.al @ledismile_estetike @dr_ledi

Super trailer! Kamera e fshehte

Tag burrit 😩

May this love finds you

Po Kresha, ç’pati?! 👀

Shantazhet me foto intime përbëjnë një ndër fenomenet sociale më të vështirë të kohës së rrjeteve sociale, gjë e cila prek gjithë vendet e botës, përfshirë Shqipërinë. Duket si një temë për të cilën nuk flitet mjaftueshëm. Si e gjykoni?

Bota e kinemasë humbi një nga yjet e saj më të ndritshëm. Claudia Cardinale, aktorja italiane legjendare, ka vdekur në moshën 87-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi që do të qëndrojë përtej kohës. E njohur për hijeshinë e saj klasike dhe talentin e jashtëzakonshëm, Cardinale u bë simbol i elegancës italiane, duke magjepsur audiencat që nga vitet ’60 deri në ditët e sotme.

Presidenti francez Emmanuel Macron u ndalua nga policia në rrugët e New York-ut, teksa po kalonte kortezhi i Donald Trump. Më vonë Macron e telefonoi Trump-in, duke bërë shaka për situatën. Momenti u kap në video nga gazetari i Brut., Rémy Buisine.

Killed three children at a "Taylor Swift" themed event: Young man sentenced to life in prison

Vrau tre fëmijë në një event me tematikë “Taylor

The boy who fatally stabbed three young girls at a Taylor Swift-themed yoga and dance class last summer in Southport, England, has learned his fate.
Axel Rudakubana, 18, was sentenced to life in prison with a minimum of 52 years after admitting his role in the deadly attack in July 2024.

On Monday, January 20, Rudakubana, 18, pleaded guilty at Liverpool Crown Court to the murder of a 6, 7 and 9-year-old girl on July 29, 2024, at a dance class.

"The guilt he chose to admit on the first day of the trial at least spared the families and all those affected by this trial even greater pain, which until that moment they feared would further add to their grief and distress," Chief Inspector Jason Pye said in a statement.

Rudakubana pleaded guilty to all 16 charges against him, including attempted murder and possession of a knife, police said. He also pleaded guilty to two terror-related charges, after being accused of possessing the poison ricin and possessing an al-Qaeda training manual.

After the attack, Swift also reacted, sharing a message on Instagram, writing, "The horror of yesterday's attack in Southport has weighed heavily on me and I am completely traumatized. I don't know how to express my condolences to all the families who are going through such trauma," the singer concluded.

Rudakubana was 17 when he carried out the stabbings, which also injured eight other children and two adults, including the event organizer and the yoga teacher.

The judge added that "he will never be released and will spend the rest of his life in detention."

Source: People