Relationships

Mos e humbni shpresën: Në këtë moshë kemi më shumë gjasa të gjejmë dashurinë, sipas psikoterapistes

Mos e humbni shpresën: Në këtë moshë kemi më

Nëse keni dalë në takime të panumërta me njerëz që kanë rezultuar të papërshtatshëm për të krijuar një lidhje romantike dhe mendoni se nuk do e gjeni kurrë dashurinë, gaboheni!

Dhe…këtë nuk e themi ne, por Julie Orlov, psikoterapiste dhe autore e librit "Rruga drejt dashurisë: Krijoni intimitet dhe transformoni marrëdhëniet tuaja përmes vetë-zbulimit".

Pra, siç na siguron ajo, gjithnjë e më shumë njerëz janë beqarë (ose të divorcuar, ndoshta edhe të ve) pas të pesëdhjetave dhe janë në kërkim të dashurisë, sipas statistikave. Në fakt, në moshat më të mëdha, takimet janë më selektive, më me “këmbë në tokë” dhe kanë më shumë gjasa të bëhen fillimi i një lidhjeje të përjetshme, siç na siguron ekspertja.

Në fakt, Orlov sugjeron katër arsye pse takimi pas të pesëdhjetave premton më shumë:

Kemi mjaft përvoja jetësore për të dalluar të rëndësishmen nga e parëndësishmja. E dimë kush jemi dhe e kuptojmë më lehtë se kë kemi përballë.

- Kemi kuptuar gabimet që kemi bërë në marrëdhëniet e mëparshme. Kjo njohuri na lejon t'i shmangim ato në të ardhmen dhe të ndërtojmë një lidhje më kuptimplote dhe më pak të tensionuar.

- Kemi më shumë liri për të shijuar jetën. Nëse kemi fëmijë, ata ndoshta janë larguar nga shtëpia ose të paktën po jetojnë jetën e tyre. Në këtë moshë, ne kemi mundësinë të shijojmë gëzimet e jetës me më pak stres dhe angazhime, pasi tani e dimë mirë se sa e çmuar është koha.

- Ne jemi më mendjehapur në marrëdhëniet tona të dashurisë. Nuk jemi të shqetësuar për një shtatzëni të mundshme dhe as për imazhin e trupit tonë. Ne e kemi pranuar (me pak fat) veten ashtu siç jemi dhe e duam atë, dashuri e cila reflektohet edhe në takimet që bëjmë.

Burimi: Marie Claire

Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee

Gazetarja e njohur Rezarta Reçi eshte ndare nga jeta në moshën 64-vjecare, pas një beteje të gjatë dhe publike me kancerin. E njohur per ciklin jetegjate “Arratia e Peshkut te Kuq” në News24, Reçi në një intervistë të para një viti në Euronews, rrefeu me kurajo se edhe nese sëmundja e mposht, ajo nuk ka peng asgjë në jetë. Source @euronews_albania

Miri dhe makthi i ri🤣

*Po kendon Bruno e dimë, por kenga eshte e Fatjetes

@lavillabyandale mos ndaloni me këto videot 😂😂😂 e fundit lot

Më healthy se Brioshi është Paçja! Kaq ta dini!

Dimri kërkon kujdes ekstra ❄️Renewal Cream nga @jeclaire.al , me qumësht organik gomarice dhe acid hialuronik, ushqen, qetëson dhe hidraton thellë lëkurën, edhe në kushtet më të ashpra të dimrit @dr_ledi @ledismile_estetike

Jacob Elordi dhe Margot Robbie ne premieren e filmit “Wuthering Heights” ne Los Angeles Te dy ♋️ dhe secili ka me shume se 3 planete ne ♋️.

Kujdes: MOS e shiko këtë video me barkun bosh. 🍔 @ferma.100 ky Lava burger s’ka të drejtë të duket kështu 😭

Don't lose hope: At this age we are more likely to find love, according to a psychotherapist

Mos e humbni shpresën: Në këtë moshë kemi më

If you've gone on countless dates with people who turned out to be unsuitable for a romantic relationship and think you'll never find love, you're wrong!

And…this is not us saying this, but Julie Orlov, psychotherapist and author of the book "The Path to Love: Create Intimacy and Transform Your Relationships through Self-Discovery."

So, as she assures us, more and more people are single (or divorced, maybe even widowed) after fifty and are looking for love, according to statistics. In fact, at older ages, dates are more selective, more "down to earth" and more likely to become the start of a lifelong relationship, as the expert assures us.

In fact, Orlov suggests four reasons why dating after fifty holds more promise:

- We have enough life experiences to distinguish the important from the unimportant. We know who we are and we understand more easily who we are facing.

- We have understood the mistakes we have made in previous relationships. This knowledge allows us to avoid them in the future and build a more meaningful and less tense connection.

- We have more freedom to enjoy life. If we have children, they have probably left home or are at least living their own lives. At this age, we have the opportunity to enjoy the joys of life with less stress and commitments, as we now know well how precious time is.

-We are more open-minded in our love relationships. We are not worried about a possible pregnancy or about our body image. We have (with some luck) accepted ourselves as we are and we love it, a love that is also reflected in the dates we have.

Suggested articles: