Original

Ç’lloj qenushësh janë banorët e “Big Brother VIP Albania”

Shkruar nga Anabel

20 Janar 2025

Ç’lloj qenushësh janë banorët e “Big Brother

Banorët e “Big Brother VIP Albania” janë një koleksion karakteresh, secili me tiparet e veta që shpesh të bëjnë të qeshësh, ndonjëherë të mendohesh dhe herë pas here të dyshosh nëse je duke parë një reality show. Nëse do t’i krahasojmë me qenushët, mund të themi se secili prej tyre duket sikur ka një racë të caktuar që e përfaqëson - nga ata që “lehin” për çdo gjë, deri tek ata që duken të qetë, por presin momentin e tyre për t’u shfaqur! 

Shënim: Qenushët janë gjithmonë të adhurueshëm, pavarësisht se çfarë bëjnë VIP-at e shtëpisë më të famshme! Ky artikull është vetëm për të qeshur dhe asnjë qenush nuk është dëmtuar gjatë krahasimit me banorët e Big Brother!

Aldo - Shiba Inu

Ç’lloj qenushësh janë banorët e “Big Brother

Aldo është një djalë i qetë dhe i matur, i cili preferon të qëndrojë në hije. Sjellja e tij si “thëngjill i mbuluar” na kujton një Shiba Inu, i njohur për zgjuarsinë dhe pavarësinë e tij. Edhe pse duket i pafajshëm dhe i qetë, Shiba Inu gjithmonë përpiqet të planifikojë diçka në fshehtësi.

Bernardi - Bichon Frise

Ç’lloj qenushësh janë banorët e “Big Brother

Bernardi është i qetë dhe i sjellshëm, por shpesh bie në monotoninë e përsëritjes së të njëjtave histori. Ai i ngjan një Bichon Frise - qen të ëmbël, por që mund të bëhen pak të mërzitshëm për ata që kërkojnë më shumë gjallëri dhe energji.

Danja - Afghan Hound

Ç’lloj qenushësh janë banorët e “Big Brother

Me bukurinë e saj natyrale, flokët biondë dhe sytë e kaltër, Danja është përkufizimi i elegancës. Ajo i ngjan një Afghan Hound, një racë e njohur për pamjen mbresëlënëse dhe qetësinë. Megjithatë, ashtu si Afghan Hound, Danja duket sikur e ka të vështirë të shkëlqejë në situata që kërkojnë më shumë angazhim dhe dinamizëm.

Egli - Border Collie

Ç’lloj qenushësh janë banorët e “Big Brother

Egli tërheq vëmendjen pa shumë përpjekje. Edhe pse në dukje duket sikur nuk i pëlqen të jetë në qendër të ngjarjeve, herë pas here ka shpërthime dhe tregues që e bën të qartë se kërkon vëmendje dhe mirë bën. Ajo ngjan me një Border Collie - qen shumë inteligjentë dhe të qetë, por që kanë një energji të fshehur të gatshme për t’u shfaqur kur e ndiejnë të nevojshme. 

G Bani - Pit Bull

Ç’lloj qenushësh janë banorët e “Big Brother

G Bani është një djalë impulsiv dhe emocional, por me një zemër të madhe për ata që i do. Ai është si një Pit Bull, një qen që shpesh perceptohet si agresiv për shkak të natyrës së energjike dhe shpërthyese, por që është tepër besnik dhe i përkushtuar ndaj atyre që e trajtojnë mirë. G Bani mund të jetë gjaknxehtë dhe të marrë flakë pa shumë arsye, ashtu si Pit Bull, por në thelb është një njeri i përkushtuar ndaj miqve të tij.

Gerta - Labrador

Ç’lloj qenushësh janë banorët e “Big Brother

Gerta, në fillim mund të jetë keqkuptuar, por më pasfitoi zemrën e publikut. Ajo është si një Labrador - një qen që e fiton dashurinë e njerëzve falë natyrës së dashur dhe të balancuar. Labradorët janë të zgjuar dhe gjykojnë situatat me ftohtësi, njësoj si Gerta, e cila përgjithësisht qëndron e matur në ndërveprimet e saj.

Gerti - Rottweiler

Ç’lloj qenushësh janë banorët e “Big Brother

Me zërin e rëndë dhe sjelljen shpesh të ashpër, Gerti është si një Rottweiler. Kjo racë duket e rrezikshme për shkak të pamjes, por në të vërtetë janë shumë të përkushtuar. Edhe Gerti, me gjithë ashpërsinë e tij të jashtme, duket një njeri që bën gjithçka për ata që do.

Gjesti - Jack Russell Terrier

Ç’lloj qenushësh janë banorët e “Big Brother

Gjesti është plot energji, gjithmonë në qendër të vëmendjes dhe me një personalitet që s’mund ta injorosh. Ai ngjan shumë me një Jack Russell Terrier - një qen i vogël që nuk rri asnjëherë i qetë. Jack Russell Terrier janë të zgjuar, të zhurmshëm dhe gjithmonë aktivë, njësoj si Gjesti që dominon debatet dhe situatat në shtëpi.

Jozi - Bulldog Anglez

Ç’lloj qenushësh janë banorët e “Big Brother

Me mendimet e tij të forta dhe këndvështrimet paragjykuese, Jozi ngjan shumë me një Bulldog Anglez. Kjo racë është e njohur për kokëfortësinë dhe qëndrimet e pandryshueshme, njësoj si Jozi, i cili refuzon të ndryshojë apo të pranojë këndvështrime të tjera.

Klajdi - Shar Pei

Ç’lloj qenushësh janë banorët e “Big Brother

I qetë, aspak aktiv dhe që duket sikur e kalon kohën vetëm duke ngrënë, Klajdi është si një Shar Pei - një racë e njohur për natyrën e qetë dhe dëshirën për të jetuar një jetë pa shumë zhurmë.

Laert - Pastor belg

Ç’lloj qenushësh janë banorët e “Big Brother

Laerti, me patriotizmin e tij të fortë dhe përfshirjen në debate pasionante, është si një pastor belg - një qen i fuqishëm dhe energjik, që shpesh mund të bëhet shumë i vrullshëm kur ndjen se është i kërcënuar. Si Laerti, edhe pastor belg nuk heziton të përfshihet në një “betejë” për ato që i sheh si vlera të rëndësishme.

Loredana - Chow Chow

Ç’lloj qenushësh janë banorët e “Big Brother

E heshtur dhe shpesh me mendime të debatueshme, Loredana na kujton një Chow Chow - një qen që nuk është shumë i zhurmshëm, por ka një personalitet të vetin dhe një stil të veçantë. Ajo preferon të qëndrojë në hije, duke mos u përfshirë në debate, por kur flet, shpesh është për të na çuditur.

Livia - Mini Spitz

Ç’lloj qenushësh janë banorët e “Big Brother

Livia është një vajzë që ka shkaktuar jo pak debate shpërthyese, por gjithmonë duket sikur qëndron nën hijen e dikujt tjetër (khëm Rozanës khëm). Ajo i ngjan një Mini Spitz, një qenush energjik dhe lozonjar, por që preferon të ndjekë udhëzimet e një “udhëheqësi” tjetër.

Rozana - Doberman

Ç’lloj qenushësh janë banorët e “Big Brother

Rozana është protagoniste dhe shpesh e përfshirë në debate të zjarrta. Ajo na kujton një Doberman, një qen me një prani të fortë, të aftë për të dominuar çdo situatë dhe për të imponuar autoritetin e saj. Dobermanët janë inteligjentë dhe dinë si të luajnë me emocione, njësoj si Rozana, e cila krijon situata dramatike edhe nga gjëra të vogla.

Valbona - Yorkshire Terrier

Ç’lloj qenushësh janë banorët e “Big Brother

Valbona, me zërin e saj karakteristik dhe dëshirën për të qenë gjithmonë e përfshirë, është si një Yorkshire Terrier - një qenush gjithmonë aktiv që nuk pushon kurrë së foluri dhe është gjithmonë në qendër të diçkaje.

Xumi - Pug

Ç’lloj qenushësh janë banorët e “Big Brother

Xumi, me fiksimin e tij për Eglin dhe besimin e tepruar në vetvete, është si një Pug. Kjo racë është e njohur për natyrën e ngjitur dhe dëshirën e madhe për vëmendje. Si një Pug, Xumi është komik dhe shpesh bëhet material për të qeshura, duke mos i kuptuar gjithmonë situatat.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.