Metropolitan

Ju tregoj përshtypjen time të sinqertë për filmin “Pasaporta”

Ju tregoj përshtypjen time të sinqertë për filmin

“Pasaporta” është filmi më i ri nga regjisori Eduart Grishaj dhe duket se ishte i shumëpritur, të paktën nga zhurma në rrjetet sociale. Siç bëj me çdo film shqiptar, shkova në Cineplexx, e pashë dhe si rrallëherë, duke marrë parasysh shumë elemente (buxheti, vendxhirimet, koha e xhirimit), pata pritshmëri. Megjithatë, me keqardhje mund të them se pritshmëritë e mia nuk u përmbushën.

Ju tregoj përshtypjen time të sinqertë për filmin

Kujdes! Para se të vijoni me leximin, ky artikull përmban spoilers!

“Pasaporta” bazohet në histori të vërteta të emigrantëve shqiptarë që u përpoqën të shkonin në mënyrë të jashtligjshme në Kanada, për një të ardhme më të mirë. Në film rrëfehet historia e Edonit (Indri Shiroka) dhe Vlerës (Kaona Matoshi), të cilët rastësisht bëhen bashkë nga “Bossi” (Alfred Trebicka), i cili dërgon emigrantë në Kanada, në mënyrë të jashtligjshme. Ata do të shtiren si çift turistësh që të bëhen më të besueshëm nga autoritetet. Vlera është e martuar Kristin (Jozef Shiroka), që ndodhet në Kanada dhe ajo e ka parë vetëm në foto. Gjatë rrugëtimit të tyre, ata dashurohen me njëri-tjetrin, por “Bossi” dhe Shyqyriu (Romir Zalla), me profesion taksist dhe i dërguari i “Bossit”, do të bëjnë çmos që ata të dy të mos bëjnë “mëkate”.

Personazhet kryesore:

Vlera – Kaona Matoshi
 
Vlera është shqiptare e Kosovës, e cila do të shkojë në mënyrë të jashtligjshme në Kanada. Ajo rastësisht bëhet bashkë me Edonin, nga “Bossi”.
 
Edoni – Indri Shiroka
 
Edoni është një djalë nga Shkodra, i cili nuk gjeti punë në profesion në Shqipëri dhe provon për të disatën herë emigrimin, por këtë herë në Kanada.
 
Bossi – Alfred Trebicka
 
Nëse ka një gjë që unë dua para se të fle, është të më lexojë ndonjë rrëfim Alfred Trebicka. Si një aktor profesionist, Trebicka u përshtat mirë me rolin, por sërish problematikat e skenarit nuk e nxjerrin në pah karakterin e tij.
 
Shyqyriu – Romir Zalla
 
Romir Zalla është një aktor goxha i mirë dhe i jep ngjyrimet e duhura rolit.

Çfarë nuk më pëlqeu në film?

Skenari - Si shikuese, më duhet ta them me keqardhje se subjekti i filmit ishte goxha interesant, por ndodh shpesh që ekzekutimi nuk ishte në nivelin më të mirë, kjo, për shkak të problematikave me skenarin. Në disa pika, thjesht dukej sikur filmi ishte nxituar dhe shumë skena thjesht ndodheshin në film, pa pasur një shpjegim apo një funksion në subjekt.

Skenat - Po e marr hap pas hapi: Fillimisht, është një skenë e tejzgjatur në hyrje të filmit. Një çift të pasurish, Ana (Krist Lleshi) dhe Tani (Simon Shkreli) duan të blejnë një super apartament dhe bisedojnë me Astritin (Adem Karaga), ndërsa në sfond, Edoni, personazhi kryesor, është duke punuar. Papritur, ai thyen një xham dhe Astriti i bërtet dhe e kritikon. Këtu ndodh edhe “pika e thyerjes” dhe më pas, ky plan që zgjat pak si shumë, nuk lidhet me pjesën tjetër të skenave. Në planin tjetër gjejmë Edonin dhe çunat, Aldi (Akil Varfi), Eltoni (Tan Brahimi), Besniku (Mateo Curri) festojnë ditëlindjen e Edonit. Ata flasin për emigracionin dhe papritur, Aldi i thotë Edonit se njeh dikë që mund ta çojë emigrant në Kanada, sepse është super vend. Pra, ka një mungesë të theksuar tranzicioni nga skena në skenë.

Zhvillimi i karakterit - Një tjetër problematikë e filmit është karakteri i “Bossit”. Një tip ’99-ç’, i cili mund të jetë edhe koka e një rrjeti trafikimi të qenieve njerëzore dhe armëve, por nuk sillet aspak si i tillë. Afërmendsh, kreu i një bande të ketë të paktën një sekretar/e, por jo, ai merret personalisht me Edonin (dhe ndoshta me çdo klient tjetër). “Bossi” është një figurë e mistershme, e cila nuk ka asnjëfarë zhvillimi.

Ju tregoj përshtypjen time të sinqertë për filmin

“Bossi” i shpjegon Edonit se Vlerën e pret burri në Kanada dhe se “nëse nuk vetëpërmbahet” do të ketë rreziqe.

Kalojmë te Vlera dhe Edoni, të cilët rastësisht bëhen bashkë dhe kalojnë “peripecira” nëpër rrugëtimin e tyre. Ata kalojnë në aeroportin e Meksikës dhe në një moment, Vlera përjeton goxha ankth, i cili është i dukshëm për publikun, por ndoshta edhe për kontrollin. Problemi mes tyre, sipas meje, qëndron te fakti që nuk ka një zhvillim ndjesia e dashurisë. Domethënë, Vlera, qysh në fillim duket e tërhequr nga Edoni, i cili qëndron më stoik, pasi mbase i kujtohet premtimi i dhënë. Megjithatë, Vlera dhe Edoni puthen në Meksikë pa plan, çka sjell situata surreale.

Në film, parashtrohet edhe një tjetër skenë, ku Edoni detyrohet të paguajë një vlerë të madhe parash. Shoqëruesja e tij nuk kontribuon në shumën e caktuar dhe të gjithë do të mendonim se ata nuk kanë më para, por jo, dyshja bën xhiro me varkë, pi tequila për të harruar gjithë “aventurat” dhe Edoni s’para ia mban xhepi lekët, të cilat nuk e dimë nga i mori.

Të gjithë kanë zë për muzikë - Meqë ra fjala te tequila, del që edhe Vlera (njëtë si Luizi te “Në kuadër të dashurisë” dhe Elvana te “2 gisht mjaltë”). Vlera, tapë në tequila, merr mikrofonin dhe performon një këngë spanjisht, pavarësisht se s’e fliste shumë mirë. Skena ishte shumë e ngjashme me 2 filmat e sipërpërmendur dhe dukej fiks si një moment i përsëritur. Natyrshëm, pyeta veten nëse filmat shqiptarë konkurrojnë me njëri-tjetrin për performanca muzikore, ose bazohen dhe cungohen kaq shumë nga njëri-tjetri.

Dashuria e ndaluar, por pse? - Shyqyriu, një taksist që mban armë në kroskot dhe në brez, i përndjek sikur nuk ka punë tjetër dhe e ndalon Edonin që të puthet dhe të dashurohet me Vlerën. Askush nuk e di pse gjëja bëhet kaq serioze dhe pse dy burra, të cilët janë pjesë e një grupi mafioz, e kanë kaq problem që dy të rinj të dashurohen. Domethënë, shqetësimi i tyre është aq i madh, sa askush nuk e kupton pse po ndodh. Në pikën kulmore të filmit, Kristi, bashkëshorti i Vlerës, shfaqet në skenë, bashkë me Shyqyriun. Kristi thotë se “ata i kanë bërë diçka nënës së Edonit”, i cili shqetësohet shumë. Më tej, situata bëhet edhe më e ndërlikuar dhe Shyqyriu plagos Edonin. Këtu, pas asnjë zhvillim, del që në fakt, Vlera është një gazetare investigative e inflirtuar, e cila ka si mision që të demaskojë grupin e mafias. Kristi, bashkëshorti i saj virtual, gjithashtu. Në këtë skenë nuk kemi një zhvillim më të qartë të situatës dhe as sinjale që tregojnë se ndoshta Vlera po fsheh diçka.

Skena pa shpjegim - Cut. Plani bëhet i zi dhe Edoni kthehet në shtëpinë e shkatërruar, kur më pas, takohet me të ëmën, e cila është shëndoshë e mirë. Ju do pyesni se ç’ndodhi me të ëmën, por të njëjtën pyetje bëra edhe unë, megjithëse e pashë filmin me shumë vëmendje. Pra, nuk shpjegohet fare si skenë.

Një tjetër skenë ishte edhe ajo ku Vlera ishte e ftuar në emisionin e Arbana Osmanit (special guest në film) dhe shpjegoi arsyen pse kishte rrezikuar jetën për të bërë këtë investigim. Ajo i dha edhe një mesazh Edonit, por njëjtë si me pjesën e së ëmës, nuk e morëm vesh kurrë mesazhin.

Siç e thashë edhe më sipër, skenari ka ca boshllëqe, të cilat besoj se nuk janë menduar mirë ose thjesht janë lënë shabllon për arsye kohe (nuk dua ta mendoj eksperiencën si arsye). Skenat janë paksa të pakuptueshme dhe ndodhin gjëra të paparashikuara, por nuk të japin suspancë apo elementin e çudisë, por thjesht të bëjnë të mendosh: “Çfarë dreqin?!”.

Çfarë më pëlqeu në film?

Më pëlqyen planet dhe paleta – E kam thënë shpesh që në filmat shqiptarë, korrektimi i ngjyrave është një çështje ku duhet punuar më shumë. Në “Pasaporta”, pashë plane më të unifikuar dhe jo ndryshime drastike ngjyrash që të vrasin sytë.

Deri diku, më pëlqeu dialogu – Në disa raste dialogu rridhte në mënyrë të qartë, të këndshme dhe nuk i bënte skenat të sikletshme.

Kimia Edon – Vlera – Kaona Matoshi është një aktore goxha e mirë dhe Idri gjithashtu. Në disa skena, ata ma përcollën qartë sikletin, tërheqjen seksuale dhe kiminë mes tyre.

Disa gjëra personale – Mendoj se regjisori është mbështetur shumë te dashuria e tij me Arbana Osmanin, (e cila ishte edhe special guest në film). Për shembull një element interesant ishte ditëlindja e përbashkët e Edonit dhe Vlerës. Ata kishin lindur më 7 maj, njëjtë si Eduarti dhe Arbana.

Muzika – Muzika po ashtu përshtatej këndshëm me skenat dhe krijonte një simbiozë të lezetshme.

Kostumografia –  Në një film ka një rëndësi goxha të madhe dhe vura re se te filmi “Pasaporta” i ishte dhënë kjo rëndësi. Personazhet kishin një stil identifikues, të cilit i qëndronin gjatë gjithë kohës.

Në total, filmi 143-minutësh më la ndjesi shumë të përziera. Unë do e vlerësoj me 5/10 dhe si gjithnjë, ju inkurajoj të shihni sa më shumë filma shqiptarë. Siç inkurajoj edhe regjisorët, skenaristët e aktorët që kritikat të mos i marrin për ters, por të kuptojnë se janë qasje personale të shikuesit dhe pse jo, t’i marrin si një mënyrë për t’u përmirësuar. Më fal Eduart, e di që ke punuar shumë, por ka shumë vend për të bërë më mirë.

 - Ky artikull është një qëndrim personal, shkruar nga A. Shehu, redaktore kontribuese në Anabel Media.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

I'm telling you my honest impression of the movie "Passport"

Ju tregoj përshtypjen time të sinqertë për filmin

“Passport” is the newest film from director Eduart Grishaj and it seems to have been highly anticipated, at least from the buzz on social media. As I do with every Albanian film, I went to Cineplexx, saw it and, as rarely happens, considering many elements (budget, filming locations, shooting time), I had expectations. However, I can sadly say that my expectations were not met.

Ju tregoj përshtypjen time të sinqertë për filmin

Warning! Before you continue reading, this article contains spoilers!

“Passport” is based on true stories of Albanian immigrants who tried to illegally enter Canada for a better future. The film tells the story of Edon (Indri Shiroka) and Vlera (Kaona Matoshi), who are accidentally brought together by “Bossi” (Alfred Trebicka), who sends immigrants to Canada illegally. They will pretend to be a couple of tourists in order to become more trustworthy by the authorities. Vlera is married to Kristin (Jozef Shiroka), who is in Canada and she has only seen him in photos. During their journey, they fall in love with each other, but “Bossi” and Shyqyriu (Romir Zalla), a taxi driver and “Bossi’s” messenger, will do their best to prevent the two of them from committing “sins.”

Main characters:

Vlera – Kaona Matoshi
 
Vlera is an Albanian from Kosovo, who will go illegally to Canada. She coincidentally ends up together with Edon, from “Bossi”.
 
Edon – Indri Shiroka
 
Edon is a boy from Shkodra, who could not find a job in his profession in Albania and tries to emigrate for the umpteenth time, but this time to Canada.
 
Bossi – Alfred Trebicka
 
If there is one thing I want before I go to sleep, it is for Alfred Trebicka to read me a story. As a professional actor, Trebicka adapted well to the role, but again the problems of the script do not highlight his character.
 
Shyqyriu – Romir Zalla
 
Romir Zalla is a pretty good actor and gives the right colors to the role.

What didn't I like about the movie?

Screenplay - As a viewer, I have to say with regret that the subject of the film was quite interesting, but it often happens that the execution was not at the best level, this is due to problems with the script. At some points, it just seemed like the film was rushed and many scenes were simply in the film, without having an explanation or a function in the subject.

Skenat - Po e marr hap pas hapi: Fillimisht, është një skenë e tejzgjatur në hyrje të filmit. Një çift të pasurish, Ana (Krist Lleshi) dhe Tani (Simon Shkreli) duan të blejnë një super apartament dhe bisedojnë me Astritin (Adem Karaga), ndërsa në sfond, Edoni, personazhi kryesor, është duke punuar. Papritur, ai thyen një xham dhe Astriti i bërtet dhe e kritikon. Këtu ndodh edhe “pika e thyerjes” dhe më pas, ky plan që zgjat pak si shumë, nuk lidhet me pjesën tjetër të skenave. Në planin tjetër gjejmë Edonin dhe çunat, Aldi (Akil Varfi), Eltoni (Tan Brahimi), Besniku (Mateo Curri) festojnë ditëlindjen e Edonit. Ata flasin për emigracionin dhe papritur, Aldi i thotë Edonit se njeh dikë që mund ta çojë emigrant në Kanada, sepse është super vend. Pra, ka një mungesë të theksuar tranzicioni nga skena në skenë.

Zhvillimi i karakterit - Një tjetër problematikë e filmit është karakteri i “Bossit”. Një tip ’99-ç’, i cili mund të jetë edhe koka e një rrjeti trafikimi të qenieve njerëzore dhe armëve, por nuk sillet aspak si i tillë. Afërmendsh, kreu i një bande të ketë të paktën një sekretar/e, por jo, ai merret personalisht me Edonin (dhe ndoshta me çdo klient tjetër). “Bossi” është një figurë e mistershme, e cila nuk ka asnjëfarë zhvillimi.

Ju tregoj përshtypjen time të sinqertë për filmin

“Bossi” i shpjegon Edonit se Vlerën e pret burri në Kanada dhe se “nëse nuk vetëpërmbahet” do të ketë rreziqe.

Kalojmë te Vlera dhe Edoni, të cilët rastësisht bëhen bashkë dhe kalojnë “peripecira” nëpër rrugëtimin e tyre. Ata kalojnë në aeroportin e Meksikës dhe në një moment, Vlera përjeton goxha ankth, i cili është i dukshëm për publikun, por ndoshta edhe për kontrollin. Problemi mes tyre, sipas meje, qëndron te fakti që nuk ka një zhvillim ndjesia e dashurisë. Domethënë, Vlera, qysh në fillim duket e tërhequr nga Edoni, i cili qëndron më stoik, pasi mbase i kujtohet premtimi i dhënë. Megjithatë, Vlera dhe Edoni puthen në Meksikë pa plan, çka sjell situata surreale.

Në film, parashtrohet edhe një tjetër skenë, ku Edoni detyrohet të paguajë një vlerë të madhe parash. Shoqëruesja e tij nuk kontribuon në shumën e caktuar dhe të gjithë do të mendonim se ata nuk kanë më para, por jo, dyshja bën xhiro me varkë, pi tequila për të harruar gjithë “aventurat” dhe Edoni s’para ia mban xhepi lekët, të cilat nuk e dimë nga i mori.

Të gjithë kanë zë për muzikë - Meqë ra fjala te tequila, del që edhe Vlera (njëtë si Luizi te “Në kuadër të dashurisë” dhe Elvana te “2 gisht mjaltë”). Vlera, tapë në tequila, merr mikrofonin dhe performon një këngë spanjisht, pavarësisht se s’e fliste shumë mirë. Skena ishte shumë e ngjashme me 2 filmat e sipërpërmendur dhe dukej fiks si një moment i përsëritur. Natyrshëm, pyeta veten nëse filmat shqiptarë konkurrojnë me njëri-tjetrin për performanca muzikore, ose bazohen dhe cungohen kaq shumë nga njëri-tjetri.

Dashuria e ndaluar, por pse? - Shyqyriu, një taksist që mban armë në kroskot dhe në brez, i përndjek sikur nuk ka punë tjetër dhe e ndalon Edonin që të puthet dhe të dashurohet me Vlerën. Askush nuk e di pse gjëja bëhet kaq serioze dhe pse dy burra, të cilët janë pjesë e një grupi mafioz, e kanë kaq problem që dy të rinj të dashurohen. Domethënë, shqetësimi i tyre është aq i madh, sa askush nuk e kupton pse po ndodh. Në pikën kulmore të filmit, Kristi, bashkëshorti i Vlerës, shfaqet në skenë, bashkë me Shyqyriun. Kristi thotë se “ata i kanë bërë diçka nënës së Edonit”, i cili shqetësohet shumë. Më tej, situata bëhet edhe më e ndërlikuar dhe Shyqyriu plagos Edonin. Këtu, pas asnjë zhvillim, del që në fakt, Vlera është një gazetare investigative e inflirtuar, e cila ka si mision që të demaskojë grupin e mafias. Kristi, bashkëshorti i saj virtual, gjithashtu. Në këtë skenë nuk kemi një zhvillim më të qartë të situatës dhe as sinjale që tregojnë se ndoshta Vlera po fsheh diçka.

Ju tregoj përshtypjen time të sinqertë për filmin

Skena pa shpjegim - Cut. Plani bëhet i zi dhe Edoni kthehet në shtëpinë e shkatërruar, kur më pas, takohet me të ëmën, e cila është shëndoshë e mirë. Ju do pyesni se ç’ndodhi me të ëmën, por të njëjtën pyetje bëra edhe unë, megjithëse e pashë filmin me shumë vëmendje. Pra, nuk shpjegohet fare si skenë.

Një tjetër skenë ishte edhe ajo ku Vlera ishte e ftuar në emisionin e Arbana Osmanit (special guest në film) dhe shpjegoi arsyen pse kishte rrezikuar jetën për të bërë këtë investigim. Ajo i dha edhe një mesazh Edonit, por njëjtë si me pjesën e së ëmës, nuk e morëm vesh kurrë mesazhin.

Siç e thashë edhe më sipër, skenari ka ca boshllëqe, të cilat besoj se nuk janë menduar mirë ose thjesht janë lënë shabllon për arsye kohe (nuk dua ta mendoj eksperiencën si arsye). Skenat janë paksa të pakuptueshme dhe ndodhin gjëra të paparashikuara, por nuk të japin suspancë apo elementin e çudisë, por thjesht të bëjnë të mendosh: “Çfarë dreqin?!”.

Çfarë më pëlqeu në film?

Më pëlqyen planet dhe paleta – E kam thënë shpesh që në filmat shqiptarë, korrektimi i ngjyrave është një çështje ku duhet punuar më shumë. Në “Pasaporta”, pashë plane më të unifikuar dhe jo ndryshime drastike ngjyrash që të vrasin sytë.

Deri diku, më pëlqeu dialogu – Në disa raste dialogu rridhte në mënyrë të qartë, të këndshme dhe nuk i bënte skenat të sikletshme.

Kimia Edon – Vlera – Kaona Matoshi është një aktore goxha e mirë dhe Idri gjithashtu. Në disa skena, ata ma përcollën qartë sikletin, tërheqjen seksuale dhe kiminë mes tyre.

Ju tregoj përshtypjen time të sinqertë për filmin

Disa gjëra personale – Mendoj se regjisori është mbështetur shumë te dashuria e tij me Arbana Osmanin, (e cila ishte edhe special guest në film). Për shembull një element interesant ishte ditëlindja e përbashkët e Edonit dhe Vlerës. Ata kishin lindur më 7 maj, njëjtë si Eduarti dhe Arbana.

Music – The music also fit nicely with the scenes and created a delightful symbiosis.

Costume design – In a film, it has a very big importance and I noticed that in the film “Passport” this importance was given. The characters had an identifying style, which they stuck to throughout.

In total, the 143-minute film left me with very mixed feelings. I will rate it 5/10 and as always, I encourage you to see as many Albanian films as possible. As I encourage directors, screenwriters and actors not to take criticism as a negative, but to understand that it is the viewer's personal approach and why not, take it as a way to improve. Sorry Eduart, I know you worked hard, but there is a lot of room to do better.

 - This article is a personal opinion, written by A. Shehu, contributing editor at Anabel Media.

Copyright Anabel.al / Reprinting without permission of the editorial staff is prohibited.