Metropolitan

Padia e Baldoni kundër Blake Lively: “Përdori emrin e Taylor Swift për të më kërcënuar”

Padia e Baldoni kundër Blake Lively: “Përdori emrin e Taylor

Nëntë muaj pasi Blake Lively ngriti një padi kundër Justin Baldonit për shpifje dhe ngacmim seksual, aktori dhe regjisori po përgjigjet me një tjetër padi, duke kërkuar 400 milionë dollarë dëmshpërblim.

Padia, e depozituar të enjten, 16 janar, në Gjykatën e Qarkut Jugor të Nju Jorkut nga avokatët e Baldonit, përfshin gjithashtu Blake Lively dhe përfaqësuesin e marrëdhënieve publike të bashkëshortit të saj Ryan Reynolds, Leslie Sloan dhe kompaninë e saj “Vision PR, Inc”.

Justin Baldoni i ka paditur Lively-Reynolds dhe avokatin e tyre për shpifje dhe shkelje të marrëveshjes së nënkuptuar të mirëbesimit.

“Kjo padi bazohet në një grup dërrmues provash që dokumentojnë përpjekjen e Blake Lively dhe ekipit të saj për të shkatërruar Justin Baldonin, ekipin e tij dhe kompanitë e tyre duke përhapur informacione të pabazuara në media. Ne do të ofrojmë të gjitha mesazhet, emailet, videot dhe provat e tjera të shkëmbyera ndërmjet të përfshirëve. Blake Lively ose u mashtrua nga ekipi i saj, ose me qëllim dhe me vetëdije shtrembëroi të vërtetën.

Të mos harrojmë se znj. Lively dhe ekipi i saj u përpoqën të shkatërronin jetë për arsye egoiste, përmes manipulimeve të rrezikshme mediatike, para se të merrej ndonjë veprim ligjor. Ne e dimë të vërtetën, dhe tani e di edhe publiku. Justin dhe ekipi i tij nuk kanë asgjë për të fshehur, dokumentet nuk gënjejnë”, thuhet në padinë e ngritur nga avokati i Baldonit, Bryan Friedman.

Mesazhet me Blake Lively dhe “dragoi” Taylor Swift

Kjo sagë ligjore ka nxjerrë në pah edhe emrin e yllit të muzikës, Taylor Swift.        Padia e Baldoni përfshin mesazhe me tekst midis Lively dhe Baldonit, në të cilat Lively duket se i referohet Swift-it si "një nga dragonjtë e saj", ndërsa e krahason veten me nënën e dragonjve të “Game of Thrones”, Khaleesi.

Swift nuk përmendet si e pandehur dhe as nuk përmendet me emrin e plotë në dosje përtej referencës së "Taylor" në një mesazh me tekst që Baldoni i dërgoi Lively. Megjithatë, ajo përmendet disa herë kur diskutohet për një tekst që Blake Lively e ka rishikuar në lidhje me filmin që ajo luajti me Justin Baldonin, “It Ends With Us”.

Ndryshimi i skenarit dhe pretendimet për kërcënime indirekte

Sipas padisë, Lively dyshohet se kërkoi të ndryshonte skenën vendimtare të filmit, ku personazhi i saj, Lily Bloom takohet me Ryle Kincaid, të luajtur nga Baldoni. Aktori pretendon se në një moment Lively e ftoi atë në apartamentin e saj në Nju Jork, ku u përshëndet nga bashkëshorti i Lively, Ryan Reynolds, i cili "filloi të lavdëronte me entuziazëm" vizionin e gruas së tij.

Më pas ai shkruan në padi se “orë më vonë, ndërsa takimi po mbyllej, një mik i famshëm dhe shumë i ngushtë i Reynolds dhe Lively, hyri në dhomë dhe në mënyrë të ngjashme filloi të lavdëronte skenarin e Lively-t. Baldoni mori sinjalin: ai duhej të pajtohej me versionin e Lively për skenarin."

Përmendja e Taylor Swift nga aktorja

Sipas padisë, aktorja i referohet Reynolds dhe një personi tjetër, ndoshta Taylor Swift, si "titanë absolut të shkrimit, unë jam kaq me fat që i kam si barometra krijues".

Më pas Lively e mbyll përgjigjen e saj të gjatë në një mesazh, duke e krahasuar veten me personazhin e Emilia Clarke në “Game of Thrones”, duke shkruar: 

“Nëse ndonjëherë arrin të shikosh Game of Thrones, do të kuptosh se unë dukem si Khaleesi, dhe si ajo, ndodh që të kem dragonj. Mirë apo keq, por zakonisht mirë. Sepse dragonjtë e mi më mbrojnë mua dhe ata për të cilët luftoj. Pra, ne të gjithë përfitojmë vërtet nga këto përbindëshat e mia të bukur. Do të përfitoni gjithashtu, ju premtoj.”

Padia pretendon se ky mesazh “nuk mund të ishte më i qartë. Baldoni nuk kishte të bënte me Lively. Ai gjithashtu duhej të merrej me 'dragonjtë' e Lively-t, dy nga personazhet e famshëm më me ndikim dhe më të pasur në botë, të cilët nuk kishin frikë t'i bënin gjërat shumë të vështira për të."

Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Baldoni's lawsuit against Blake Lively: "She used Taylor Swift's name to threaten me"

Padia e Baldoni kundër Blake Lively: “Përdori emrin e Taylor

Nine months after Blake Lively filed a lawsuit against Justin Baldoni for defamation and sexual harassment, the actor and director is responding with another lawsuit, seeking $400 million in damages.

The lawsuit, filed Thursday, January 16, in the Southern District of New York Court by Baldoni's lawyers, also includes Blake Lively and her husband Ryan Reynolds' public relations representative, Leslie Sloan, and her company "Vision PR, Inc."

Justin Baldoni has sued Lively-Reynolds and their lawyer for defamation and breach of implied fiduciary duty.

“This lawsuit is based on an overwhelming body of evidence documenting Blake Lively and her team’s attempt to destroy Justin Baldoni, his team, and their companies by spreading unfounded information in the media. We will provide all of the messages, emails, videos, and other evidence exchanged between those involved. Blake Lively was either misled by her team, or intentionally and knowingly distorted the truth.

"Let's not forget that Ms. Lively and her team tried to destroy lives for selfish reasons, through dangerous media manipulation, before any legal action was taken. We know the truth, and now the public knows it too. Justin and his team have nothing to hide, the documents do not lie," the lawsuit filed by Baldoni's attorney, Bryan Friedman, states.

Messages with Blake Lively and "dragon" Taylor Swift

The legal saga has also brought the name of music star Taylor Swift into the spotlight. Baldoni's lawsuit includes text messages between Lively and Baldoni, in which Lively appears to refer to Swift as "one of her dragons," while comparing herself to the "Game of Thrones" mother of dragons, Khaleesi.

Swift is not named as a defendant or mentioned by full name in the filing beyond a reference to "Taylor" in a text message Baldoni sent to Lively. However, she is mentioned several times when discussing a text that Blake Lively reviewed regarding the film she starred in with Justin Baldoni, "It Ends With Us."

Changing the scenario and allegations of indirect threats

According to the lawsuit, Lively allegedly asked to change the film's pivotal scene, where her character, Lily Bloom, meets Ryle Kincaid, played by Baldoni. The actor claims that at one point Lively invited him to her New York apartment, where he was greeted by Lively's husband, Ryan Reynolds, who "began to rave" about his wife's vision.

He then writes in the lawsuit that "hours later, as the meeting was winding down, a famous and very close friend of Reynolds and Lively entered the room and similarly began praising Lively's script. Baldoni got the signal: he had to agree with Lively's version of the script."

The actress's mention of Taylor Swift

According to the lawsuit, the actress refers to Reynolds and another person, possibly Taylor Swift, as "absolute writing titans, I'm so lucky to have them as creative barometers."

Lively then concludes her lengthy response with a message, comparing herself to Emilia Clarke's character in "Game of Thrones," writing: 

“If you ever catch up on Game of Thrones, you’ll realize that I look like Khaleesi, and like her, I happen to have dragons. For better or worse, but usually for the better. Because my dragons protect me and those I fight for. So we all really benefit from these beautiful monsters of mine. You will too, I promise.”

The lawsuit claims that this message "couldn't be clearer. Baldoni wasn't dealing with Lively. He also had to deal with Lively's 'dragons,' two of the most influential and wealthy celebrities in the world who weren't afraid to make things very difficult for him."

Suggested articles: