
Artjola Toska ka reaguar pas lajmeve të shumta se është shtatzënë në moshën 51-vjeçare. Këngëtarja e muzikës popullore, përmes një postimi në Instagram, ka bërë me dije se lajmet janë të pavërteta dhe se nuk është në pritje të ëmbël.
“Të dashur miq! Lajmet që po qarkullojnë këto ditë nëpër portale rreth meje janë tërerësisht të rreme”, u shpreh Artjola.
Më tej, këngëtarja tha:
“Dua t’u kërkoj portaleve dhe atyre që qëndrojnë pas se shpifja përbën vepër penale!”.

Lajmi i pabazë nuk dihet nga nisi, por qarkulloi shpejt nëpër internet, megjithatë, mesa duket paska qenë i rremë. Artjola prej vitesh është e martuar me bashkëshortin e saj, Adin, të cilin e ka mbajtur larg vëmendjes së publikut.