Showbiz

Kur dhe pse do të hiqen filtrat e bukurisë nga Instagrami

Kur dhe pse do të hiqen filtrat e bukurisë nga Instagrami

Një ndryshim i madh do të vijë gjatë janarit në “Instagram” dhe platformat e mediave sociale. Nga data 14 janar, aplikacioni i njohur do të heqë filtrat e bukurisë.

Saktësisht, “Meta Sparks”, platforma që përdorej për të krijuar filtrat e bukurisë në “Instagram”, do të mbyllet.

“Meta Spark”, e themeluar në vitin 2017, ishte krijuar për t’u ofruar përdoruesve një platformë për përdorimin efekteve të ndryshme, siç janë filtrat popullore që ka mundësi të keni parë në ‘feed’-in tuaj.

Pavarësisht nëse po zbukuroni një ‘selfie’ ose përdorni një filtër viral që duket se po provohet nga të gjithë, mundësitë janë që ai është krijuar përmes “Meta Spark”.

Megjithatë, nga data 14 janar, kjo platformë do të mbyllet.

Deklarata e kompanisë

“Pasi kemi bërë një vlerësim të thelluar, kemi vendosur të mbyllim platformën e mjeteve dhe përmbajtjeve të palëve të treta të Meta Spark, me efekt nga e marta, 14 janar 2025”, njoftoi kompania.

“Jemi thellësisht mirënjohës ndaj komunitetit të krijuesve, bizneseve dhe palëve të tjera të interesuara që morën pjesë në udhëtimin e Meta Spark”, vazhdon deklarata.

Po ashtu, në deklaratë theksohet se askush nuk e besonte se përdorimi i filtrave do të kthehej në një “varësi”.

“Kur e lançuam për herë të parë këtë platformë shtatë vjet më parë, përdorimi i filtrave ishte diçka krejtësisht e panjohur për shumicën e konsumatorëve. Që atëherë, imagjinata, inovacioni dhe kreativiteti i komunitetit të krijuesve AR ka ndihmuar në zgjerimin e përhapjes së filtrave në qindra miliona njerëz në të gjitha platformat e Meta.”

Rezervat për marrjen e këtij vendimi

Pavarësisht se ky vendim është një hap i rëndësishëm, disa janë skeptikë sepse “Meta” ka tërhequr vendime të ngjashme për fshirjen e filtrave në të kaluarën. Në vitin 2019, kompania njoftoi planet për të hequr “të gjitha efektet që lidhen me kirurgjinë plastike nga galeria e efekteve të Instagram” dhe për të shtyrë “miratimin e efekteve të reja që lidhen me kirurgjinë plastike deri në një njoftim të mëvonshëm”.

Megjithatë, CEO i Meta-s, Mark Zuckerberg, vendosi që këta filtra të mbeten në dispozicion.

Nga ana tjetër, shumë mendojnë se ky hap është një shenjë e risive që do të shfaqen në platformat në muajt që vijnë, ndërkohë që besohet se lëvizja është e lidhur me standardet e pashëndetshme që promovojnë filtrat e bukurisë.

Artikuj të sugjeruar:



 

REELS

Imagjino sikur kopshti yt të dukej gjithmonë perfekt, pa më të voglin mundim. E po, falë robotit EZVIZ RM600 kjo bëhet realitet: pjerrësitë dhe shiu nuk e ndalin, gjithçka e kontrollon nga telefoni dhe as që do të të bezdisë me zhurma teksa punon! Përse të lodhesh kur rezultati është i garantuar? Lërja në dorë teknologjisë.

Nëse shikoni “tym” në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, nuk është zjarr! Banorët e “Big Brother VIP Albania” kanë zgjedhur Geek Bar.💨🔥 #geekbaralbania #evapifyalbania

Se shpejti në Broadway/ New York dhe West End/ Londër.

Shume bukur duket Kiara. Po te ishe te sedilja mbrapa, sa bukur do ndiheshe?

Në akullin e Lojërat Olimpike Dimërore 2026 në Milano Cortina, Laurence Fournier Beaudry (me origjinë kanadeze, që garon për Francën) dhe Guillaume Cizeron dhuruan një moment që të lë pa frymë. Publiku u ngrit në këmbë, rrjetet shpërthyen dhe ata e mbyllën garën me 🥇 medaljen e artë në ice dance. Elegancë, teknikë dhe një kimi

Shawn Mendes në Karnavalet e Brazilit me aktoren braziliane Bruna Marquezine, është Valentine Mood

Angelina Jolie dhe aktori francez Louis Garrel promovuan ne France filmin “Couture”, ku Jolie luan rolin e nje regjisoreje amerikane qe shkon ne Paris Fashion Week.

Bebe Rexha rockin’ it me the visual album “Dirty Blonde” Fillimi ne shqip! 🇦🇱🇦🇱

Grimieri i famshem me origjinë shqiptare Mario Dedivanovic dhe grimierja Foinika Kay, lip-sync nje moment viral nga Big Brother Vip Kosova 4

Ilia Malinin fitoi medaljen e arte ne garen individuale te meshkujve ne patinazh artistik ne kuader te Winter Olympics 2026 qe po zhvillohen ne Itali. Patinatori amerikan realizoi nje paraqitje te forte si ne programin e shkurter ashtu edhe ne programin e lire duke siguruar pike te larta nga juria. Malinin realizoi me sukses edhe elementin teknik Quad Axel ne programin e lire duke u bere nje nga sportistet e rralle qe e ekzekuton kete hedhje ne nje skene olimpike. Me totalin e pikeve ai u rendit i pari ne klasifikim duke lene pas konkurrentet kryesore nga Japonia dhe Evropa. Me kete fitore Malinin konfirmon statusin e tij si nje nga patinatoret me te mire te brezit te tij dhe forcon pozitat e Shteteve te Bashkuara ne patinazhin artistik ne nivel boteror.