Fashion & Beauty

Veshjet tona të preferuara për dimrin janë me deri në 60% ulje në Fashion&Friends, Replay dhe online

Veshjet tona të preferuara për dimrin janë me deri në 60%

Dimri është koha e duhur për të rinovuar garderobën tuaj dhe është akoma më ideal kur mund ta bëni me çmime të zbritura deri në 60%.

Duke filluar nga dita e sotme, 9 janar, dyqanet Fashion&Friends dhe Replay në qendrën tregtare TEG, si edhe dyqani online fashionandfriends.com kanë një ofertë fantastike me zbritje deri në 60% në koleksionin Vjeshtë/Dimër 2024. Përfitoni nga kjo mundësi për të marrë artikuj që do të vishni për vite me radhë me çmime të pabesueshme!

Veshjet tona të preferuara për dimrin janë me deri në 60%

Në foto: Xhinse Replay; Xhaketë Liu Jo; Çantë Replay; Çizme Timberland; Golf Guess.

Nëse nuk keni ide se çfarë të blini, ne ju sugjerojmë 5 artikut më të kërkuar për meshkuj dhe femra që kemi përzgjedhur, të cilat përfshijnë artikuj që duhet ti keni me patjetër, për stilin e çdo dite si dhe për aventurat dimërore, duke kombinuar komoditetin, elegancën dhe prakticitetin në të njëjtën kohë.

Veshjet tona të preferuara për dimrin janë me deri në 60%

Në foto: Pantallona Timberland; Çizme Camper; Xhaketë Lyle&Scott; Kapuç Guess; Bluzë me kapuç Superdry.

Mos e humbisni këtë aventurë të blerjeve dimërore, sepse ju presin ulje fantastike si në dyqanet Fashion&Friends dhe Replay në qendrën tregtare TEG, ashtu edhe në dyqanin online fashionandfriends.com.
Plotësojini dëshirat vetes me artikuj të rinj sepse të preferuarat e dimrit nuk kanë qenë kurrë më ekonomike!

REELS

Shume bukur duket Kiara. Po te ishe te sedilja mbrapa, sa bukur do ndiheshe?

Në akullin e Lojërat Olimpike Dimërore 2026 në Milano Cortina, Laurence Fournier Beaudry (me origjinë kanadeze, që garon për Francën) dhe Guillaume Cizeron dhuruan një moment që të lë pa frymë. Publiku u ngrit në këmbë, rrjetet shpërthyen dhe ata e mbyllën garën me 🥇 medaljen e artë në ice dance. Elegancë, teknikë dhe një kimi

Shawn Mendes në Karnavalet e Brazilit me aktoren braziliane Bruna Marquezine, është Valentine Mood

Angelina Jolie dhe aktori francez Louis Garrel promovuan ne France filmin “Couture”, ku Jolie luan rolin e nje regjisoreje amerikane qe shkon ne Paris Fashion Week.

Bebe Rexha rockin’ it me the visual album “Dirty Blonde” Fillimi ne shqip! 🇦🇱🇦🇱

Grimieri i famshem me origjinë shqiptare Mario Dedivanovic dhe grimierja Foinika Kay, lip-sync nje moment viral nga Big Brother Vip Kosova 4

Ilia Malinin fitoi medaljen e arte ne garen individuale te meshkujve ne patinazh artistik ne kuader te Winter Olympics 2026 qe po zhvillohen ne Itali. Patinatori amerikan realizoi nje paraqitje te forte si ne programin e shkurter ashtu edhe ne programin e lire duke siguruar pike te larta nga juria. Malinin realizoi me sukses edhe elementin teknik Quad Axel ne programin e lire duke u bere nje nga sportistet e rralle qe e ekzekuton kete hedhje ne nje skene olimpike. Me totalin e pikeve ai u rendit i pari ne klasifikim duke lene pas konkurrentet kryesore nga Japonia dhe Evropa. Me kete fitore Malinin konfirmon statusin e tij si nje nga patinatoret me te mire te brezit te tij dhe forcon pozitat e Shteteve te Bashkuara ne patinazhin artistik ne nivel boteror.

Oh sa me ka pelqyer ky seriali. Fiksimmm RIP Dawson

Tourism Fair Albania 2026 u rikthye në Tiranë më datat 11–12 shkurt në Pallatin e Kongreseve, duke bashkuar profesionistët e turizmit nga mbi 18 vende të botës! Edicioni i 4-t sjell takime mes bizneseve të turizmit, diskutime me ekspertë dhe mundësi të vërteta bashkëpunimi. Panairi më i madh i turizmit në Shqipëri është i hapur edhe për publikun: dy ditë networking, ide dhe eksperienca që e vendosin Shqipërinë në hartën ndërkombëtare të turizmit.🗺️✨

Dhe vizualisht eshte ceremonia me e bukur e cdo Big Brother, duke nisur nga cifti, celebruesi (Londrimi 😍) , dekori dhe te te gjithe te ftuarit te veshur me Valdrin Sahiti