Stafi i “Top Channel” duket se e kishte pritur Gjestin pas derës së “Big Brother VIP Kosova”, menjëherë pas eliminimit ai u shfaq në spektaklin e mbrëmshëm në formatin e njëjtë, por në Shqipëri.
Gjesti ishte një ndër konkurrentët pretendentë për të fituar “BBVK”, por pas një nominimi përballë rivalit të tij, Drilonit, publiku e eliminoi. Megjithatë, fansat e tij, të shumtë në numër, u revoltuan me daljen e tij dhe duket se “BBVA” shfrytëzoi rastin për të tërhequr mbështetësit e revoltuar drejt formatit të tyre.
Situata e krijuar nuk kaloi pa një “thumb” nga autorja e “Big Brother VIP” në Kosovë, Olsa Muhameti, dikur një bashkëpunëtore e ngushtë e logos “Top Channel”.
“Duke pushuar disa orë sot se ta mendosh po mbaj dy Big Brother, jo vetëm një. Uh, sfilitëse!”, shkruan ajo në një postim në “Instastory”.
Nga ana tjetër, Gjesti duket se është futur “fuqishëm” në lojë, duke krijuar situata në “BBVA”.
View this post on Instagram
Artikuj të sugjeruar: