Festat kanë mbaruar, viti 2024 iku dhe së bashku me të edhe tendenca e thonjve me ngjyra që “bërtasin” për vëmendje. Ndërsa mendoni se cila do të jetë nuanca e radhës e thonjve tuaj, në kërkim për t’iu rikthyer natyrales pas shumë xixash e dekoresh, ne kemi disa sugjerime. Nuk mund të jetë kurrë një zgjedhje e gabuar, ndaj sugjerimet tona do të jenë variacione të “french nails”/thonjë francezë.
Nëse do të na duhej të zgjidhnim trendin tonë më të preferuar të bukurisë për vitin e kaluar, në mesin e 3 më të mirëve do të ishte patjetër një version i manikyrit francez. Ky art i thonjve ka luajtur një rol të rëndësishëm në zgjedhjet tona vitet e fundit me variacione të panumërta dhe jashtëzakonisht kreative. Gjithçka që duhet të bëni për ta zbuluar është të hapni Instagramin, Tik Tok ose Pinterest dhe të frymëzoheni nga fotot e panumërta të manikyrëve francezë në ngjyra, dizajne dhe forma të ndryshme.
Por, ne kemi zgjedhur tre manikyrët francezë më argëtues dhe të veçantë, të cilët shpresojmë t'ju frymëzojnë dhe të jenë zgjedhja juaj e radhës për thonjtë.
Maja e dyfishtë
Një nga variacionet më unike të manikyrit francez është ajo e një vije të dyfishtë në majë të thoit. Linjat mund të prekin njëra-tjetrën ose të kenë një distancë ndërmjet tyre.
View this post on Instagram
View this post on Instagram
Linja e kundërt
Në këtë rast, linja tradicionale franceze, që në kushte normale është në majë të thoit, ndodhet në bazë dhe mund të ketë një ngjyrë të ndezur ose të bardhën klasike.
View this post on Instagram
View this post on Instagram
Natyrale, por me shkëlqim
Opsioni më i përshtatshëm për të mbajtur një pjesë të shkëlqimit të festave është ky model, një kombinim mes natyrales dhe shkëlqimit.
View this post on Instagram
View this post on Instagram