Tom Holland dhe Zendaya janë zyrtarisht të fejuar! Lajmi u konfirmua më 6 janar, pasi Zendaya u shfaq në tapetin e kuq të Golden Globes me një unazë diamanti të shkëlqyeshme në dorën e majtë. Sipas raportimeve, unaza ka një vlerë që i ka kushtuar Tom-it shifra me gjashtë zero.
Burime pranë çiftit tregojnë se Zendaya nuk e kishte aspak idenë që Tom planifikonte t’i propozonte. “Ata kanë diskutuar martesën gjatë viteve, por Zendaya nuk kishte asnjë ide për planet e Tom-it,” tha një burim për Page Six. “Të dy e vlerësojnë shumë privatësinë, ndaj propozimi ishte diçka që Tom donte ta mbante të fshehtë.”
Familjet e të dyve janë tepër të lumtura për lajmin. Thuhet se në veçanti, nëna dhe motrat e Zendaya-s mezi presin të ndihmojnë me planet për dasmën. Megjithatë, për momentin nuk ka ende një datë apo plane konkrete për ceremoninë. Çifti është ende duke festuar këtë moment të veçantë.
Sipas TMZ, Tom kishte kërkuar lejen e babait të Zendaya-s, Kazembe Ajamu Coleman, muaj më parë, një hap që ishte shumë i rëndësishëm për të. “Tom është tradicional dhe e ndjeu të domosdoshme të siguronte bekimin e Kazembe-s përpara se të propozonte.”
Zendaya dhe Tom kanë qenë të lidhur që prej vitit 2016, kur nisën xhirimet e filmit Spider-Man. Në fillim të vitit 2017, një burim kishte treguar për People se “ata nisën të takoheshin gjatë xhirimeve dhe kanë qenë tepër të kujdesshëm për ta mbajtur marrëdhënien private. Gjithashtu, kanë kaluar pushime së bashku dhe përpiqen të kalojnë sa më shumë kohë me njëri-tjetrin.”
Pas kaq shumë vitesh lidhjeje dhe një dashurie të ndërtuar larg syve të publikut, duket se çifti ka hyrë në një fazë të re dhe emocionuese të marrëdhënies së tyre.
Artikuj të sugjeruar: