Marredhenie

6 gjëra të lezetshme që mund t’i thuash të  dashurës tënde për ta bërë ditën e saj më të bukur

Shkruar nga Anabel

7 Janar 2025

6 gjëra të lezetshme që mund t’i thuash të 

Po kërkon një mënyrë të shpejtë dhe të lehtë për të ndryshuar ditën e të dashurës tënde? Lajm i mirë: Ndoshta nuk duhet të mundohesh shumë! Me shumë mundësi, gjërat e ëmbla për t'i thënë të dashurës tënde mund të jenë të shumta, veçanërisht nëse ajo është adhuruese e fjalëve të ëmbla. Dhe nëse ajo ka kaluar një ditë të keqe, një kujtesë e ëmbël se ajo është shumë e rëndësishme për ty mund t'i japë asaj motivimin që i nevojitet.

Por ndoshta ti nuk je një person që shprehesh shumë me fjalë dhe kjo është në rregull! Nuk është gjithmonë e lehtë t'i shprehësh dikujt atë që ndjen, veçanërisht kur ato ndjenja janë të mëdha ose vërtet të veçanta për ty.

Kjo është arsyeja pse ne kemi përzgjedhur disa fraza të ëmbla, citate, komplimente që mund të të hyjnë në punë.

1. “Mban erë shumë të mirë”

Të dashurës tënde me siguri do t'i pëlqejë të dijë se ti po i kushton vëmendje detajeve të vogla, si p.sh. sa erë të mirë mbajnë flokët e saj.

2. “Je e dashura dhe shoqja ime më e mirë”

Arritja e statusit “e dashur+shoqe” është pak a shumë qëllimi kryesor për një lidhje të suksesshme në çift, kështu që tregoji të dashurës tënde se e do dhe gjithashtu e pëlqen shumë.

3. “Kam menduar të të kem pranë vetes gjatë gjithë javës” 

Për t’ia bërë më të qartë se nuk mund ta heqësh nga mendja dhe mezi pret të jesh pranë saj.

4. "Ti më jep kontraktime të parakohshme ventrikulare." 

Për të cituar të mrekullueshmen Natalie Portman në “No Strings Attached”, kjo do të thotë që e dashura jote e bën zemrën tënde të rrahë më shpejt. E lezetshme apo jo?

5. “Prania jote më bën të lumtur” 

Nëse e dashura jote ndihet keq pas një dite të gjatë, tregoji se marrëdhënia juaj është e shëndetshme dhe e forte për të mbajtur moralin e saj lart.

6. “Çfarë do për darkë? Do porosis për të dy ne”

 Përsëri, veprimet flasin më shumë se fjalët, dhe heqja e një barre si përgatitja e darkës, do ta lehtësonte shumë të dashurën tënde, na beso. :)

Artikuj të sugjeruar: