TV Mania

Nga Bibla e ‘Big Brother’: Si të njohim strategjitë e banorëve

Shkruar nga Anabel

7 Janar 2025

Nga Bibla e ‘Big Brother’: Si të njohim strategjitë e

Për ata që janë skandalizuar nga dramat, konfliktet (Gerta dhe Livia, Valbona dhe Arsida, Xumi dhe Gerta, Rozana dhe Gerta etj.) apo strategjitë e zbuluara të lojës (Olsi së fundmi) së lojtarëve të këtij edicioni, kemi një lajm: asgjë s’është ashtu siç duket.

Mbase disa prej jush s’kishit lindur akoma, kur ky format TV nisi të prodhohej në 1997-ën e largët, në Holandë. Por në 27 vitet e fundit, banorët e shtëpisë më të vëzhguar në botë, luajnë sipas disa rregullash të planifikuara, sipas planit të një eksperimenti social dhe nën skenarët gjeneralistë të autorëve.

Kështu që, rehatohuni dhe vini shpirtin në paqe: askush s’është ai që shfaqet dhe asnjë dramë nuk është e paqëllimtë. Është një LOJË dhe lojtarët e zgjuar E DINË dhe e luajnë SIPAS RREGULLAVE TË LOJËS, duke personalizuar çdo “urdhër” të Vëllait të Madh.

Sipas formatit klasik që duhet t’i përmbahet çdo produksion, çdo personazh duhet të përputhet me konturet e profileve të mëposhtme:

Lideri/ja

Lojtar/ja/i që nxit akorde të hapura ose sekrete, për të përdorur fuqinë që të kontrollojë ngjarjet në shtëpi. Zakonisht mund të vihen re manovra kompetitive ose strategjike, për të fuqizuar dhe lojtarë të tjerë, në rast rënie nga froni të liderit. Në këtë edicion, me këtë profil mund të identifikojmë Rozanën, Olsin etj.

Mbështetës/i/a - The Coaster

Zakonisht është lojtari me efekt jo shumë të fortë, që i bashkangjitet një lojtari të fortë për të arritur në fund të lojës. Të quajtur ndryshe: aleatët, nuk kanë një strategji të mirëfilltë, por identifikohen si mbajtës së lojës së dikujt, pasivisht. Në këtë edicion, me këtë profil mund të identifikojmë për shembull Livian, Eglin, Valbonën.

Bashkëpunëtor/ja/i – The Collaborator

Strategjia e bashkëpunëtores/it, është t’i bashkohet një aleance, për të shkuar sa më larg në kohë. Objektivi i tij/saj është që të mbajë të paprekur aleancën, pa u shfaqur si rrezik për lider/en/in.

Notues/ja/i - The Floater

Ky profil identifikohet me teknikën e “shko nga të çon era”. Rri diku në mes dhe zgjedh tek cila anë të peshojë, derisa të dalë në fund të lojës. Në këtë edicion, me këtë profil mund të identifikojmë Klajdin, Loredanën etj.

Lojtar/ja/i - The Gamer

Kush përdor këtë strategji, e prezanton veten si “i devotshmi i lojës”. Ajo/ai që merr tagrin e vlerësimit të performancës së lojtarëve të tjerë; që kush nuk po luan lojën në lartësinë e duhur, duhet të ikë. Strategjia e këtij profili është me hope mes agresive apo selektive. Në këtë edicion, me këtë profil mund të identifikojmë Amberin, Gertën, Laertin gjithashtu.

Gojëmadh/ja/i - The Loudmouth

Në një dialekt shqiptar, do njihej dhe si “telendar/ja/i”. Strategjia e këtij profili fokusohet tek fuqia e zhurmës dhe e kërcënimit. Me anë të frikës dhe tensionit, këtyre lojtarëve ju hapet rruga në emër të paqes mendore. Në këtë edicion, me këtë profil mund të identifikojmë Livian ose Xumin për shembull.

Gjarpri – The Snake

Kjo është një teknikë manipulimi e lojtarëve të tjerë. “Gjarpri” është shumë miqësor, por jo i hapur për miqësi. Qëllimi është të influencojë lojtarët të hahen me njëri-tjetrin, pa sjellë vëmendjen tek vetja. Në këtë edicion, me këtë profil mund të identifikojmë Arsidën dhe Gramosin.

(Përshtatur) Nën rrogoz – The “Under the Radar”

Lojtar/ja/i që zgjedh të luajë “nën rrogoz”, e ka të qartë strategjinë sociale të mos krijuarit zhurmë, pasje vëmendje apo popullaritet. Urtë-e-butë, zgjedh sjelljen pasive, për të arritur fundin e lojës, për shembull Gerta.
Tani që zbuluat strategjinë, shihni dramat e Olsit, Rozit apo Gertës me një sy spiun edhe ju, sot në mbrëmje, që parashikojmë të ketë pika kulminante.