Beauty

Si të gjeni formën e fytyrës tuaj me një teknikë mjaft të thjeshtë

Shkruar nga Anabel

7 Janar 2025

Si të gjeni formën e fytyrës tuaj me një teknikë mjaft

Përpara se të zgjidhni grimin apo modelin e flokëve që doni të realizoni duhet fillimisht të dini saktësisht formën e fytyrës tuaj. Modele të ndryshme janë bërë për forma të caktuara fytyrash dhe tiparesh, ndaj të njohësh se ç’formë fytyre ke mund të të ndihmojë në gjetjen e grimit të duhur. Prerja e flokëve në stilin ‘bob’ duhet t’i përshtatet fytyrës tuaj, ndryshe nuk do të marrësh rezultatin e kërkuar.

Sigurisht, struktura e të gjithëve është unike dhe disa njerëz nuk përshtaten në një kategori të vetme, por forma e fytyrës është një element që ekspertët e bukurisë e përdorin shpesh si pikënisje kur marrin vendime për klientët e tyre.

Mënyra më e lehtë për të gjetur formën tuaj - ose me cilën kategori është më afër - është të matni fytyrën tuaj në pika të caktuara me një metër që mund të mbështetet lehtësisht në konturet tuaja, thotë grimierja e famshme Elaina Badro. Ja se si:

1. Matni nga pjesa e pasme e nofullës deri në mes të mjekrës dhe shumëzojeni atë me dy. Nëse jeni duke përdorur një shirit matës elastik, mund ta vendosni edhe në të gjithë nofullën tuaj.

2. Vendoseni shiritin nga baza qendrore e vijës së flokëve deri te mjekra për të përcaktuar gjatësinë e fytyrës tuaj.

3. Matni nga mesi i veshit përgjatë mollëzave deri te veshi tjetër për të përcaktuar gjerësinë.

Fytyra në formë zemre

Si të gjeni formën e fytyrës tuaj me një teknikë mjaft

Nëse matjet e nofullës suaj janë më të vogla se balli dhe keni një mjekër të mprehtë, ka shumë të ngjarë të keni një fytyrë në formë zemre. 

Këshillë profesionale: Nëse doni të konturoni fytyrën tuaj, përqendrohuni në zonën e mjekrës, duke e vënë sa më në dukje. Mjekra është tashmë një zonë e spikatur në fytyrat në formë zemre, kështu që ndërmarrja e këtij hapi do të lejojë që tiparet tuaja të tjera të shkëlqejnë.

Fytyra në formë të rrumbullakët

Si të gjeni formën e fytyrës tuaj me një teknikë mjaft

Kur matni një fytyrë të rrumbullakët, duhet të ketë më shumë gjerësi se gjatësia, por fytyrat më të rrumbullakëta shpesh dallohen më lehtë se të tjerat. 

Këshillë pro: Ata që kanë fytyrë të rrumbullakët mund të dëshirojnë të krijojnë një pamje më të konturuar. Për ta bërë këtë, bëni kontur pak mbi nofullën tuaj për të holluar fytyrën dhe për të shtuar më shumë kontur, thotë Bardo.

Fytyrë në formë ovale

Si të gjeni formën e fytyrës tuaj me një teknikë mjaft

Nëse fytyra juaj ka më shumë gjatësi sesa gjerësi, ku pjesa më e gjerë e fytyrës janë mollëzat dhe balli dhe nofulla kanë përmasa të ngjashme (por pak më të ngushta), ju ka shumë të ngjarë të keni një fytyrë ovale.

Këshillë profesionale: Konturoni mollëzat. Aplikoni produktin tuaj duke filluar nga pjesa e sipërme e veshit dhe duke u shkuar drejt majës së hundës për të konturuar mollëzat.

Fytyrë në formë katrore

Si të gjeni formën e fytyrës tuaj me një teknikë mjaft

Fytyrat në formë katrore do të kenë matje të ngjashme në gjerësi përgjatë ballit, nofullës dhe mollëzave. Në vend që të kenë më shumë volum në njërën gjysmë të fytyrës se tjetrën, katrorët zakonisht tregojnë një simetri në gjerësi. 

Këshillë profesionale: Për një pamje më të butë, konturoni nëpër “prerjet” e nofullës. Ndjekja e formës natyrale të fytyrës me kontur në një fytyrë katrore do të përmirësonte pamjen tuaj, thotë Bardo.

Forma e fytyrës diamant/e zgjatur

Si të gjeni formën e fytyrës tuaj me një teknikë mjaft

Nëse mollëzat tuaja janë pjesa më e gjerë e fytyrës tuaj dhe keni masa të ngushta të ballit dhe mjekrës, mund të keni një fytyrë në formë diamanti (e njohur edhe si e zgjatur). 

Këshillë profesionale: Mollëzat bien më së shumti në syn ë fytyrat e diamantit. Por nëse dëshironi të zvogëloni pamjen e tyre, mund të konturoni poshtë mollëzave dhe të nxirrni në pah ballin dhe mjekrën për të barazuar fokusin, thotë Bardo.

Artikuj të sugjeruar: