
Disa ditë, thjesht zgjohemi me humor jo të mirë dhe duket sikur e gjithë dita do të shkojë njësoj.
Mund të ndodh sepse qëndrove deri vonë duke shfletuar “TikTok”, pate një sherr me partnerin, ose hormonet të mundën prapë.
Shtatë mënyra për të përballuar humorin e keq:
1. Dilni për një shëtitje
Nuk ka shumë probleme që një shëtitje e gjatë nuk mund t’i zgjidhë. Nuk e dimë nëse është ajri i pastër, lëvizja fizike, ndjesia e diellit në fytyrën tuaj, apo kombinimi i të gjithave, por çfarëdo që të jetë, funksionon. Kur jeni në një humor të keq, thjesht vishni atlete, merrni kufjet dhe dilni jashtë.
2. Shfletoni meme
Nuk ka asnjë antidot më të mirë për një humor të keq sesa të qeshurit. Kur jemi në humor të keq, hyni në rrjete sociale dhe kërkoni llogaritë e preferuara të meme-ve të.
Disa minuta më vonë, dhe pas etiketimit të miqve tuaj në rreth 103,784 postime, do të ndiheni më mirë.
3. Shkruaji ditarit
Shkrimi në ditar është një nga mjetet e preferuara për zhvillim personal. Ky proces merr pak kohë:
Filloni duke shkruar pesë gjëra që doni për veten (p.sh. Jam e mirë).
Shkruani pesë gjëra për të cilat jeni mirënjohës për jetën tuaj (p.sh. Jam mirënjohës për miqtë e mi).
Shkruani pesë gjëra të mira që ndodhën në 24 orët e fundit, pa marrë parasysh sa të vogla (p.sh. Jam mirënjohës për kafen time të mëngjesit).
Në fund, shkruani pesë gjëra për të cilat po shpresoni të ndodhin.
4. Telefononi mikun tuaj më të mirë
Shprehni ndjenjat tuaja dhe pastaj lejoni ata të ju japin një perspektivë të re ndërkohë që ju kujtojnë sa të fortë dhe të jashtëzakonshëm jeni.
5. Meditoni
Kur jemi në një humor të keq është kaq e lehtë të lejojmë mendjet tona të rrjedhin me mendime negative dhe të imagjinojmë skenarët më të këqij. Merrni një moment për të gjetur qetësi që t’ju mundësojë ta rregulloni humorin.
6. Rezervoni diçka
Të gjithë kemi nevojë për diçka për të pritur me padurim, dhe ndjesia e pritjes mund të jetë mjaftueshëm për t’ju nxjerrë nga një humor i keq. Shkoni në internet dhe rezervoni një darkë në restorantin tuaj të preferuar, një trajtim në spa, bileta për një shfaqje, ose edhe kaloni 15 minuta duke krijuar një kolazh fotosh në “Pinterest” për pushimet tuaja të ardhshme.
7. Vizualizoni
Kur gjithçka duket shumë e vështirë, përdorni sytë tuaj të mendjes për t’ju çuar diku tjetër. Mbyllni sytë, dhe thjesht imagjinoni veten duke jetuar ditën tuaj të përsosur. Merrni çdo detaj, çdo aromë, çdo ndjesi. Përjetoni ditën nga fillimi në fund. Ky është hapi i parë për të manifestuar ditën tuaj të përsosur, dhe një ushtrim i shkëlqyer për të ngritur humorin tuaj.
Artikuj të sugjeruar: