Showbiz

“Molla e sherrit” mes Rozës dhe Heidit: Zbulohen prapaskenat

“Molla e sherrit” mes Rozës dhe Heidit: Zbulohen prapaskenat

Dramat e “Big Brother VIP” kanë nisur ende pa nisur vetë programi, por këtë herë protagonistë janë ish-banorët.

Bëhet fjalë për Roza Latin dhe Heidi Baçin dhe gjithçka nisi sapo u bë publike se kjo e fundit do të moderojë emisionin e shumë lakuar “Big Brother Fun Club”. Konkurrenca për të marrë drejtimin e këtij programi duket se ka krijuar pakënaqësi dhe debate në prapaskenë, ku protagonistë është Roza Lati.

Burime për “Panorama”, bëjnë me dije se Roza ishte programuar për të moderuar këtë format e madje kishtë bërë edhe një audicion. Ndërsa priste që t’i besohej ky emision, gjërat kanë marrë një kthesë të papritur dhe në “skenë” ka dalë emri i Heidit. Ndonëse kjo e fundit u largua nga emisioni “Goca dhe Gra”, duke shprehur se po lë punën në Shqipëri për jetën në Itali, duket se diçka i ka ndryshuar mendjen.

Sapo emri i saj u bë publik në faqen zyrtare të “Big Brother VIP” si moderatore e “Fun Club”, erdhi dhe një reagim nga Roza Lati. Përmes një “Instastory”, ajo shkruajti:

“S’di ç’të them… Di veç të them që më është shpif televizioni”. 

Dhe ishte pikërisht ky reagim që u interpretua si një “thumb” për Heidin.
Por drama është shtrirë edhe përtej “Instagramit”, pasi siç “Panorama” mëson, Roza ka kërkuar një shpjegim nga produksioni, madje ka debatuar me një pjesë te stafit.

Nga ana tjetër, Heidi nuk ka reaguar aspak lidhur me këto zhvillime.

Roza dhe Heidi, dy ish-konkurrente të “BBVA” u miqësuan në këtë format, por marrëdhënia e tyre shpesh herë kishte krisje dhe mesa duket shoqëria mes tyre ka përfunduar plotësisht pas kësaj “drame”.

Artikuj të sugjeruar: 

 

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb