News

Qeveria vendos mbylljen e “TikTok” në Shqipëri

Qeveria vendos mbylljen e “TikTok” në Shqipëri

Qeveria shqiptare ka vendosur mbylljen e platformës “TikTok”. Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu gjatë fjalës së saj në një takim me prindër e mësues, ku po prezantohen masat e ndërmarra nga qeveria për të eliminuar dhunën në shkolla dhe rritur sigurinë.

Fillimisht, propozimi për mbylljen e “TikTok” u hodh për konsultim publik, ndaj ministrja Manastirliu theksoi se 90% e prindërve janë dakord qe kjo platformë të mbyllet ose përdorimi i saj të kufizohet.

“Në një kohë kur sfidat teknologjike janë të pashmangshme, siguria fizike dhe digjitale është prioritet. Për rritjen e sigurisë fizike dhe digjitale në shkolla dhe impaktin që sjellin rrjetet sociale dhe angazhimi i fëmijëve ne kemi vendosur bllokimin e platformës “TikTok”, bazuar në një paketë masash që po punojnë Autoriteti Kombëtar i Sigurisë Kibernetike dhe Agjencia Kombëtare e Sigurisë së Informacionit.”, theksoi Manastirliu.

Ky vendim fillimisht u propozua nga kryeministri Edi Rama pas një mbledhjeje qeverie fill pas ngjarjes së rëndë të regjistruar pranë shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”, ku mbeti i vrarë 14-vjeçari Martin Cani.

Ishte vetë kryeministri Rama ai që ndau dhe detaje lidhur me këtë vendim, duke njoftuar se bllokimi i platformës do të hyjë në fuqi pas rreth 8 javësh dhe do të zgjasë për të paktën një vit.

“Ne “TikTok” do ta mbyllim për një vit. Kini parasysh që ne ndërkohë kemi bërë të gjitha hulumtimet tona në aspektin teknologjik dhe do të na duhen 6-8 javë duke filluar nga fillimi i vitit të ardhshëm dhe për një vit do ta mbyllim plotësisht për të gjithë. “TikTok” në Republikën e Shqipërisë nuk do ketë. Gjatë këtij viti do shikojmë se si do të veprojnë vendet e tjera, si do reagojë vetë “TikTok.”, tha Rama.

Por, ministrja Manastirliu theksoi se bllokimi i “TikTok” nuk është e vetmja masë që do të merret, duke shtuar se është krijuar një plan më i detajuar për të rritur sigurinë në shkolla, ku përfshihen edhe kamera inteligjente.

“Po ashtu, do të vendosim kamera inteligjente përmes projektit ‘Smart City’, duke siguruar një monitorim më efektiv brenda shkollave dhe perimetrit të tyre.
Në dy vitet e ardhshme do të dyfishojmë numrin e oficerëve të sigurisë, duke arritur në 500, dhe do të ngremë një strukturë të dedikuar brenda drejtorive arsimore për të koordinuar detyrat e oficerëve të sigurisë dhe bashkëpunimin me njësitë lokale të mbrojtjes së fëmijëve.”, shtoi Manastirliu.

Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

@luanavjollca godet e hedh ne toke burra pa iu dredhur qerpiku. Ne fakt, ajo eshte Luna, karakteri i moderatores se njohur ne pjesen e dytë e komedisë “Policë për kokë” (I titulluar “Policë për jetë” Nen regjinë e @aldo.markuu, @olsibylyku1 dhe @nik_xhelilaj rikthehen si dy kolegët e policisë, por kete radhe me një mision që do i përball me bjonden e bukur Luna. Filmie është produksion i @nilorfilm

Imagjino sikur kopshti yt të dukej gjithmonë perfekt, pa më të voglin mundim. E po, falë robotit EZVIZ RM600 kjo bëhet realitet: pjerrësitë dhe shiu nuk e ndalin, gjithçka e kontrollon nga telefoni dhe as që do të të bezdisë me zhurma teksa punon! Përse të lodhesh kur rezultati është i garantuar? Lërja në dorë teknologjisë.

Nëse shikoni “tym” në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, nuk është zjarr! Banorët e “Big Brother VIP Albania” kanë zgjedhur Geek Bar.💨🔥 #geekbaralbania #evapifyalbania

Se shpejti në Broadway/ New York dhe West End/ Londër.

Shume bukur duket Kiara. Po te ishe te sedilja mbrapa, sa bukur do ndiheshe?

Në akullin e Lojërat Olimpike Dimërore 2026 në Milano Cortina, Laurence Fournier Beaudry (me origjinë kanadeze, që garon për Francën) dhe Guillaume Cizeron dhuruan një moment që të lë pa frymë. Publiku u ngrit në këmbë, rrjetet shpërthyen dhe ata e mbyllën garën me 🥇 medaljen e artë në ice dance. Elegancë, teknikë dhe një kimi

Shawn Mendes në Karnavalet e Brazilit me aktoren braziliane Bruna Marquezine, është Valentine Mood

Angelina Jolie dhe aktori francez Louis Garrel promovuan ne France filmin “Couture”, ku Jolie luan rolin e nje regjisoreje amerikane qe shkon ne Paris Fashion Week.

Bebe Rexha rockin’ it me the visual album “Dirty Blonde” Fillimi ne shqip! 🇦🇱🇦🇱

Grimieri i famshem me origjinë shqiptare Mario Dedivanovic dhe grimierja Foinika Kay, lip-sync nje moment viral nga Big Brother Vip Kosova 4