Mama

A mund ta zbuloni gjininë e foshnjës që në javën e 6-të të shtatzënisë? Sipas kësaj teorie, PO!

A mund ta zbuloni gjininë e foshnjës që në javën e

Shtatzënitë shpesh shoqërohen me kuriozitet të madh për gjininë e foshnjës. Midis metodave të shumta që qarkullojnë, teoria e Ramzi-t pretendon se mund ta parashikojë seksin e foshnjës që në javën e 6-të përmes vendndodhjes së placentës në një eko të hershme.


Çfarë është teoria e Ramzi-t?


?Teoria e Ramzi-t sugjeron se vendndodhja e placentës në barkun e nënës mund të tregojë nëse foshnja është djalë apo vajzë. Nëse placenta zhvillohet në anën e djathtë të mitrës, sipas teorisë, ka më shumë gjasa të jetë djalë, ndërsa nëse është në të majtën, ka mundësi të jetë vajzë.

Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se kjo metodë nuk ka baza shkencore të provuara. Edhe pse disa njerëz pretendojnë se metoda është deri në 97% e besueshme duke marrë për bazë një numër të madh ekografish, studime të ndryshme kanë hedhur poshtë lidhjen mes pozicionit të placentës dhe seksit të foshnjës.

Si mund ta provoni për argëtim?


?Nëse jeni kurioze, mund të provoni teorinë e Ramzi-t në këtë mënyrë:


* Pasi të bëni ekon e parë (zakonisht rreth javës së 6-të ose 8-të), pyesni ekografistin për vendndodhjen e placentës.


* Mbani mend që në fazat e hershme të shtatzënisë, placenta mund të mos jetë formuar plotësisht dhe të jetë e vështirë për t’u dalluar.


Ka shumë grupe online ku mund të ndani foton e ekos dhe të kërkoni mendime nga të tjerë që ndjekin metoda të ngjashme të parashikimit. Por, sigurohuni që këto metoda t’i konsideroni vetëm si argëtim.


Si mund ta mësoni me siguri gjininë e foshnjës?


?Nëse dëshironi të mësoni gjininë e foshnjës me siguri, mund të prisni për ekon e mesit të shtatzënisë (zakonisht midis javës së 18-të dhe 22-të), kur organet janë mjaftueshëm të zhvilluara për t’u parë. Mënyra të tjera më të hershme për zbulimit e shtatzënisë janë testet prenatale të cilat kryhen me një kampion gjaku të nënës që nga java e 10-të e shtatzënisë.


Ndërkohë, nuk mungojnë metoda të tjera argëtuese dhe kreative për të parashikuar seksin e foshnjës, që e bëjnë pritjen akoma më emocionuese!

 

Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

Shën Valentini po afron. Pëlqimet romantike mund të ndryshojnë, por veshja jote jo. Ne kemi zgjedhur kombinimet që bien në sy, dhe po, disa prej tyre janë me ulje në dyqan! Vajzë e ëmbël, vajzë e guximshme apo në qendër të vëmendjes? Ka ende kohë të gjesh dhuratën perfekte te @fashionandfriends_al Bëji screenshot dhe dërgoja atij. 😉

Paske bërë shumë shtytje me shtangë

@albanskenderaj x @miriamcani në koncertin “Motiv” në Londër 🥰

Kur Billie Eilish u takua për herë të parë me Justin Bieber në Coachella 2019, ai moment ishte një nga çastet më emocionuese dhe më simbolike të jetës së saj. Billie ka qenë fanse e çmendur e Justin-it në fëmijëri: këndonte këngët e tij, mbushte muret me postera dhe ëndërronte ditën kur ndoshta do ta takonte. Dhe kur Justin iu afrua, ëndrra e fëmijërisë u bë realitet. Billie shpërtheu menjëherë në lot, ndërsa Justin e përqafoi dhe e qetësoi, duke e lënë të qante mbi supin e tij. Për Billie-n, nuk ishte thjesht takimi me një idhull, por ishte një takim me njeriun që kishte formësuar rrugëtimin e saj muzikor. Ndërsa për Justin-in, ishte momenti kur pa një artiste të re, të cilën e admironte, të rritej dhe të krijonte identitetin e vet. Më vonë ai i tha se ishte krenar për gjithçka që kishte arritur Billie dhe se e meritonte plotësisht çdo sukses. Një vajzë që dikur adhuronte idhullin e saj, tani qëndronte përkrah tij si e barabartë në industri. Një moment emocionues dhe një provë se sa larg mund të të çojë një ëndërr. ❤️

Dashuria ka shije më të ëmbël këtë Shën Valentin falë @pasticerivittoria !🍰 Red velvet në formë zemre apo tortë profiteroli të rrethuar me simbole romantike…kë të zgjedhim këtë 14 shkurt? 🥰✨

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee

Can you find out the gender of the baby in the 6th week of pregnancy? According to this theory, YES!

A mund ta zbuloni gjininë e foshnjës që në javën e

Pregnancy is often accompanied by great curiosity about the gender of the baby. Among the many methods floating around, Ramzi's theory claims to be able to predict a baby's sex as early as 6 weeks through the location of the placenta on an early echo.


What is Ramzi's theory?



Ramzi's theory suggests that the location of the placenta in the mother's womb can tell whether the baby is a boy or a girl. If the placenta develops on the right side of the uterus, according to the theory, it is more likely to be a boy, while if it is on the left, it is more likely to be a girl.

However, it is important to note that this method has no proven scientific basis. Although some people claim that the method is up to 97% reliable based on a large number of ultrasounds, various studies have rejected the connection between the position of the placenta and the sex of the baby.

How can you try it for fun?



If you're curious, you can test Ramzi's theory this way:


* After your first ultrasound (usually around 6 or 8 weeks), ask the sonographer about the location of the placenta.


* Remember that in the early stages of pregnancy, the placenta may not be fully formed and difficult to distinguish.


There are many online groups where you can share the echo picture and ask for opinions from others who follow similar forecasting methods. But make sure you consider these methods just for fun.


How can you find out the gender of the baby for sure?



If you want to know the baby's gender for sure, you can wait until mid-pregnancy (usually between 18 and 22 weeks), when the organs are developed enough to be seen. Other earlier ways to detect pregnancy are prenatal tests which are performed with a sample of the mother's blood from the 10th week of pregnancy.


Meanwhile, there's no shortage of other fun and creative ways to predict your baby's sex that make the wait even more exciting!

 

Suggested articles: