Ina Kollçaku nuk e ka problem të flasë pa filtra kur vjen puna tek lidhjet e saj me meshkujt.
E kapur nga Artemisa, një prej moderatoreve të UËTËFË!-së, në rubrikën “Paparazzi”, Ina iu përgjigj me lehtësi pyetjeve mbi karrierën e saj dhe jetën romantike.
E pyetur nëse është në një lidhje momentalisht, ajo u përgjigj:
“Për momentin nuk jam në një marrëdhënie, por jam aktive seksualisht. Kam një vit beqare, por kjo nuk do të thotë që kam një vit pa bërë seks.”
Gjithashtu, Ina zbuloi dhe ca detaje mbi djalin e panjohur me të cilin ka filluar të dalë:
“Mashkullin që e kam menduar më seksi, jam duke e takuar. Nuk është personazh publik, kisha shumë vite që e ndiqja në rrjetet sociale dhe tani po dal me të.”
Ina Kollçaku aktualisht është moderatore e emisionit “Aromë gruaje” në RTSH, eksperiencë e re të cilën ajo e cilësoi si shumë të përshtatshme për të.
Gjatë intervistës, ajo nuk harroi të përmendë dhe se eksperienca 6-vjeçare e mëparshme në Top Channel ka qenë e vlefshme për zhvillimin e karrierës së saj në televizion.
Episodin me intervistën e plotë, mund ta ndiqni duke klikuar në videon e mëposhtme: