Anabelizim

Dalina Buzi flet për rastin e Parashqevi Simakut: “Mos ndihmoni Parashqevinë e kujtimeve tuaja”

Dalina Buzi flet për rastin e Parashqevi Simakut: “Mos ndihmoni

Rishtazi, e gjithë vëmendja e shqiptarëve, jo vetëm në vend, por edhe anembanë globit, është kthyer te një emër që ndoshta e kishim harruar për më shumë se 1 dekadë. Që pas një videoje që qarkulloi online, ku Parashqevi Simaku (dikur një yll në muzikën shqiptare), merrte ndihma si e pastrehë, nisi një shqetësim dhe histeri e paparë për ta përndjekur, gjetur, “ndihmuar”, komentuar gjendjen e saj dhe dashur padashur, edhe një garë se cili do ta ndihmonte më parë.

Kështu, Parashqevia u gjet, se sa e vështirë është të gjesh dikë që kërkon me ngulm (?), u strehua në një hotel luksoz, u vesh me një peliçe, iu puthën duar e këmbë, iu dhuruan unaza dhe vathë diamanti (po, po, një gruaje të pastrehë), një llogari në GoFundMe dhe iu premtua edhe se do të ngjitej në skenë e do të pritej me lavdi (a e do Parashqevia këtë?). Më pas, mediat nuk u mjaftuan me kaq, por gjetën ish-bashkëshortin e saj dhe djalin “që braktisi të ëmën”.

Ky kaos virtual solli shumë klikime “të moralshme” dhe thirrje të panumërta për ndihmë, por sa të dobishme janë këto për Parashqevi Simakun?

Producentja Dalina Buzi, përmes një shkrimi në Instagram, dha një mendim mbi rastin e Parashqevisë, duke u shprehur:

“Në filozofinë e të pastrehëve, ata janë “nobody” (“askushi”). Ata zgjedhin të mos ekzistojnë. Ata nuk kanë as emër, as dokumente, nuk kanë një strehë permanente ku t’i gjejë posta, dritat, uji, censusi etj. Ata kanë bërë paqe me turpin dhe gjykimet e botës. Parashqevia ekziston vetëm për djalin e saj. Ajo priste në stacion që t’i vinte djali një ditë. Ajo zgjodhi të mos ekzistojë për askënd tjetër. Në mendjen e saj, çdo gjë tjetër u bë e parëndësishme. Ajo nuk u tregonte kalimtarëve për sukseset e saj, apo se sa e bukur ka qenë. Nuk lypte nëpër komunitete edhe pse me buzëqeshje e butësi pranon ndonjë vakt. Ajo zgjodhi të ishte e padukshme. Ndoshta dënoi edhe veten në njëfarë mënyre, e dënoi si nënë që nuk fitoi betejën për të birin. Ndoshta mendoi jokthjellësisht se meritonte rrugën, meritonte të humbte në turmë si e paemër e të gjendej nga i biri”.

Më tej, Dalina shprehet:

“Ne e gjetëm Parashqevinë para djalit. E gjetëm dhe e sollëm në ekzistencë me zhurmë e tupane. E veshëm, e stolisëm, e ushqyem, e ngjitëm në skenë dhe duke e trajtuar pikërisht si ajo kishte zgjedhur të mos trajtohej, u çmendëm ne!"

"Mirësia e tepërt vret po aq sa shpërfillja. Injorantë të sëmundjeve mendore, romantike të paplotësuara, të etur për show televiziv alla extreme-makeover, ne, bamirësit kalimtarë, ne të vdekshmit që kemi frikë ditën e gjykimit, ne klikuesit e moralshëm, u turrëm të sillnim në ekzistencë për 48 orë, një njeri që kishte zgjedhur të mos ekzistonte për 12 vjet me radhë”. 

Ajo vijon, duke thënë se Parashqevinë “e ngjitëm në fron”, por të gjithë u çmendëm në përpjekjet tona për ta bërë të dukej ajo që ka qenë, sipas kujtimeve tona:

“E sollëm në ekzistencë dhe e ngjitëm në fron e i vumë përpara mijëra njerëz që e thërrisnin në emër e mbiemër, që i tregonim se kush ishte e kush kish qenë, ia ndezëm prozhektorët dhe i vumë përpara mikrofonin. Ne madje, me mendje e dobësuam, ia rregulluam edhe dhëmbët e thyer nga mungesa e higjienës dhe e veshëm me atë fustanin rozë me shkëlqim. Teksa nxituam ta rehabilitonim për 2 ditë një grua me probleme të shëndetit mendor, u çmendëm edhe ne! Dhe tronditëm të gjithë “qetësinë” e Parashqevisë".

"Ne, shqiptarët, të rritur duke fshehur e mohuar dramat tona para botës “për aq kohë sa kemi djathë në frigorifer e bukë në dollap”, guxuam me padashje, t’ia fshihnim edhe dramën Parashqevisë, për aq kohë sa i dhamë hotelin, lekët dhe buzëkuqin. Ndërkohë që asaj gruaje, veç për botën nuk i interesonte të ekzistonte.

Parashqevia ka 2 diagnoza: Atë që ia vendosin veç mjekët specialistë dhe diagnoza e dytë është dhimbja e nënës për mungesën e fëmijës. Por ne donim ta kuronim vetë, pa mjekë dhe pa ia sjellë djalin. Veç duke kërkuar ta bindim që “na ka ne”. Por ne aty ishim, siç ishte edhe familja/gjaku i vet. Ajo s’na kërkoi e s’po na kërkonte asnjëherë”.

“Vlen ky moment për të reflektuar që të ndalojmë! Me dashurinë e dëshirën tonë të mirë, po e vrasim për herë të dytë, pas vrasjes që i bëri gjykata. Parashqevia e memories sonë, nuk është gruaja në rrugë që kërkon djalin e saj. Nëse doni ta ndihmoni, ndihmoni atë grua të shkojë në një qendër trajtimi, me ato lekët e GoFundMe paguani qëndrimin e saj atje e ndoshta, një ditë, nëse mundeni, një avokat që të gjendet një mundësi që të rilidhet me të birin. Mos ndihmoni Parashqevinë e kujtimeve tuaja! Ajo nuk ekziston! Është vetëm në trurin tuaj dhe me sa më shumë të besoni se do të mund ta ktheni atë Parashqevi, aq më shumë do të çmendeni edhe ju! Ndalojeni këtë tragjikomedi!”, përmbyll shkrimin e saj Dalina Buzi.

Dalina Buzi ka bërë edhe më parë një reagim mbi çështjen e shumëpërfolur, ku ka treguar eksperiencën e saj me Parashqevinë, të cilin mund ta lexoni në këtë link

 

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

REELS

Shën Valentini po afron. Pëlqimet romantike mund të ndryshojnë, por veshja jote jo. Ne kemi zgjedhur kombinimet që bien në sy, dhe po, disa prej tyre janë me ulje në dyqan! Vajzë e ëmbël, vajzë e guximshme apo në qendër të vëmendjes? Ka ende kohë të gjesh dhuratën perfekte te @fashionandfriends_al Bëji screenshot dhe dërgoja atij. 😉

Paske bërë shumë shtytje me shtangë

@albanskenderaj x @miriamcani në koncertin “Motiv” në Londër 🥰

Kur Billie Eilish u takua për herë të parë me Justin Bieber në Coachella 2019, ai moment ishte një nga çastet më emocionuese dhe më simbolike të jetës së saj. Billie ka qenë fanse e çmendur e Justin-it në fëmijëri: këndonte këngët e tij, mbushte muret me postera dhe ëndërronte ditën kur ndoshta do ta takonte. Dhe kur Justin iu afrua, ëndrra e fëmijërisë u bë realitet. Billie shpërtheu menjëherë në lot, ndërsa Justin e përqafoi dhe e qetësoi, duke e lënë të qante mbi supin e tij. Për Billie-n, nuk ishte thjesht takimi me një idhull, por ishte një takim me njeriun që kishte formësuar rrugëtimin e saj muzikor. Ndërsa për Justin-in, ishte momenti kur pa një artiste të re, të cilën e admironte, të rritej dhe të krijonte identitetin e vet. Më vonë ai i tha se ishte krenar për gjithçka që kishte arritur Billie dhe se e meritonte plotësisht çdo sukses. Një vajzë që dikur adhuronte idhullin e saj, tani qëndronte përkrah tij si e barabartë në industri. Një moment emocionues dhe një provë se sa larg mund të të çojë një ëndërr. ❤️

Dashuria ka shije më të ëmbël këtë Shën Valentin falë @pasticerivittoria !🍰 Red velvet në formë zemre apo tortë profiteroli të rrethuar me simbole romantike…kë të zgjedhim këtë 14 shkurt? 🥰✨

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee