Fashion & Beauty

Elton Ilirjani, pika mbi ‘i’ e shfaqjeve të Ema Savahl në Miami Art Week

Elton Ilirjani, pika mbi ‘i’ e shfaqjeve të Ema Savahl në

Menjëherë sapo përmendim trendet e modës këtë vit, mendja na shkon vetëm tek ai, supermodeli pa gjini i cili shënjoi dhe bëri zhurmë në çdo pasarelë këtë sezon. Tek ai që ka ‘rrëmbyer’ titujt kryesorë të prestigjiozeve ndërkombëtare si Forbes, TMZ, Daily Front Row, etj.

Elton Ilirjani, pika mbi ‘i’ e shfaqjeve të Ema Savahl në

Elton Ilirjani, vazhdon të jetë kryefjala e eventeve të modës kudo në botë dhe këtë herë nuk mund të mos ishte sërish ai qendra e vëmendjes në Miami Art Week. Një event që për zakon ka festën e artit pamor, por kur dy shqiptarë bëhen bashkë nuk mund ta kalojnë këtë thjeshtë si një festë.

Ilirjani dhe dizajnerja shqiptare e modës Ema Koja, e njohur ndryshe  me emrin e saj profesional Ema Savahl Couture, krijuan një punë artistike duke lidhur në mënyrë perfekte modën dhe artin. Stilimet e saj u shfaqën në dy sfilata gjatë Javës së Artit në Miami, hapja e të cilave iu besua plotësisht filantropistit shqiptar.

Elton Ilirjani, pika mbi ‘i’ e shfaqjeve të Ema Savahl në

Shfaqja e parë ishte më 5 dhjetor në Miami Swim Week, The Shows dhe ajo e dyta më 8 dhjetor në Influencers Global Awards në Hotel Eden Roc në Miami.

Ilirjani e hapi shfaqjen e parë me veshje të frymëzuara nga bukuritë natyrore. Ai shkëlqeu me krijime që jepnin detaje nga botanika dhe me nuanca të bukura të të gjelbrës. Gjithashtu detajet natyrore ishin bërë ‘një’ jo vetëm me pamjen e tij sipërfaqësore, por edhe me lëkurën mbi të cilën i ishin pikturuar në mënyrë perfekte. Një formë arti që vlen të thuhet se supermodelit i pëlqen shumë.

Elton Ilirjani, pika mbi ‘i’ e shfaqjeve të Ema Savahl në

“Më pëlqen të punoj kryesisht me stilistë që janë krijues të dorës”, është shprehur Hanko gjatë një interviste të shkurtër për prestigjiozet e huaja. “Ata janë të kujdesshëm dhe kanë vërtetë një pasion që është përtej biznesit”, vijoi ai.

Elton Ilirjanin ky vit nuk e përmbushi vetëm nga aspekti i tij profesional, por edhe ai shpirtëror. Ilirjani sapo ka njohur botën me Hankon, emrin e artit pas të cilit qëndron mamaja e dashur e tij, e cila e ka mbështetur në çdo rrugëtim. Sot si për t’ia shpërblyer të gjithë atë, ka bërë që emri i saj Hanko të dëgjohet dhe flitet kudo nëpër botë.

Elton Ilirjani, pika mbi ‘i’ e shfaqjeve të Ema Savahl në

E nëse do të flasim për Ema Savahl puna e saj ndër vite ka treguar se suksesin e ka të pa diskutueshëm.

“Ky koleksion ishte një festë e energjisë që rrjedh brenda të gjithëve ne”, është shprehur stilistja, e cila ka veshur yje botërore si Jennifer Lopez, Katy Perry, Paris Hilton dhe Tyra Banks.

REELS

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee

Gazetarja e njohur Rezarta Reçi eshte ndare nga jeta në moshën 64-vjecare, pas një beteje të gjatë dhe publike me kancerin. E njohur per ciklin jetegjate “Arratia e Peshkut te Kuq” në News24, Reçi në një intervistë të para një viti në Euronews, rrefeu me kurajo se edhe nese sëmundja e mposht, ajo nuk ka peng asgjë në jetë. Source @euronews_albania

Miri dhe makthi i ri🤣

*Po kendon Bruno e dimë, por kenga eshte e Fatjetes

@lavillabyandale mos ndaloni me këto videot 😂😂😂 e fundit lot

Më healthy se Brioshi është Paçja! Kaq ta dini!