News

I zgjuar dhe (shumë) i pasur: Kush është Luigi Mangione, vrasësi i CEO-s amerikan

I zgjuar dhe (shumë) i pasur: Kush është Luigi Mangione,

Luigi Mangione mund të ishte personi i fundit që shoqëria apo familja mendonin se do të ishte përfshirë në një krim.

Djali i një familjeje të njohur nga Maryland, i cili mbaroi me rezultatet më të mira të klasës në një shkollë private elitare para se të diplomohej nga një universitet i Ligës "Ivy", dukej se kishte një jetë që shumë e lakmonin dhe asnjë motiv për ta rrezikuar atë, sipas miqve.

Por gjithçka ndryshoi kur ai u arrestua si i dyshuari kryesor për vrasjen e Brian Thompson, drejtorit ekzekutiv të "UnitedHealthcare", i cili u qëllua për vdekje javën e kaluar në New York City.

Megjithatë, 26-vjeçari sipas avokatit të tij nuk do e pranojë akuzën e ngritur.

Motivet e krimit

Sipas një komunikate të organeve të rendit, Mangione dyshohet të jetë motivuar nga mllefi ndaj asaj që ai e quajti “kompani shëndetësore parazitare”. Ai kishte kaluar kohë në një komunitet surfistësh në Hawaii, por ishte larguar për shkak të dhimbjeve të forta në shpinë, thonë ata që e ishin me të sipas mediave ndërkombëtare. Megjithatë, nuk dihet ende deri në çfarë mase problemet e tij shëndetësore ndikuan në pikëpamjet e tij për industrinë mjekësore.

Arrestimi në "McDonald’s"

Pas krimit të dyshuar duket se ai ishte i uritur, ndaj vijoi jetën si normalisht. Ai u arrestua të hënën në një "McDonald’s" në Altoona, Pennsylvania, dhe dyshohet se kishte një armë, municion, disa ID të rreme dhe para.

Mangione gjithashtu kishte një dokument të shkruar që shprehte “urrejtje” ndaj Amerikës korporative dhe përmbante pasazhe të tilla si “sinqerisht, këta parazitë e meritonin këtë”, sipas policisë. Hetuesit thonë se fjalët “refuzo”, “mbro” dhe “heq” ishin shkruar mbi fishekë që u gjetën në vendin e krimit, dhe dyshohet se ato janë një referencë për “tre D-të e sigurimeve” – taktika që përdorin kompanitë për të refuzuar kërkesat e pagesave nga pacientët.

E shkuara dhe familja e tij

Mangione vjen nga një familje në zonën e Baltimore, që është e njohur në fushën e biznesit, duke zotëruar klube kampingu, azil të moshuarish dhe një stacion radio, sipas mediave lokale. Gjyshërit e tij nga ana e babait, Nicholas dhe Mary Mangione, ishin investitor të pasurive të patundshme dhe blenë “Turf Valley Country Club” në vitin 1978 dhe “Hayfields Country Club” në Hunt Valley në vitin 1986.

Menjëherë pas ngritjes së akuzave ndaj Mangione, kushëriri i tij, ligjvënësi republikan i shtetit Nino Mangione, lëshoi një deklaratë duke thënë se familja ishte “shokuar dhe e shkatërruar”.

“Ne lutemi për familjen e Brian Thompson dhe kërkojmë që njerëzit të luten për të gjithë ata që janë të përfshirë”, thuhet në deklaratë.

Thomas Maronick, një avokat që njeh anëtarë të familjes, i tha BBC-së se ishte shokuar nga akuzat.

“Nuk do të mendonit se dikush me privilegje ose mundësi nga një familje që është e njohur për të bërë kaq shumë për komunitetin do të bënte diçka të tillë,” tha ai.

Mangione ndoqi shkollën private "Gilman School" në Baltimore, një shkollë për djem, dhe ishte valedictorian, një titull që i jepet studentit me arritjet më të larta akademike. Një shok klase i tha CBS News se Mangione “nuk kishte asnjë armik” dhe ishte “valedictorian për një arsye”.

Mangione vazhdoi studimet në Universitetin e Pensilvanisë, ku mori diplomë të bachelor-it dhe të masterit në shkencat kompjuterike dhe themeloi një klub për zhvillimin e video-lojërave, sipas shkollës. Një mik që ndoqi universitetin në të njëjtën kohë me Mangione e përshkroi atë si një “person shumë normal” dhe “inteligjent”.

Mangione punoi si inxhinier të dhënash për “TrueCar”, një faqe interneti për shitjen e automjeteve të reja dhe të përdorura, sipas profileve të tij në mediat sociale. Një zëdhënës i kompanisë i tha BBC-së se ai nuk kishte punuar atje që nga viti 2023.

Ai gjithashtu kishte kaluar kohë në një komunitet surfistësh në Hawaii të quajtur "Surfbreak". Sarah Nehemiah, që e njohu atë në atë periudhë, i tha CBS se ai ishte larguar për shkak të dëmtimit të shpinës, i cili ishte përkeqësuar nga surfing-u dhe ecja.

Miqtë kanë thënë për mediat amerikane se ai kishte bërë një operacion në shpinë. Imazhi në sfondin e një llogarie në "X" që dyshohet se i përket Mangione tregon një rreze X të shpinës me pajisje metalike.

REELS

Kate Middleton mbush sot 44 vjeç dhe, duke thyer traditën, në vend të portretit të zakonshëm që zakonisht postohet, Princesha e Uellsit ka publikuar një video. Episodi i katërt dhe i fundit i “Mother Nature”, një seri videosh të shkurtra që princesha ka ndarë gjatë vitit të kaluar, eksploron lidhjen mes ndryshimit të stinëve dhe shëndetit mendor. Në këtë video, Kate Middleton flet për bukurinë e shërimit dhe mrekullinë e të qenit gjallë 🤍 Kate Middleton njoftoi publikisht në mars të vitit 2024 se ishte diagnostikuar me kancer. Vetëm disa muaj më vonë, Princesha e Uellsit bëri të ditur se kishte përfunduar kimioterapinë. Në janar të vitit 2025, ajo tregoi se simptomat e sëmundjes ishin pakësuar.

Edhe pse puna për Beatrix vazhdon, ashtu siç vazhdonte edhe shumë më përpara se sëmundja e nënës së saj të bëhej publike, ajo nuk nguron të ndajë një moment prekës, por të vërtetë. ♥️

Nëse lëkura jote është e thatë dhe pak dramatike, ndoshta ka nevojë vetëm për pak më shumë dashuri. 💧Serumi Restructa nga Bioesthe është si një gotë ujë e freskët për fytyrën - me acid hialuronik që hidraton në thellësi dhe i jep lëkurës atë pamjen e shëndetshme Për më shumë? @cfopharma_aesthetics i di të gjitha sekretet. 😉

🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣

🤔 👀 Ditën e djeshme, në faqen zyrtare të BBVA-5 janë publikuar disa video të banorëve nga dhoma e rrëfimit. Në një prej tyre ishte edhe Miri, i cili reagonte i përlotur tani që nuk do të ketë mundësinë të ndajë më krevatin me Selin. Për shumë prej komentuesve online, lotët e tij janë të pakuptueshëm. Disa e gjykojnë duke i kujtuar gruan jashtë, ndërsa disa të tjerë i shohin këta lot si diçka më shumë. Sipas tyre, Miri ndjen diçka më shumë për Selin.

Timothée Chalamet e shfrytëzoi fjalimin e pranimit të çmimin “Aktori më i mirë” nga Critics Choice Awards për të falënderuar Kylie Jenner, duke e përmendur hapur si partneren e tij prej tre vitesh. Ai theksoi se mbështetja dhe historia që kanë ndërtuar së bashku kanë qenë një pjesë thelbësore e rrugëtimit të tij. Aktori tha se nuk do ta kishte arritur këtë pa Kylie-n, duke e paraqitur fitoren jo vetëm si një arritje profesionale, por si diçka të ndërtuar krah personit që ka qenë pranë tij gjatë gjithë procesit. Kamera u kthye nga Jenner në sallë, ajo buzëqeshi dhe duartrokiti, dukshëm e emocionuar nga momenti.

Ish-miss-i shqiptar, Agnesa Vuthaj, do të bëhet nënë për herë të parë.

Lore jeton në flluskën e saj dhe mirë e bën 😂

Kujdesuni dhe stiloni flokët me STYLPRO Red & Infrared Thermal Brush nga @skin.care.albania , një kombinim perfekt i teknologjisë së avancuar të nxehtësisë me fuqinë e dritës së kuqe (Red LED) dhe infra të kuqe (Infra-Red) për flokë më të butë, më të shëndetshëm dhe plot shkëlqim.

@smartentry_al ka hapur dyqanin e ri në Rrugën e Durrësit, pranë gjimnazit “Qemal Stafa”, sepse disa gjëra duhen parë, prekur dhe provuar live. Kaloni njëherë, hidhni një sy nga afër dhe mos harroni: uljet vazhdojnë. 😉