Relationships

Jeta ime e dyfishtë

Letra 1
Jeta ime e dyfishte.
Jam nje vajze 18 vjecare . Jetoj me familjen time ne Tirane . Erdhi nje moment qe familja ime ishte shune dobet ekonomikisht dhe une duhet te beja dicka por mami im insistonte qe une nuk duhet te hyja ne pune sepse duhet qe tju perkushtohesha mesimeve pasi isha maturante kete vit . Nje dite teksa po eca rruges per ne shtepi pash ne lajmerim ku kerkohej shitese . Shkova menjehere te dyqani dhe pyeta per vendin e punes . Ne fillim me thane qe nuk do me pranonin pasi isha pa eksperience por une arrita ti bindja . Mamit i thoja se mbadite kisha konsultime me shoket dhe shoqet nderkohe une shkoja ne pune . Lodhesha ne mengjes ne shkolle pastaj shkoja pak ne shpi dhe menjehere ne pune . Loddhesga shume vija ne shtepi pa fuqi fare . pronarja me trajotonte shume keq po cte beja qe me duheshin parate . Mamit nje ditw i kishte thene nje komshi qe vdekte ishalla qe me kishte pare ne nje dyqan mbasditeve . Mami pasi u largova mbasdite nga shpia me ndoqi dhe kur erdhi brebda ne dyqan u shmanga dhe me kaploi nje ankth qe cte te them .. qe prej asaj ditw mami sillet shume ndryshe me mua mendon per gjithcka qe i them se e genjej . kjo ishte historia ime


Letra 2
Prsh Anabelista!
Jeta ime e dyfishte eshte nje mrekulli per mua.
Ne jeten time te perditshme ,e rrethuar nga njerz qe me njohin,si familja,shoqeria,apo thjesht te njohur me njohin per nje vajze shume te eger,qe mbron cdo te drejt njerzore. Sidomos ato femerore. Nejse pergjithsisht per nje tip shume te ftoht dhe idiferente ndaj te tjereve apo ngjarjeve perreth. Por ja ketu fillon pjesa e bukur qe me ben te ndihem nje njeri qe i sherben komunitetit ne menyren time. Nese ka ndonje gje per bamiresi une jam pjes e saj. Me ka ndodhur ti gjej strehe njerzeve ne rruge,te blej te gjitha buqetat me lule nje te moshuarit qe shiste ne dimer,kam qerasur ne rrug ter njerzit ne nevoj me sufllaqe apo gjera te rastit qe me jan gjendur ne dor apo mundesia,mbledh tapa per nje shoqate,shkoj tek shtepia e femijeve dhe rri me ta pa asnje shperblim e shume e shume gjera te tjera . Shperblimi ? Nje faleminderit nga njerz te mire dhe shume dashuri.Nuk dua te filloj te flas me shembuj sepse jane gjera te prekshme qellimi i ketij statusi nuk eshte ky. Nuk kam nje rroge,jam studente si gjith moshataret e mi por kur deshira eshte e madhe menyra gjendet gjithmon. Prinderit e mi nuk jane ne dijeni,as shoqeria,as i dashuri. Pse ? Nuk e di me duket se do me thojne qenke shume naive ,ndoshta dhe ju miq kete do mendoni. Por kjo jam une dhe ndihem mire. Ju puf fort dhe shperndani shume dashuri .
Anabel anonim te lutem edhe pse me fcb te rrem.Flm


Letra 3
Pershendetje Anabel.
Jam nje vajze na Permeti. Jeta ime e dyfishte eshte kjo. jam studente ketu ne Sarande per Ekonomik. Prindrit e mi nuk kane aq mundesi sa te mi plotesojne te gjitha kushtet, dhe un ndjehem pak ne siklet qe nk jam ne nje nivel ekonomik njelloj si shoqet. Prandaj vendosa te kerkoja pune. Pash qe kerkoheshte nje kamarjere ne nje klub nate ne Sarande dhe shkova te punoja aty, si kamarjere por dhe si dicka me shum... (kuptohet eshte club nate) Tani ekonomia ime eshte rritur shume dhe jam shum e kenaqur. Por prinderit nuk e dine qe un po bej nje pune te till.
Faleminderit po e publikove


Letra 4
Pershendetje Anabel! 

Po ju shkruaj per nje gje qe nuk e di askush. Jeta ime e dyfishte!? Hmm... Nuk di nga t'ja nis. Jam nje djale 23 vjeç dhe me pelqen shume qe ne te ardhmen t kem nje jete akademike sepse pedagoget me thone qe ke prirje dhe qartesi mendimi dhe artikulimi. Nejse, ndoshta koha do beje te veten bashke me perpjekjen time dhe ndihmen e te tjereve qe do kene ne dore te me ndihmojne per t'ja arritur kesaj deshire. Ne jeten e perditshme jam nje njeri shume i qeshur, plot humor, batuta, por edhe shume i prere e serioz ne gjera qe i mendoj te tilla. Te gjithe me thone se "Lum ajo qe do te lidhe jeten me ty!". Ketu fillon jeta e dyfishte. Nuk eshte "ajo", nuk ka patur kurre "ajo" dhe nuk e di nese do te kete...Ka patur dhe vazhdon te kete vetem "ai". Askush askund dhe per asgje nuk ka arritur me kuptoje dhe te siguroje ndonje informacion rreth ketij fakti. Nuk jam tipi qe jap shpjegime kur me pyesin per ndonje gje, ndoshta kjo e ka bere shume me te lehte qe te mos kete mundesi njeri te zbuloje ndonje gje ne fjalet e mija. Vazhdoj te mendoj se "ajo" mund te mos jete e ardhmja ime, por njekohesisht nuk preferoj te kaloj gjithe jeten time me tipa "ai" sepse e di e jam i vetedijshem qe njeriu duhet te lere pasardhes biologjik.
Ju falenderoj nese do e publikonit!
Ju falenderoj edhe nese thjesht do e lexoni privatisht!
Naten e mire te gjitheve!


Letra 5
Mbremaaa Anabel!A doni tju tregoj jeten time te dyfishte..tju tregoj se cfare goce jam une...se sa e mire dhe sesa e keqe jam..jam ajo qe adhurohet nga cdo mashkull qe me njeh por qe asnje nuk do donte te me kishte perkrah...
pervec se kam nje facebook te dyte..po krijoj dhe nje lidhje tjeter paralel me kete qe kam..lidhja tjeter do me plotesoj cdo munges qe kam..cdo vemendje e munguar..do me shlyej cdo lot qe kam derdhur...cdo stres qe kam kaluar..dhe mbi te gjitha kjo lidhje e re do me japi nje femije..qe me eshte mohuar...po e kuptuat mire...une ndaj krevatin me dike qe sme ka vlersuar kurr ..qe me perbuz qe me ofendon ...do bej nje femije me kete personin dhe do bej qe te besohet sikur eshte i partnerit tim..ky do jet ndeshkimi ime per ate..nje femije qe do ta mbaj lidhur e qe kurr sdo e dij qe seshte i tij ..por i nje bosi...sepse une nuk harroj dhe nuk fal lehte....dhe kete gje ma ka dhen natyra...mos e provofshi kurr tipin tim...po deshe postoje anonime


Letra 6
Jeta ime e dyfisht qe me duhet ta bej edhe pse sdua. Jam nje vajze e fejuar. Para fejeses time kam pas nje lidhje nje vjecare me nje djal qe nuk diti tme respektonte kurr dhe packa kesaj nuk e di por e doje dhe shpresoja se nje dit ate njeri do e ndryshoja. Por ishte e kot sepse ne nje dit te bukur me merr ne tel dhe me thot mos mi bie me tel tim kurr, dhe ashtu bera sepsa isha lodhur dhe mu dukte si rrug pa shpres. Mbas nje viti njihem me nje djal te mir dhe nga fjalet e shoqeris dhe familjes me shtyjn drejt nje fejese dhe ashtu ndodhi une u fejova me te nga miresia qe ai kishte por jo se e doja. Pikerisht mbasi une fejohem shfaqet serisht ishi im e kishte marr vesht per fejesen e vjen duke me qar e duke me mallkuar se pse ja bera ate gje, nuk e di por mu dhimbs normal edhe ndjenjat nuk ishin venitur ende, ndodhi ai gabim q sot vuaj ende pasoja, fjeta me te n shtrat ne kohen q isha e fejuar. Cdo gje ishte e qellimshme nga ana e tij, me ka ber video dhe ka dy vjet rresht qe me kercenon me ndjek cdo levizje timen, une iki me pushime me t fejuarin ai eshte aty afer meje, une dal ne party me t fejuarin ai eshte aty ngjit, nuk i afrohem dot t fejuarit tim nga frika tij. Me detyron anabel t shkoj me te padeshiren time ose ndryshe do i tregoj t fejuarit tim. Ai eshte nje manjak thot se me don por nje qe t don sdo ta bente kte kurr. Por eshte shum i zgjuar nuk me kercenon asnjeher neper mesazhe as ne tel me thot vetem kujdes mos me bej te keq dhe une e di se cnenkupton ai me kte. E din q jam e pafuqishme e din q skam kujt i them e din q familja ime sdo ma falte kurr po ta dinte kte gje, e din q i fejuari do me linte po ta marri vesht, ashtu sic din qe un se dua me. Nuk merrem dot me te e kam frik, ai eshte i pasur por jo ne menyre te paster eshte mesuar t merret me gjera t pista ne jet. Gabova rend e vazhdoj te gaboj por nuk mundem me nuk di cfare te bej, une e dashuroj te fejuarin tim sdo doja kurr ta humbja me qan zemra kur e shoh ne sy ma shpif trupi im nuk e dua me veten. Ai njeri po ma shkaterron jeten nuk di cfare te bej por kshu nuk dua t jetoj me nuk dua ti lendoj njerzit q me rrethojn nuk dua ti vras ata nga kjo flliqesi qe un kam ber. Dua t iki nga kjo jet perpara se ti lendoj ata sepse keshtu nuk e dua kte jet u lodha smundem me nuk dua t jem prona e tij dua t jem e lir tme hiqet nga syt e urrej po me shkaterron.


Letra 7
Mirmbrema dhe une kam ber per dy vite nje jete te dyfisht,por ju do thoni pse e bere per hakmarje ne fakt ula veten time por ndjeja aq shume urrejtje dhe mllef ndaj ish burrit tim saqe rash ne krahet e dikujt tjeter. Para dy vitesh mora vesh qe burri im jetonte me nje tjeter ne itali,me pak fjal ai po bente jet te dyfisht,ai me plotesonte cdo deshire mua dhe nuk linte vend qe te dyshoja,por ja qe zemra ma ndjente se ai vertet po me tradhetonte. Dhe nje dite te bukur vendosa ti them qe dij gjithcka edhe pse thjesht ishin mendimet e mija. Dhe ai me pohoi gjithcka dhe me kerkoj falje dhe me kerkonte mos te ndahemi sepse me at kishte jetuar vetem per letra. Dhe ashtu bera u martuam bashke me mori ne itali,ktu filloj gjithcka filloj hakmarrja ime. U lidha me nje shqiptar pa letra vetem per hakmarrje kjo filloj per dy vite deri ne momentin qe une mora letrat italiane. Dhe vendosa ti tregoja gjithcka qe dhe une kisha nejt me te vetem per letra. E dij qe do gjykohem dhe do me shajn por kshu vendosa te hakmerrem tashi jam e qet kam punen time bashkejetoj me ne italian dhe shpejt do martohemi. Anonim te lutem.


Letra 8
Ah jeta ime e dyfishte...nuk e desha , nuk e kerkova por po e jetoj e shpirti po me plas . Tre vjet me pare u njoha me nje djale . Isha studente ne vit te fundit ne Tirane e ai ishte dashuria ime madhe. Gjithcka ecte mire derisa mora vesh se isha shtatzene 2 muajshe. U gezova , u frikesova njekohesisht. Sa e takova ia thash menjehere e prita te lumturohej e te benim plane per fejese . Me kot , ai u vrenjt ne fetyre e me kerkoi ta abortoj. U tmerrova e mes loteve i lutesha te mos me kerkonte nje gje te tille . U largua e nuk e pash per 1 muaj. Kalova ferrin ate muaj duke pritur qe te kthehej por me kot. Nuk bera asgje me shtatzanine e gati e harrova fare duke prit ate. Ai u kthye e mu duk ndryshe . Me merrte me te mire e pas 3 hereve qe u takuam me pyeti se si shkoi 'zgjidhja' e atij problemi e nese me kushtoi . U zbardha fare e kuptova qe ishte larguar qe te ishte larg meje kur te abortoja. Ishte nje zhgenjim i papare. Cdo lloj shprese qe mund te kisha ne lidhje me te e humba fare. Vendosa te shkoj per here te fundit ne shtepi para se te beja abortin. Nena vuri re menjehere qe kisha nje hall por aty ku une jetoj njerezit jane te ftohte e nuk kane kohe te merren me njeri tjetrin . U ktheva e u drejtova ne nje spital per abort. Pas ekos me thane qe isha gati 6 muajshe e nuk mund te behej ne asnje menyre aborti. Krejt e vetme ne dhomen e konviktit me nje shtize kam provokuar aborin mbi 5 here. Nuk e di si jam gjalle e si nuk vdica . Jo asgje muk me ndodhi pavaresisht gjakderdhjeve te vogla . Rrija mbyllur shumicen e kohes e kur duhej medoemos te dilja shterngohesha. Vec nje shoqe e dhomes e dinte e ajo me ndihmoi sa mundi. Linda ne Durres vajzen time. E semure e me probleme mendore sic mu shpjegua nga mjeket. E lashe aty e dola me shpejtesi nga spitali. Duhej te kthehesha menjehere ne Tirane pasi babai do vinte te me vizitonte pasi kisha kohe qe nuk kisha shkuar ne shtepi. Mbas 2 javesh vajzen e derguan ne shtepine e foshnjes. Aty e kam pare edhe 3 here e tjera e pastaj firmosa qe heq dore nga ajo. Emrin ia vura si emrin e tij. Jam kthyer ne qytetin tim e jam nje e vdekur mes te gjalleve. Jetoj ,punoj e marr fryme por shpirti im ka vdeke pergjithmone. Anonim ju lutem

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb