Metropolitan

Akuzat ndaj Jay Z po rrezikojnë karrierën e Beyonce

Akuzat ndaj Jay Z po rrezikojnë karrierën e Beyonce

Akuzat e fundit ndaj Jay Z mund të rrezikojnë planet e karrierës së Beyonce, sipas mediave ndërkombëtare.

Jay Z ka mohuar me forcë akuzat ndaj tij, ku pretendohet se ka përdhunuar një 13-vjeçare. Raporti thotë se reperi, së bashku me Sean “Diddy” Combs, është përmendur në një padi që pretendon se ata morën pjesë në abuzimin seksual të 13-vjeçares gjatë një “after-party" të MTV VMAs në New York më 7 shtator 2000.

Një personazh i njohur i paidentifikuar thuhet se ka qenë gjithashtu i pranishëm në ngjarje. Fillimisht padia u ngrit kundër P Diddy në tetor, por tani është ndryshuar duke përfshirë edhe Jay Z.

Karriera e Beyonce në rrezik

Këto akuza mund të krijojnë shqetësime për projektet e ardhshme të Beyonce, përfshirë turneun e saj botëror dhe performancën e shumëpritur të Ditës së Krishtlindjeve në ndeshjen e NFL-së mes Houston Texans dhe Baltimore Ravens.

Një burim i tha The Sun:

"Beyoncé dhe Jay Z janë një nga çiftet më të fuqishme në botë, ndaj edhe pse akuzat nuk kanë lidhje me të, emri i saj tashmë është përfshirë në spekulime online. Plani ishte që Beyoncé të performonte një këngë të re gjatë shfaqjes së saj të Ditës së Krishtlindjeve, para se të niste turneun.”

Jay Z publikoi një deklaratë duke denoncuar këto pretendime si “të tmerrshme” dhe sulmoi avokatin, Tony Buzbee, i cili përfaqëson 120 viktima të pretenduara të Sean “Diddy” Combs. Ai ka mohuar në mënyrë kategorike akuzat.

“Dhimbja ime e vetme është për familjen time.”, tha ai mes të tjerash.

Po ashtu, Jay Z shprehu keqardhjen për detyrimin që të shpjegonte situatën për fëmijët e tij, duke theksuar:

“Unë dhe gruaja ime do të duhet të ulem me fëmijët tanë, njëra prej të cilëve është në moshën kur miqtë e saj do ta shohin padinë në media dhe do të bëjnë pyetje për natyrën e këtyre akuzave, ndaj ne do t'ju shpjegojmë fëmijëve ashpërsinë dhe lakminë e njerëzve.”

Akuzat po rrezikojnë jo vetëm karrierën e Jay Z, por edhe reputacionin e bashkëshortes së tij, Beyonce. Nuk dihet ende nëse dyshja do të tërhiqet përkohësisht nga performanca në skenat e mëdha.

Po ashtu, "sulmi virtual" ndaj Beyonce dhe Jay Z ka nisur që me publikimin e akuzave të rënda ndaj P Diddy, një mik i ngushtë i dyshes.

Artikuj të sugjeruar: 

 

REELS

Leku shkon te leku ore 🤓

Kripë në plagë 🤨

❣️👏

Ju kë do kishit përqafuar? Gruan apo fizioterapistin?

Nuk para marrim materiale nga rrëmujërat e TikTok-ut shqip, por kjo histori na bëri përshtypje, për më tepër që trajton një çështje delikate. Një ditë, ne mësuam se një vajzë, Pranvera Mollaj (30 vjeç), po vuante nga leucemia akute, ishte në prag vdekjeje dhe për shërim nevojitej transplant urgjent i palcës. TikToker-a të famshëm u angazhuan për rastin dhe njerëzit dhuruan në GoFundMe. Totali i mbledhur: 450,000 euro. Tani, ka dalë një teori e re nga një prej donatorëve dhe mbështetësve të saj (Mr. Eli), se e gjitha ka qenë mashtrim. Ai pretendon se ka folur me një mjek në spitalin ku ishte shtruar Pranvera dhe ai ka deklaruar se pacientja është e shëruar plotësisht dhe mund të jetojë normal si gjithë të tjerët. Eli dyshon se paratë e mbledhura po shfrytëzohen nga dy TikToker-a me banim në Dubai. Pranvera, nga ana e saj, e mohon të ketë mashtrim dhe thotë që pasi të dalë nga spitali (në Dubai), do të paraqesë gjithë dokumentacionin. E ëma e Pranverës, në një bisedë me Elin, ka pranuar se do t’u kthejë lekët shqiptarëve që kanë dhuruar, për aq kohë sa transplanti nuk u krye.

Flisni!

“The Passenger” (1975) është një nga filmat më të dashur për Jack Nicholson. Ai madje e ka quajtur “aventurën më të madhe kinematografike” të jetës së tij. Për të mbrojtur këtë vepër që e donte shumë, Nicholson bleu të drejtat e filmit dhe e mbajti për vite jashtë ekranit. Në vitin 2003 nisi negociatat me Sony-n për ta rikthyer sërish për publikun. Filmi ndjek historinë e një gazetari të lodhur, i cili gjatë një udhëtimi merr një vendim të papritur që i jep mundësinë të hyjë në një jetë krejt tjetër. Në fillim duket si liri. Një shkëputje e pastër nga gjithçka prej së cilës ka ikur. Por teksa lëviz në vende të panjohura, ajo jetë e re nis të rëndojë më shumë seç e kishte imagjinuar. Filmi kthehet në një udhëtim të heshtur dhe të ngadaltë mbi identitetin, arratisjen dhe pyetjen nëse mund t’i shpëtosh ndonjëherë vetes. Po, ia vlen ta shikoni!

Ju si do kishit folur? 🤓

Jeni gati për 11 korrik apo jo? 🤭

The allegations against Jay Z are endangering Beyonce's career

Akuzat ndaj Jay Z po rrezikojnë karrierën e Beyonce

The latest allegations against Jay Z could jeopardize Beyonce's career plans, according to international media.

Jay Z has strongly denied the accusations against him, where it is alleged that he raped a 13-year-old girl. The report says the rapper, along with Sean "Diddy" Combs, is named in a lawsuit alleging they participated in the sexual abuse of the 13-year-old during an MTV VMAs "after-party" in New York on September 7, 2000.

An unidentified celebrity is said to have also been present at the event. The lawsuit was originally filed against P Diddy in October, but has now been amended to include Jay Z as well.

Beyonce's career in jeopardy

The allegations could raise concerns about Beyoncé's upcoming projects, including her world tour and a highly anticipated Christmas Day performance at the NFL game between the Houston Texans and the Baltimore Ravens.

A source told The Sun:

"Beyoncé and Jay Z are one of the most powerful couples in the world, so even though the allegations are unrelated, her name has already been thrown into online speculation. The plan was for Beyoncé to perform a new song during her show Christmas Day, before the tour started."

Jay Z released a statement denouncing the allegations as "horrific" and attacked attorney Tony Buzbee, who represents 120 alleged victims of Sean "Diddy" Combs. He categorically denied the accusations.

"My only pain is for my family," he said, among other things.

Likewise, Jay Z expressed regret for having to explain the situation to his children, stressing:

"My wife and I will have to sit down with our children, one of whom is at an age where her friends will see the lawsuit in the media and ask questions about the nature of these allegations, so we will explain to the children the harshness and greed of men."

The accusations are endangering not only Jay Z's career, but also the reputation of his wife, Beyonce. It is not yet known whether the pair will temporarily retire from performing on the big stages.

Likewise, the "virtual attack" on Beyonce and Jay Z has started with the publication of serious accusations against P Diddy, a close friend of the pair.

Suggested Articles: