Një shaka (seksuale) e Milaim Zekës referuar një fotoje të banores së “Big Brother VIP Kosove”, Lelës, u kthye në një temë të përfolur e debati. Bëhet fjalë për foton mëposhtë, krahas së cilës Zeka shkruan: Hapet televotimi!
Siç mund të kuptohet, fokusi i këtij postimi të opinionistit të “BBVK”, ishte mënyra e qëndrimit të Lelës.
Por sa ‘popullor’ është ky lloj qëndrimi nga vajzat sot?
Lela mund të mos jetë rasti, por një pjesë e mirë e vajzave në botë zgjedhin të ulen në një mënyrë që gjithmonë është përshkruar si burrërore.
Për të kuptuar më qartë se për çfarë po flasim, hidhuni një sy fotove mëposhtë.
@lifehacktips.us I Can’t Believe This Happened?#podcasts #camillaaraujo #camill #julia #itscamillaara ? original sound - Camilla Araujo
Siç e shikoni, kryesisht janë vajzat e podcast-eve që po e kthejnë këtë lloj qëndrimi në një trend.
Duhet pranuar se jemi mësuar gjithmonë që qëndrimi ynë të jetë me këmbë të kryqëzuara apo të mbylluara (por kurrë të hapura). Nuk e dimë nëse qëndrimi me këmbët e mbyllura teksa ulemi ka ardhur nga ngulmimi i vazhdueshëm i mamave tona apo thjesht ajo është mënyra e natyrshme se si një vajzë ulet.
Si duhet të ulen vajzat?
Këtë pyetje nuk e bëjmë ne, por dikush në ‘Reddit”. Përgjigjet ishin të shumta, por ajo që zbuluam është se mënyrës së ulurit ndryshe nga ajo që është konsideruar si “elegante”, Gen Z i referohet si mënyra e të ulurit AFAB.
“Jam AFAB. Shumë nga të mësuarit "të ulem si një vajzë" përfshinte njerëzit që më thoshin të mbaja gjunjët të bashkuar. Kur po mësoja për herë të parë të "ulesha si një vajzë", mbaj mend që ishte fizikisht e parehatshme.
Nuk kam bërë shumë përpjekje për të “ulur si vajzë” prej vitesh, por po e bëj tani dhe këmbët më lodhen”, shkruan një vajzë.
Një tjetër shprehet se gjithçka lidhet me posturën dhe elegancën.
"Tradicionalisht, ka të bëjë shumë me posturën. Uluni drejt, shpatullat mbrapa, kokën lart / mjekrën poshtë. Ndoshta kryqëzoni duart në prehër.
Përsa i përket këmbëve, ju duhet t'i mbani ato së bashku. Mund t'i kryqëzoni tek gjuri/kavilja, të vendosni këmbët në njërën anë ose thjesht t'i mbani së bashku. Legeni apo trupi femëror në fakt ndihmon shumë për të mbajtur këmbët tuaja së bashku”, shkruan një tjetër.
Disa shprehen se të mbajturit këmbët mbyllur është diçka mëse e natyrshme nga vajzat dhe kjo për një arsye të thjeshtë: E tillë është ndërtuar postura e tyre! Pra, nëse meshkujt ulen dhe mbajnë këmbët e hapura, kjo ndodh për shkak të rehatësisë, pasi organi i tyre mashkullor nuk i lejojn të bëjnë të kundërtën.
“Vajzat me këmbë të hapura”: Trend apo rehati?
Duhet thënë se në çdo video, ku një vajzë qëndron e ulur me këmbët e hapura, nuk mungojnë asnjëherë komentet që e vënë këtë në dukje. Replikuesit ndahen në dy kampe: Të parët shprehen se një formë e tillë të ulurit është mjaft seksuale, ndërsa të tjerët theksojnë se askush nuk përcakton ndasitë mes djemve dhe vajzave, ndaj këto të fundit mund të ulen si të duan.
Duket sikur trendi është në vrazhdën e sagës për të provuar se vajzat janë të lira të bëjnë gjithçka djemtë munden dhe të mos gjykohen. Por, shumë të tjerë mendojnë se disa gjëra, siç është mënyra e qëndrimit, janë gjëra që vijnë mjaft natyrshëm dhe një vajzë e ulur me këmbë të hapura nuk është në versionin e saj më “natyral”. Nëse qëndrimi lidhet me rehatinë, siç thamë më sipër, djemtë zgjedhin të ulen me këmbë të hapura sepse kanë “diçka” që vajzat nuk kanë.
Por, a po përdoret kjo mënyrë e të ulurit për popullaritet? Të ulurit me këmbë të hapura dhe të prekurit organin gjenital në një lëvizje në dukje të pavullnetshme, duhet thënë se garanton mjaft reagim. Njerëzit që vënë në dukje dhe komentues që zihen mbi ndasitë mes djemve dhe vajzave në të vërtetë përkthehet në shikueshmëri dhe përmirësim të algoritmit të personit që e poston këtë përmbajtje. Tema të tilla ngjallin gjithmonë polemika, por në “gjuhën e klikimeve dhe biznesit”, polemikat përkthehen në para.
Siç thamë, kjo temë ngjall shumë debat, ndaj ne duam të dimë edhe mendimin tuaj.