Konflikti mes ish-partnerëve, Fero dhe Arbenita Ismajli, është rikthyer në qendër të vëmendjes me postime të tensionuara nga të dyja palët në rrjetet sociale. Gjithçka nisi me disa deklarata të reperit në InstaStory, ku ai shprehu zhgënjimin e tij dhe la të kuptohej se kishte më shumë për të thënë. “Kur ju thoja po ju kursej, më nënvlerësonit. Gjithsesi, ky është fillimi i jo kursimit,” shkroi ai, duke paralajmëruar se nuk do të përmbahej më.
Në një postim tjetër, ai shtoi: “Gabimi më i madh i jetës tënde!” - një koment që u duk qartë se i drejtohej Arbenitës. Më tej, Fero publikoi një video ku pretendoi se veprimet e tij kanë një qëllim kryesor: të mbrojë vajzën e tij. Edhe pse nuk përmendi emrin e ish-partneres, mesazhi ishte i drejtpërdrejtë. “Ti jetën tënde jetoje me burra të huaj… Ama ti të lësh burrin e huaj… të ma kapë vajzën nëpër Dubai, ky është gabimi më i madh që ke bërë,” u shpreh ai.
Nga ana tjetër, Arbenita reagoi duke e cilësuar Feron si “ish të çmendur dhe psikopat.” Në një përgjigje në InstaStory, ajo shkroi: “Le të themi se na ke lodhur duke bërë si një 7-vjeçar që sapo ka hapur Instagramin.” Ajo sqaroi gjithashtu situatën me “Hasanin,” duke thënë se bëhet fjalë për një agjent imobiliar dhe jo për diçka më shumë. “Jeta ime private nuk të takon ty sepse nuk jemi më bashkë. Me këto shpifje vetëm po tregon karakterin e mashkullit të ulët që ke,” theksoi ajo.
Arbenita përfundoi mesazhin e saj me një urim ironik për Feron: “Unë të uroj shërim sa më të shpejtë.”
Artikuj të sugjeruar:
- U kritikua për prezencën në “BBVK”: Reagon Fero
- Fero deklaroi se ka ende respekt për të: Reagon Arbenita
- Khëm-khëm! Mos sapo Arbenita thumboi Feron?
- Njerëzit kritikojnë Arbenitën për reagimin e saj pasi Fero mori kujdestarinë e vajzës
- U shpreh se i kanë rrëmbyer të bijën: Fero fiton kujdestarinë e saj për 1 vit