Health

Karma nuk është ajo që mendon ti: Çfarë po keqkuptojmë të gjithë?

Karma nuk është ajo që mendon ti: Çfarë po

Ne të gjithë kemi një mik që, pas ndonjë padrejtësie të madhe, poston: “Do ta marrë karma hakun… por kur? Po pres!” Edhe ti mund të jesh ky mik. Vitet e fundit, shumë njerëz ndihen sikur drejtësia kozmike është me vonesë, veçanërisht kur njerëz të padëshiruar kalojnë nga një skandal në tjetrin, pa iu hyrë gjemb në këmbë. Por ja ku qëndron problemi: ideja jonë për karmën është komplet e gabuar.


Karma nuk është hakmarrje “kozmike”. Nuk është një sistem shpërblimi për njerëzit e mirë dhe ndëshkimi për ata të këqij. Nuk funksionon si ndonjë magji që zgjidh automatikisht padrejtësitë e botës. Në fakt, karma është shumë më e thjeshtë (dhe më komplekse) se kaq. Bëhet fjalë për shkakun dhe pasojën: çdo veprim që bëjmë ka ndikim, te ne dhe te të tjerët. Këto ndikime krijojnë një zinxhir rezultatesh dhe zgjedhjesh të reja. Nëse je i sjellshëm, në përgjithësi, jeta jote do të jetë më e qetë - por nuk ka garanci absolute.


Një shembull që vlen për t’u marrë është ai i Jarvis Jay Masters, një autor budist që ka kaluar mbi 34 vite në rreshtin e vdekjes për një krim që thotë se nuk e ka kryer. Në një ambient të mbushur me dhunë dhe agresivitet, ai ka zgjedhur paqen. Kur rojet e burgut e ngacmojnë, ai nuk hakmerret, sepse e di që nëse shpërthen, ai zemërim mund të kalojë te një fëmijë i pafajshëm kur roja të shkojë në shtëpi. Masters ka bërë një zgjedhje të thjeshtë për të mos përhapur më shumë dhunë në botë. Ai nuk është i lirë, por është më i qetë. Dhe zgjedhja e tij e ka bërë botën më të mirë për fëmijët e rojeve dhe për njerëzit që kanë lexuar historinë e tij.


Çfarë mund të mësojmë nga kjo? Së pari, karma është e ndërlidhur me çdo veprim tonin. Çdo gjë që bëjmë, edhe më e vogla, ka një efekt. Dhe duke ndryshuar mënyrën si veprojmë, ne ndryshojmë edhe veten. Kur përqendrohemi në karmën e të tjerëve, duke pritur që universi t’i ndëshkojë për gabimet e tyre, vetëm sa e rëndojmë veten me zemërim dhe stres. Në vend të kësaj, përqendrohu te veprimet e tua dhe ndikimi që ato kanë. Ndoshta nuk do të shohësh ndryshim të menjëhershëm në botën e jashtme, por do të ndihesh më i qetë brenda vetes.


Pra, le ta lëmë karmën e të tjerëve dhe të përqendrohemi te e jona. Sepse ajo që na pret nuk do të jetë e lehtë. Do të duhen shumë forcë dhe ekuilibër mendor. Më mirë ta përqendrojmë vëmendjen tonë aty ku kemi kontroll: te zgjedhjet që bëjmë çdo ditë. Sepse, në fund të fundit, karma nuk është hakmarrja që po presim. Është paqja që mund të krijojmë vetë.

Burime: Psychology Today

Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Karma Is Not What You Think: What Are We All Getting Wrong?

Karma nuk është ajo që mendon ti: Çfarë po

We all have that friend who, after some great injustice, posts: “Karma will get the hack… but when? I'm waiting!" You too can be this friend. In recent years, many people feel like cosmic justice is delayed, especially when unwanted people move from one scandal to another without a thorn in their side. But here's the problem: our idea of ​​karma is completely wrong.


Karma is not "cosmic" revenge. It is not a system of rewarding the good and punishing the bad. It doesn't work like some magic that automatically solves the world's injustices. In fact, karma is much simpler (and more complex) than that. It's about cause and effect: every action we take has an impact, on us and on others. These influences create a chain of new outcomes and choices. If you are polite, your life will generally be smoother - but there are no absolute guarantees.


An example worth considering is that of Jarvis Jay Masters, a Buddhist author who has spent over 34 years on death row for a crime he says he did not commit. In an environment filled with violence and aggression, he has chosen peace. When the prison guards bully him, he doesn't retaliate because he knows that if he explodes, that anger could spill over to an innocent child when the guard goes home. Masters has made a simple choice not to spread more violence in the world. He is not free, but he is calmer. And his choice has made the world better for the children of the guards and for the people who have read his story.


What can we learn from this? First, karma is related to our every action. Everything we do, even the smallest, has an effect. And by changing the way we act, we change ourselves. When we focus on the karma of others, expecting the universe to punish them for their mistakes, we only burden ourselves with anger and stress. Instead, focus on your actions and the impact they have. You may not see immediate change in the outside world, but you will feel calmer inside.


So let's leave the karma of others and focus on our own. Because what awaits us will not be easy. It will take a lot of strength and mental balance. Better to focus our attention where we have control: the choices we make every day. Because, after all, karma isn't the revenge we're waiting for. It is the peace we can create ourselves.

Sources: Psychology Today

Suggested articles: