Out and About

Për herë të parë në Ballkan: Një aplikacion fantastik që nuk duhet ta humbësh!

Shkruar nga Anabel

3 Dhjetor 2024

Për herë të parë në Ballkan: Një aplikacion

Nëse je një individ, kompani që jep makina me qira, ose person që merr shpesh makina me qira, kemi një lajm të paparë për ty! Për herë të parë në Ballkan, do të lançohet një super aplikacion, i cili vjen si risi absoulute nga kompania europiane Rentout International Ltd. Aplikacioni fantastik shkarkohet falas dhe ka 0 komisione për veprimet e kryera nga qiradhënësit.

Praktikisht, ky app do të të thjeshtojë jetën, pasi ofron kaq shumë lehtësi, sa do të na falenderosh neve që ta treguam dhe veten që e shkarkove. Rentout kujdeset njësoj si për qiradhënësit dhe për qiramarrësit e automjeteve që ke ëndërruar. Makinat më të mira, cool dhe luksoze, janë tanimë në të njëjtin vend, gati për t’u dhënë dhe marrë me qira!

Pagesa është edhe më e thjeshtë se regjistrimi: Në llogari bankare ose në dorë, në varësi të nevojës dhe dëshirës tënde, do të marrësh paratë nga qiramarrësi i makinës. Ti mund t’i kontrollosh të gjitha veprimet në aplikacion, duke ndjekur çdo hap përmes teknologjisë. Rentout është pak a shumë si një parking i pafundëm që të ofron numrin më të madh të automjeteve me qira. Çmimet janë fantastike dhe tipologjitë e makinave të ndryshme, duke nisur që nga ato ekonomiket, standardet, retro, camper, si dhe automjete pune në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe Mali i Zi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by CAR SHARING & CAR RENTAL APP (@rentout.ai)

Rentout të mundëson që të japësh me qira makinat, por edhe të marrësh makinën që do me oferta ekskluzive. Kështu, shmang radhët dhe nuk bën qindra rrugë për dorëzimin e dokumenteve. Ajo që është vërtet një inovacion është se disa makina së shpejti mund të hapet përmes aplikacionit, ti çelësat i gjen brenda në automjet dhe s’ke nevojë fare të bësh një takim me qiradhënësin.

Prittt, se NUK mbaruan risitë! Jemi të bindur se edhe kjo do të të pëlqejë! Rentout bashkëpunon me Sigal Uniqa Group Austria dhe drejtuesit e automjeteve me qira mund të blejnë direkt nga aplikacioni planet e sigurimit, qofshin këto full kasko ditore deri në 100% mbrojtje ose kasko standarte ditore, si dhe të marrin per 1 euro/dita 6 shërbime të ndryshme të asistencës rrugore. Synimi i Rentout është i qartë: Të krijojë rrjetin dhe infrastrukturën më të gjerë të transportit në Ballkan, duke ndihmuar planetin dhe duke zvogëluar sasinë e dioksidit të karbonit që lëshohet në ajër, si dhe duke ulur ndjeshëm trafikun rrugor në vendet ballkanike. Shumë shpejt, Rentout do ta gjesh edhe në Greqi, Rumani, Bullgari, Kroaci e Turqi.

Pra, Rentout është app që të duhet dhe na beso, është kaq fantastik sa do të rrish gjithë ditën duke parë makinat dhe shërbimet!