Showbiz dhe TV

Niko Komani për ofendimet ndaj Sarës: “Ajo që i bënë ishte jashtë limiteve”

Shkruar nga Anabel

29 Nëntor 2024

Niko Komani për ofendimet ndaj Sarës: “Ajo që i

Niko Komani, është shprehur së fundmi në një intervistë telefonike për mendimin që ndan lidhur me dinamikat e “BBVK” 3, ku bën pjesë mikesha e tij e ngushtë, Sara Kolami.

Në episodin e gjashtë të UËTËFËË!! show, në Andale Media, në You Tube, Niko Komani, i pyetur nga Xhesiana se si i është dukur rrugëtimi i Sarës deri më tani, u përgjigj:

“Më pëlqen sepse Sara ka treguar kush është Sara e vërtetë. Atë faktikisht nuk e njohin shumë veta duke qenë se i pëlqen privatësia, dhe [BBVK] ishte mënyra më e mirë sipas meje për t’u prezantuar tek publiku.”

I pyetur më tej nëse do të donte që Sara të kishte bërë diçka ndryshe, Niko tregoi me sinqertet:

“Unë jam nga ata që gjithmonë i them që nuk ke nevojë t’i japësh çdo njeriu një shans të dytë, duhet të jesh më potente, më nevrike, t’i vendosësh njerëzve limite. Do doja të kishte bërë gjëra ndryshe, por nuk mendoj se ka ardhur ndonjë situatë kaq e fortë, përveç asaj që Sara u acarua dhe këtë gjithë e pamë."

Niko komentoi gjithashtu dhe mbi ofendimet me fjalë dhe veprime që iu bënë Sarës brenda shtëpisë, lidhur me situatën mes Rezartit dhe Gjestit:

“Fjalët janë të rënda absolutisht, nuk e mohoj, por nëse ti e di kush je, vazhdo jetën tënde përpara dhe del keq tjetri. Veprimi që u bë nga Rezi dhe Gjesti ishte pak jashtë limiteve të Sarës.”

Në intervistë u disktua dhe për edukatën dhe qytetarinë me të cilat Sara i ka përballuar situatat brenda Big Brother, për të cilat dhe Niko na siguroi se “nuk do ta shohim jashtë kornizave të saj sepse Sara nuk është njeri i tillë”.

Për të parë intervistën e plotë, ku është folur dhe më gjerë, ju ftojmë të klikoni në videon e mëposhtme: