News

Shqipëria feston 112-vjetorin e Pavarësisë!

Shqipëria feston 112-vjetorin e Pavarësisë!

Shqipëria është veshur kuq e zi dhe feston këtë 28 nëntor 112 vjetorin e Pavarësisë. Njohur ndryshe si Dita e Flamurit, shqiptarët kudo që janë, festojnë këtë ditë për të shënuar momentin kur, 112 vite më parë, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë.

Asambleja prej 40 delegatëve në kasabanë e Vlorës më 28 nëntor 1912 shpalli pavarësinë e Shqipërisë. Procesverbali, pas të cilit u radhitën firmat e të dërguarve që u pajtuan për shpalljen, u diktua nga Ismail Qemali dhe u shkrua në gjuhën shqipe nga Luigj Gurakuqi, ndërsa më pas në osmanisht nga Shefqet Dajiu.

Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë është shpallja e pavarësisë së vilajetit shqiptar nga Perandoria Osmane në kushtet e Luftës së Parë Ballkanike. Shqipëria u vetëshpall e pavarur në Vlorë më 28 nëntor 1912 nga Ismail Qemali. Në shpalljen e pavarësisë morën pjesë 40 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare. Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, Asambleja e Vlorës formoi qeverinë e parë të Shqipërisë së Pavarur, të drejtuar nga Ismail Qemali, si dhe Pleqësinë.

Shpallja e Pavarësisë do të përbënte gurthemelin në krijimin e shtetit sovran të Shqipërisë.

REELS

Miri dhe makthi i ri🤣

*Po kendon Bruno e dimë, por kenga eshte e Fatjetes

@lavillabyandale mos ndaloni me këto videot 😂😂😂 e fundit lot

Më healthy se Brioshi është Paçja! Kaq ta dini!

Dimri kërkon kujdes ekstra ❄️Renewal Cream nga @jeclaire.al , me qumësht organik gomarice dhe acid hialuronik, ushqen, qetëson dhe hidraton thellë lëkurën, edhe në kushtet më të ashpra të dimrit @dr_ledi @ledismile_estetike

Jacob Elordi dhe Margot Robbie ne premieren e filmit “Wuthering Heights” ne Los Angeles Te dy ♋️ dhe secili ka me shume se 3 planete ne ♋️.

Kujdes: MOS e shiko këtë video me barkun bosh. 🍔 @ferma.100 ky Lava burger s’ka të drejtë të duket kështu 😭

Nuk diii

🚴🏻‍♀️Rides + rewards: Te @sunride.al merrni paketën 2-javore dhe për çdo ride gjatë janarit, fiton €5 kredite për paketën e radhës. 💃🏻

Ankthi im duke parë videon 📈📈📈