Quizzes

Test: A janë reagimet e tua toksike në marrëdhënie?

Test: A janë reagimet e tua toksike në marrëdhënie?

A keni menduar ndonjëherë me vete sa e shëndetshme është marrëdhënia juaj? E dini që edhe një zakon toksik mund të bëhet shkak në të ardhmen për divorc? Sado e ekzagjeruar t'ju duket për momentin, historia ka treguar se kjo është e vërteta. Sigurisht, një lidhje e pashëndetshme shoqërohet me gabime nga të dy partnerët, por sa të dhënë jeni ju pas sjelljeve toksike?

Ky test do t'ju ndihmojë të merrni ca përgjigje!

1. si përgjigjesh kur ai të thotë se ke harruar të lash enët?

a) "Më fal, më dolën fare nga mendja. Do t'i laj tani."

b) "Epo as ti nuk i nxore plehrat jashtë javën e shkuar dhe ato janë ende atje."

c) Thjesht injoron deklaratën e tij.

2. Ti je e mërzitur që partneri yt vjen vonë nga puna në shtëpi. Çfarë thua?

a) "U shqetësova kur nuk erdhe pas pune në shtëpi. A mund të më telefonosh kur do të vonohesh herën tjetër që dhe unë të mos bëhem merak?"

b) "Sa egoist dhe individualist je! Vjen gjithnjë vonë në shtëpi dhe s'të intereson fare."

c) E ndihmon të shlodhet duke i bërë masazh gjatë natës. 

3. Çfarë të përshkruan më mirë ty gjatë një zënke?

a) Nderlikon edhe biseda që janë fare të thjeshta për t'u hedhur pas krahëve

b) Sarkazma, mimikat dhe imitimi i fjalëve të tij.

c) Ti thjesht ikën dhe e lë zënkën në mes.

4. Kur partneri të thotë që e ke lënduar ti i thua:

a) "Më fal nëse të mërzita, nuk doja."

b) "Jam shumë e stresuar dhe nuk doja të ta thoja siç ta thashë."

c)  Rrotullon sytë duke i vënë në lojë dhe i thua të qajnë meqë janë mërzitur. 

Përgjigjet

Më shumë (a)-- Ti nuk i do konfliktet, zgjedh të jesh e sinqertë dhe përgjithësisht i pranon kritikat. Nuk përpiqesh të hidhesh në sulm në vërejtjen e parë, por ndonjëherë toleron edhe më shumë nga ç'duhet. Beson se komunikimi është çelësi dhe nuk i merr si sulm personal gjithçka të thuhet. Praktikon kulturën e vlerësimit dhe jep shembullin tënd edhe tek partneri që padashje mund të jetë ndonjëherë toksik.

Më shumë (b)-- Në vend që të marrësh përgjegjësi t'i gjen mënyra për të mbrojtur veten apo për të fajësuar partnerin. Nuk është kjo zgjedhja për problemet në çift. Ke tendencën t'i marrësh si fyerje apo akuza çdo kritike dhe në të njëjtën mënyrë ia komunikon edhe ankesat e tua atij. Nëse vazhdoni me këtë lloj mënyre komunikimi, raporti ka gjasa të bëhet gjithnjë e më shumë mbytës.

Më shumë (c)--Keni tendencën të injoroni partnerin dhe konfliktin. I lini gjërat të shkojnë duke menduar se kështu do të zbuten, por jo. Akumuloni më shumë sjellje negative që në një moment a një tjetër do të shfaqen në sipërfaqe duke e kthyer marrëdhënien në toksike. Kujdes me mimikat! Ai është partneri, jo armiku juaj.

Burimi: Psychology Today

REELS

Dhe vizualisht eshte ceremonia me e bukur e cdo Big Brother, duke nisur nga cifti, celebruesi (Londrimi 😍) , dekori dhe te te gjithe te ftuarit te veshur me Valdrin Sahiti

Bad Bunny shkëlqeu në SuperBowl

Shën Valentini po afron. Pëlqimet romantike mund të ndryshojnë, por veshja jote jo. Ne kemi zgjedhur kombinimet që bien në sy, dhe po, disa prej tyre janë me ulje në dyqan! Vajzë e ëmbël, vajzë e guximshme apo në qendër të vëmendjes? Ka ende kohë të gjesh dhuratën perfekte te @fashionandfriends_al Bëji screenshot dhe dërgoja atij. 😉

Paske bërë shumë shtytje me shtangë

@albanskenderaj x @miriamcani në koncertin “Motiv” në Londër 🥰

Kur Billie Eilish u takua për herë të parë me Justin Bieber në Coachella 2019, ai moment ishte një nga çastet më emocionuese dhe më simbolike të jetës së saj. Billie ka qenë fanse e çmendur e Justin-it në fëmijëri: këndonte këngët e tij, mbushte muret me postera dhe ëndërronte ditën kur ndoshta do ta takonte. Dhe kur Justin iu afrua, ëndrra e fëmijërisë u bë realitet. Billie shpërtheu menjëherë në lot, ndërsa Justin e përqafoi dhe e qetësoi, duke e lënë të qante mbi supin e tij. Për Billie-n, nuk ishte thjesht takimi me një idhull, por ishte një takim me njeriun që kishte formësuar rrugëtimin e saj muzikor. Ndërsa për Justin-in, ishte momenti kur pa një artiste të re, të cilën e admironte, të rritej dhe të krijonte identitetin e vet. Më vonë ai i tha se ishte krenar për gjithçka që kishte arritur Billie dhe se e meritonte plotësisht çdo sukses. Një vajzë që dikur adhuronte idhullin e saj, tani qëndronte përkrah tij si e barabartë në industri. Një moment emocionues dhe një provë se sa larg mund të të çojë një ëndërr. ❤️

Dashuria ka shije më të ëmbël këtë Shën Valentin falë @pasticerivittoria !🍰 Red velvet në formë zemre apo tortë profiteroli të rrethuar me simbole romantike…kë të zgjedhim këtë 14 shkurt? 🥰✨

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Test: Are your reactions toxic in relationships?

Test: A janë reagimet e tua toksike në marrëdhënie?

Have you ever wondered how healthy your relationship is? Did you know that even a toxic habit can become a cause for divorce in the future? As exaggerated as it may seem to you at the moment, history has shown that this is the truth. Sure, an unhealthy relationship is associated with mistakes by both partners, but how given are you to toxic behaviors?

This test will help you get some answers!

1. how do you respond when he tells you that you forgot to wash the dishes?

a) "Excuse me, they went completely out of my mind. I'll wash them now."

b) "Well you did not take the trash out last week and they are still there."