Health

Pse ndihesh nervoz/e kur të pëlqen dikush, sipas psikologëve

Pse ndihesh nervoz/e kur të pëlqen dikush, sipas psikologëve

Merr frymë thellë, qetësohu... ose të paktën përpiqu!

Je duke folur me dikë që të pëlqen dhe, pa kuptuar, fillon të ndihesh sikur trupi yt ka marrë drejtimin vetë. Faqet kuqëlojnë, zemra të rreh si e çmendur dhe duart s’po dinë ç’të bëjnë. Përse nuk mund të jemi “cool” në momentet që na duhet më shumë?

E vërteta është se këto ndjesi janë më normale nga sa mendon. Ekspertët e shëndetit mendor e shpjegojnë këtë nervozizëm si reagim të trupit ndaj emocioneve të fuqishme. Linda Whiteside, terapiste e licensuar, e përshkruan këtë si një mënyrë automatike që kemi për të “qetësuar” stresin emocional - edhe kur s’jemi plotësisht të vetëdijshëm për të.

Por mos u shqetëso! Me pak vëmendje dhe disa këshilla praktike, mund të përballesh me këto situata pa humbur kontrollin. Le të zbulojmë ç’ndodh kur trupi dhe emocionet “të tradhtojnë” para dikujt që të pëlqen.

Pse emocionet të dalin jashtë kontrollit?

Ajo ndjesia sikur gjithçka të del nga duart ka një arsye. Trupi yt aktivizon një “alarm” të brendshëm sa herë që emocionet shumëfishohen. Ekspertët thonë se ankthi dhe eksitimi kanë efekte të ngjashme në trupin tonë: rrahjet e zemrës përshpejtohen, fytyra skuqet dhe muskujt tensionohen. Në vend që të dukesh “cool”, përfundon duke u ndjerë sikur ke dalë nga një film komedi romantike.

Shenja që tregojnë se të pëlqen dikush

Kur dikush të tërheq, ndodh që trupi e zbulon më parë se sa vetë ti. Ja disa shenja që s’duhet t’i injorosh:

Fizike: Djersitje, prekje të vazhdueshme të flokëve ose fytyrës, dhe ato faqet që s’e mbajnë dot sekretin.

Sjellje: Belbëzim, të qeshura nervoze ose shmangie (ose ekzagjerim) të kontaktit me sy.

Si të ruash qetësinë në situata të tilla?

Ekspertët sugjerojnë ta pranosh nervozizmin si pjesë të lojës. Madje, pse të mos e kthesh në një moment për të qeshur? Një frazë si “Gjithmonë më ndodh kjo kur flas me dikë interesant/e!” mund të ndihmojë jo vetëm ty, por edhe personin tjetër të ndjehet më rehat.

Nervozizmi në momente të tilla është krejtësisht njerëzor. Në vend që ta luftosh, përpiqu ta përqafosh dhe të shijosh emocionet që vijnë me të. Sepse, në fund të fundit, a nuk janë këto momentet që e bëjnë të veçantë ndjesinë e të pëlqyerit dikë?

REELS

Bebe Rexha rockin’ it me the visual album “Dirty Blonde” Fillimi ne shqip! 🇦🇱🇦🇱

Grimieri i famshem me origjinë shqiptare Mario Dedivanovic dhe grimierja Foinika Kay, lip-sync nje moment viral nga Big Brother Vip Kosova 4

Ilia Malinin fitoi medaljen e arte ne garen individuale te meshkujve ne patinazh artistik ne kuader te Winter Olympics 2026 qe po zhvillohen ne Itali. Patinatori amerikan realizoi nje paraqitje te forte si ne programin e shkurter ashtu edhe ne programin e lire duke siguruar pike te larta nga juria. Malinin realizoi me sukses edhe elementin teknik Quad Axel ne programin e lire duke u bere nje nga sportistet e rralle qe e ekzekuton kete hedhje ne nje skene olimpike. Me totalin e pikeve ai u rendit i pari ne klasifikim duke lene pas konkurrentet kryesore nga Japonia dhe Evropa. Me kete fitore Malinin konfirmon statusin e tij si nje nga patinatoret me te mire te brezit te tij dhe forcon pozitat e Shteteve te Bashkuara ne patinazhin artistik ne nivel boteror.

Oh sa me ka pelqyer ky seriali. Fiksimmm RIP Dawson

Tourism Fair Albania 2026 u rikthye në Tiranë më datat 11–12 shkurt në Pallatin e Kongreseve, duke bashkuar profesionistët e turizmit nga mbi 18 vende të botës! Edicioni i 4-t sjell takime mes bizneseve të turizmit, diskutime me ekspertë dhe mundësi të vërteta bashkëpunimi. Panairi më i madh i turizmit në Shqipëri është i hapur edhe për publikun: dy ditë networking, ide dhe eksperienca që e vendosin Shqipërinë në hartën ndërkombëtare të turizmit.🗺️✨

Dhe vizualisht eshte ceremonia me e bukur e cdo Big Brother, duke nisur nga cifti, celebruesi (Londrimi 😍) , dekori dhe te te gjithe te ftuarit te veshur me Valdrin Sahiti

Bad Bunny shkëlqeu në SuperBowl

Shën Valentini po afron. Pëlqimet romantike mund të ndryshojnë, por veshja jote jo. Ne kemi zgjedhur kombinimet që bien në sy, dhe po, disa prej tyre janë me ulje në dyqan! Vajzë e ëmbël, vajzë e guximshme apo në qendër të vëmendjes? Ka ende kohë të gjesh dhuratën perfekte te @fashionandfriends_al Bëji screenshot dhe dërgoja atij. 😉

Paske bërë shumë shtytje me shtangë

@albanskenderaj x @miriamcani në koncertin “Motiv” në Londër 🥰