Metropolitan

Ndizet rrjeti 5G

Ndizet rrjeti 5G

Vodafone Albania ka siguruar spektrin e ri 5G në brezat e frekuencave 3400-3800 MHz në ankandin e fundit të zhvilluar nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), çka do të përmirësojë kapacitetet ekzistuese të rrjetit tonë celular, duke ofruar lidhje më të shpejtë dhe shumë të përgjegjshme për klientët, si dhe do të hapë rrugën për aplikacione inovative në të ardhmen. Licenca e re e spektrit është e vlefshme deri në vitin 2039.

Eksperienca e Vërtetë 5G

Vodafone Albania ka qenë operatori i parë që prezantoi përvojën e vërtetë 5G në Shqipëri pesë vjet më parë.

Sigurimi i spektrit në brezat 3400-3800 MHz do të na japë mundësinë të shfrytëzojmë plotësisht avantazhet e 5G-së me shpejtësi të lartë, duke përmbushur kërkesat e klientëve tanë, si ato aktuale, edhe ato të së ardhmes. Kjo risi do të zhvillojë potencialin e plotë të aplikacioneve dhe teknologjive të ndryshme, duke përfshirë robotikën e kontrolluar në distancë.

Në Shqipëri, Vodafone krenohet me një rrjet të shkëlqyer celular, i cili vazhdon të zgjerohet bashkë me bazën e klientëve tanë. Kompania zhvillon, rrit dhe investon në rrjetin e saj, bazuar në përdorimin dhe përvojën e klientëve, duke mundësuar përdorimin optimal të pajisjeve kudo dhe kurdo.

Eksperienca 5G do të prezantohet fillimisht në qytetet kryesore të Tiranës dhe Durrësit, me zgjerim të mëtejshëm të planifikuar për qytete të tjera deri në vitin 2025. Ajo do të jetë e aksesueshme menjëherë për smartfonët e përshtatur për përdorimin e 5G dhe në varësi të përditësimit 5G të sistemit IoS dhe Android në Shqipëri.

Z. Balázs Révész, CEO i Vodafone Albania, tha se: “Jemi të kënaqur me rezultatin e ankandit. Sigurimi i spektrit shtesë jo vetëm që do të përmirësojë shërbimet tona celulare dhe nismat 5G, por gjithashtu do të na lejojë të vazhdojmë të nxisim inovacionin e transformimin digjital, si dhe të mbështesim zhvillimin e qëndrueshëm. Kjo arritje përfaqëson një moment të rëndësishëm në misionin e Vodafone Albania për të qenë përshpejtuesi digjital i kombit, duke promovuar përparimin dhe mundësitë në sferën digjitale për të gjithë qytetarët, bizneset dhe sektorin publik.”

Vodafone Albania, përmes markës së saj Vodafone, është pjesë e rrjetit më të gjerë 5G në Evropë dhe lider në tregun e IoT.

Për më shume informacion rreth Eksperiencës së Vërtetë 5G nga Vodafone Albania klikoni në https://home.vodafone.al/5G.

Rreth Vodafone

Vodafone është një kompani lider e telekomunikacionit në Evropë dhe Afrikë. Ne ofrojmë shërbime celulare dhe fikse për mbi 330 milionë klientë në 15 vende (përjashton Italinë që mbahet si një operacion i ndërprerë nën Vodafone Group), bashkëpunojmë me rrjete celulare në 45 vende të tjera dhe kemi një nga platformat më të mëdha të IoT në botë. Në Afrikë, bizneset tona të teknologjisë financiare shërbejnë gati 83 milionë klientë në shtatë vende – duke menaxhuar më shumë transaksione se çdo ofrues tjetër.

Qëllimi ynë është të lidhim për një të ardhme më të mirë duke përdorur teknologjinë për të përmirësuar jetët, bizneset dhe për të ndihmuar në përparimin e shoqërive të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse. Ne jemi të përkushtuar për të reduktuar ndikimin tonë mjedisor për të arritur emetimet zero deri në vitin 2040.

Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni www.vodafone.com, ndiqni na në X në @VodafoneGroup, ose lidheni me ne në LinkedIn në www.linkedin.com/company/vodafone.

REELS

Në akullin e Lojërat Olimpike Dimërore 2026 në Milano Cortina, Laurence Fournier Beaudry (me origjinë kanadeze, që garon për Francën) dhe Guillaume Cizeron dhuruan një moment që të lë pa frymë. Publiku u ngrit në këmbë, rrjetet shpërthyen dhe ata e mbyllën garën me 🥇 medaljen e artë në ice dance. Elegancë, teknikë dhe një kimi

Shawn Mendes në Karnavalet e Brazilit me aktoren braziliane Bruna Marquezine, është Valentine Mood

Angelina Jolie dhe aktori francez Louis Garrel promovuan ne France filmin “Couture”, ku Jolie luan rolin e nje regjisoreje amerikane qe shkon ne Paris Fashion Week.

Bebe Rexha rockin’ it me the visual album “Dirty Blonde” Fillimi ne shqip! 🇦🇱🇦🇱

Grimieri i famshem me origjinë shqiptare Mario Dedivanovic dhe grimierja Foinika Kay, lip-sync nje moment viral nga Big Brother Vip Kosova 4

Ilia Malinin fitoi medaljen e arte ne garen individuale te meshkujve ne patinazh artistik ne kuader te Winter Olympics 2026 qe po zhvillohen ne Itali. Patinatori amerikan realizoi nje paraqitje te forte si ne programin e shkurter ashtu edhe ne programin e lire duke siguruar pike te larta nga juria. Malinin realizoi me sukses edhe elementin teknik Quad Axel ne programin e lire duke u bere nje nga sportistet e rralle qe e ekzekuton kete hedhje ne nje skene olimpike. Me totalin e pikeve ai u rendit i pari ne klasifikim duke lene pas konkurrentet kryesore nga Japonia dhe Evropa. Me kete fitore Malinin konfirmon statusin e tij si nje nga patinatoret me te mire te brezit te tij dhe forcon pozitat e Shteteve te Bashkuara ne patinazhin artistik ne nivel boteror.

Oh sa me ka pelqyer ky seriali. Fiksimmm RIP Dawson

Tourism Fair Albania 2026 u rikthye në Tiranë më datat 11–12 shkurt në Pallatin e Kongreseve, duke bashkuar profesionistët e turizmit nga mbi 18 vende të botës! Edicioni i 4-t sjell takime mes bizneseve të turizmit, diskutime me ekspertë dhe mundësi të vërteta bashkëpunimi. Panairi më i madh i turizmit në Shqipëri është i hapur edhe për publikun: dy ditë networking, ide dhe eksperienca që e vendosin Shqipërinë në hartën ndërkombëtare të turizmit.🗺️✨

Dhe vizualisht eshte ceremonia me e bukur e cdo Big Brother, duke nisur nga cifti, celebruesi (Londrimi 😍) , dekori dhe te te gjithe te ftuarit te veshur me Valdrin Sahiti

Bad Bunny shkëlqeu në SuperBowl