Health

Nëse zbukurimet festive janë terapia jote, ja pse mund të jesh më i lumtur se të tjerët

Nëse zbukurimet festive janë terapia jote, ja pse mund të jesh

Nëse je tipi që stolis pemën e Krishtlindjeve që në nëntor apo e mbush shtëpinë me drita shumëngjyrëshe, lajmi i mirë është që mund të jesh më i lumtur se të tjerët! Një studim sugjeron se njerëzit që zbukurojnë ambientin për festa perceptohen si më miqësorë dhe më të afërt nga të tjerët.

Cila është lidhja mes dekorit dhe lumturisë?

Sipas terapistes Amy Morin, vendosja e dekorimeve rikthen kujtime të lumtura dhe lidhje me traditat familjare. Ajo shpjegon: “Kur zbukuron shtëpinë, mendon për kohë të mira me familjen e miqtë. Madje edhe nëse disa anëtarë të familjes nuk janë më, është një mënyrë për t’u lidhur emocionalisht.”

Për shumë njerëz, Krishtlindjet janë më shumë se festa - janë një mundësi për t’u ndjerë më të lidhur me veten, me të dashurit dhe me komunitetin. Morin thotë se “altruizmi rritet në dhjetor. Të japësh dhurata apo të dhurosh diçka, na bën më të lumtur dhe kjo i shtyn njerëzit të festojnë sa më herët.”

Dekorimet festive: Magjia që lidhet me kujtimet


Një arsye tjetër pse Krishtlindjet sjellin kaq shumë gëzim është ndjenja e bashkimit që krijojnë. Për shumëkënd, dritat dhe zbukurimet janë simbol i shpresës dhe ngrohtësisë në një botë shpesh të ftohtë dhe të zymtë.

Nëse je tipi “më pak është më shumë” kur vjen puna te zbukurimet apo pret deri në dhjetor, të kuptojmë. Secili ka traditat e veta. Por për ata që nuk durojnë dot dhe i vendosin dritat që në nëntor, ndoshta po përhapin më shumë gëzim përreth - dhe si rezultat, ndihen më të lumtur.

Prandaj, nëse shpirti festiv të “pushton” para të tjerëve, mos ki turp ta nisësh dekorin festiv sa më herët – ndoshta po bën më të lumtur veten dhe ndoshta gjithë lagjen...

Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

🚘 @auto.trego është një platformë moderne shqiptare për shit-blerje automjetesh, që ofron një përvojë të shpejtë dhe efektive ⬇️ ▪️ Publikimi i makinës është falas dhe procesi është shumë i thjeshtë. ▪️ Website me dizajn të pastër dhe filtra të avancuar kërkimi, që mundësojnë gjetjen e makinës sipas çmimit, vitit, markës dhe kilometrave. ▪️ Në platformë mund të krijoni profile, të shisni ose të ruani makinat e preferuara dhe të kontaktoni shitësit direkt. ▪️ Audienca është e fokusuar ekskluzivisht në tregun e automjeteve, duke garantuar blerës dhe shitës realë.

😂🥰 . . Credits: @erolajons

Ajo ndjesia kur gjen veshjen e përsosur dhe është me ulje. @azzured.co ✨10% ulje nëse përdorni kodin #PaManual vetëm gjatë muajit dhjetor. Garderoba jote po kërkon një glow-up dhe momenti është tani. 💗

Tjetër nivel, tjetër energji @albanskenderaj ✨ Momente nga 4 netët e “MOTIV” në Prishtinë! 🥰 . . . Credits: @albanskenderaj

Djemtë po rriten me influencer që normalizojnë dhunën. Le t’i udhëzojmë para se interneti ta bëjë këtë për ne.   #asnjejustifikim për dhunën online

GIVEAWAY TIME! Imagjino të futesh në Instagram, të bësh 2 follow dhe të përfundosh me një iPhone 17 Pro Max. @nextgift.al e ka seriozisht. Good luck, njerëz të mirë! Për më shumë informacion, shkoni në stories / highlights.

@perla.shop.albania godet sërish! Këtë herë me “FROZEN”, që nuk është thjesht një koleksion - është art në dëborë!❄️ Kush tha se në dimër s’mund të dukesh stylish? Perla ju vërteton të kundërtën. Shkarkoni aplikacionin Perla Shop në App Store ose Play Store, për të zbuluar koleksionin e plotë!

Copyright @dualipa

*Perzgjedhja bazuar te kenget me te perfolura ne rrjet.

Festat kërkojnë pak më shumë shkëlqim dhe @chantel_online e ka ✨ Zbulo Chantél Christmas Edition - fustane limited edition, të punuara me dorë dhe me shumë dashuri, perfekte për netët festive. 💖

If holiday decorations are your therapy, here's why you might be happier than most

Nëse zbukurimet festive janë terapia jote, ja pse mund të jesh

Whether you're the type to decorate your Christmas tree in November or fill your house with colorful lights, the good news is that you can be happier than most! A study suggests that people who decorate for the holidays are perceived as friendlier and more approachable than others.

What is the connection between decor and happiness?

According to therapist Amy Morin, putting up decorations brings back happy memories and connections to family traditions. She explains: "When you decorate the house, you think about good times with family and friends. Even if some family members are gone, it's a way to connect emotionally.”

For many people, Christmas is more than a holiday - it's an opportunity to feel more connected to yourself, loved ones and community. Morin says that “altruism increases in December. Giving gifts or donating something makes us happier and it pushes people to celebrate as early as possible."

Festive Decorations: The Magic of Memories


Another reason Christmas brings so much joy is the sense of togetherness it creates. For many, lights and decorations are a symbol of hope and warmth in an often cold and bleak world.

If you're the "less is more" type when it comes to decorating or waiting until December, we understand. Everyone has their own traditions. But for those who can't wait and put up the lights as early as November, they're probably spreading more joy around — and feeling happier as a result.

Therefore, if the festive spirit "takes over" you in front of others, don't be ashamed to start the festive decor as early as possible - maybe you're making yourself and maybe the whole neighborhood happier...

Suggested articles: