Metropolitan

Shqipëria hyn në epokën e shërbimit 5G

Shqipëria hyn në epokën e shërbimit 5G

One Albania nis të ofrojë shërbimin 5G në përfundim të tenderit të spektrit të organizuar nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare. One Albania fitoi të drejtën e përdorimit të frekuencave në brezat 3400 MHz dhe 3800 MHz, për një periudhë 15-vjeçare. Me frekuencat ekzistuese dhe ato të sapo përfituara, One Albania përmirëson shpejtësinë dhe kapacitetin e teknologjisë celulare 5G, duke revolucionarizuar mënyrën se si klientët aksesojnë dhe përdorin të dhënat celulare.

Brenda vitit 2025, One Albania do të sigurojë mbulim me rrjetin 5G në zonat kryesore strategjike, duke përfshirë portet kryesore (Durrës, Vlorë, Shëngjin, Sarandë, Porto Romano), aeroportet (Rinas, Kukës, Vlorë), zonën industriale Tiranë-Durrës, dhe infrastrukturën kritike spitalore në Tiranë.

Për më tepër, One Albania synon të sigurojë lidhje të pandërprerë 5G në pikat më të vizituara turistike, për të mundësuar përvoja digjitale me performancë të lartë, duke nxitur inovacionin dhe angazhimin digjital.

"Marrja e licencave të spektrit 5G në Shqipëri shënon një moment historik të rëndësishëm në avancimin e infrastrukturës dhe teknologjive në të gjithë rajonin. Ky është një hap kritik drejt ndërtimit të infrastrukturës së nevojshme për të sjellë teknologjinë e fundit 5G në Shqipëri, duke rritur lidhjen dhe duke mbështetur rritjen ekonomike." – shprehet Péter Fekete, CEO i 4iG Group.

Përdorimi i frekuencave të para për teknologjinë 5G siguron që rrjeti One përmbush pritshmëritë më të larta të përdoruesve, për sa i përket shpejtësisë dhe sasisë së transferimit të të dhënave.

Paralelisht me përgatitjet për 5G, One Albania ka zbatuar politikat e "Rrjetit të pastër", duke e bërë Shqipërinë vendin e parë që i bashkohet kësaj nisme në rajon, për të vendosur standarde të pranuara ndërkombëtarisht për një internet të sigurt global dhe mbrojtjen e thirrjeve dhe transmetimin e të dhënave përmes rrjeteve të komunikimit.

"Ky hap i madh pasqyron angazhimin tonë të vazhdueshëm për të sjellë përparimet më të fundit teknologjike për shqiptarët, duke siguruar që klientët dhe bizneset tona të kalojmë në gjeneratën e re, atë të 5G-së. One Albania është e angazhuar të garantojmë avancimin e digjitalizimit në Shqipëri, duke ruajtur standardet ndërkombëtare." – shtoi drejtori ekzekutiv i One Albania, Brano Djurovic. 

Në fillim të vitit 2024, rrjeti celular i One Albania, më i madhi dhe më moderni në Shqipëri, mori maksimumin e pikëve për thirrjet zanore, të dhënat dhe përdorimin e aplikacioneve, të testuara nga kompania finlandeze Omnitele.

One Albania është pozicionuar tashmë si lider në tregun e telekomunikacionit duke u shndërruar në një ofrues shërbimi plotësisht të integruar që mund të garantojë të gjitha: shërbimet celulare, fikse dhe TV në një paketë të vetme.

REELS

Bebe Rexha rockin’ it me the visual album “Dirty Blonde” Fillimi ne shqip! 🇦🇱🇦🇱

Grimieri i famshem me origjinë shqiptare Mario Dedivanovic dhe grimierja Foinika Kay, lip-sync nje moment viral nga Big Brother Vip Kosova 4

Ilia Malinin fitoi medaljen e arte ne garen individuale te meshkujve ne patinazh artistik ne kuader te Winter Olympics 2026 qe po zhvillohen ne Itali. Patinatori amerikan realizoi nje paraqitje te forte si ne programin e shkurter ashtu edhe ne programin e lire duke siguruar pike te larta nga juria. Malinin realizoi me sukses edhe elementin teknik Quad Axel ne programin e lire duke u bere nje nga sportistet e rralle qe e ekzekuton kete hedhje ne nje skene olimpike. Me totalin e pikeve ai u rendit i pari ne klasifikim duke lene pas konkurrentet kryesore nga Japonia dhe Evropa. Me kete fitore Malinin konfirmon statusin e tij si nje nga patinatoret me te mire te brezit te tij dhe forcon pozitat e Shteteve te Bashkuara ne patinazhin artistik ne nivel boteror.

Oh sa me ka pelqyer ky seriali. Fiksimmm RIP Dawson

Tourism Fair Albania 2026 u rikthye në Tiranë më datat 11–12 shkurt në Pallatin e Kongreseve, duke bashkuar profesionistët e turizmit nga mbi 18 vende të botës! Edicioni i 4-t sjell takime mes bizneseve të turizmit, diskutime me ekspertë dhe mundësi të vërteta bashkëpunimi. Panairi më i madh i turizmit në Shqipëri është i hapur edhe për publikun: dy ditë networking, ide dhe eksperienca që e vendosin Shqipërinë në hartën ndërkombëtare të turizmit.🗺️✨

Dhe vizualisht eshte ceremonia me e bukur e cdo Big Brother, duke nisur nga cifti, celebruesi (Londrimi 😍) , dekori dhe te te gjithe te ftuarit te veshur me Valdrin Sahiti

Bad Bunny shkëlqeu në SuperBowl

Shën Valentini po afron. Pëlqimet romantike mund të ndryshojnë, por veshja jote jo. Ne kemi zgjedhur kombinimet që bien në sy, dhe po, disa prej tyre janë me ulje në dyqan! Vajzë e ëmbël, vajzë e guximshme apo në qendër të vëmendjes? Ka ende kohë të gjesh dhuratën perfekte te @fashionandfriends_al Bëji screenshot dhe dërgoja atij. 😉

Paske bërë shumë shtytje me shtangë

@albanskenderaj x @miriamcani në koncertin “Motiv” në Londër 🥰