Marredhenie

Këto 20+ mësime (britanike) jete s’janë për njerëzit e ndjeshëm

Shkruar nga Anabel

25 Nëntor 2024

Këto 20+ mësime (britanike) jete s’janë për
Jemima Kirke është një aktore dhe regjisore amerikano-britanike. E spikatur më së shumti për rolin e Jessa-s në serialin “Girls”, Kirke, 39 vjeç, është një nënë beqare e dy fëmijëve që shpesh ndan në Instagram këshilla të vlefshme mbi mëmësinë, dashurinë, jetën dhe gjithçka tjetër.

Ja 20+ përgjigjet më interesante, ndonjëherë edhe të vrazhda, por me plot humor që jep aktorja për pyetje ku shumë prej jush mund ta gjejnë veten:

1.Pyetje: Kam frikë se nuk do ta pëlqej kurrë veten siç jam, si jashtë ashtu dhe brenda.
Përgjigje: Rrallë ndodhin të dyja njëherësh. Por do të ketë momente.

2.Pyetje: Këshilla për martesën? Kam dasmën në disa ditë.
Përgjigje: Do humbasësh dashurinë dhe do shkëputeni emcionalisht. [Gjithsesi] Ke bërë premtimin për t’u rikthyer sërish tek partneri yt.

3.Pyetje: Partneri im mori valixhet dhe u largua kur isha në punë. Si ta kaloj këtë gjë?
Përgjigje: Boll vajtove mungesën e tij/saj dhe fillo të vajtosh për injorancën tënde. Ty të lanë. Inatosu.

4.Pyetje: Nuk e dua më, por kam frikë se do pendohem nëse e lë. Çfarë të bëj?
Pëgjigje: Nëse nuk e do, je duke e përdorur.

5.Pyetje: E dashuruar me një të alkoolizuar…
Përgjigje: Ti nuk je prioriteti i tij. Ki pritshmëri të ulëta. Nuk je gabim për faktin që e do.

6.Pyetje: Mbush 36 vjeç. Ndonjë këshillë?
Përgjigje: Përveç e-mail-eve entuziaste të robotëve, mos prit që ditëlindja jote të ketë më rëndësi.

7.Pyetje: Si dallohet një narcist kur je lidhur me një të tillë?
Përgjigje: S’jam e sigurt, por do e kesh të vështirë të dallosh një person që ka disa cilësi narcisti me një që ka vërtet çrregullim personaliteti. Cilado qoftë situata, nëse e pëlqen shumë personin, përse duhet ta shmangësh?

8.Pyetje: Bëra një tatuazh, por tani jam në ankth sepse mendoj se ishte një gabim.
Përgjigje: Tatuazhet janë të panevojshme. Qejf dhe të përhershme. Patjetër që do pendohesh në një pikë për to.

9.Pyetje: Çfarë duhet të di në momentin kur të humbas virgjërinë?
Përgjigje: Do bëhet më mirë.

10.Pyetje: Si të përballoj traumën ndërbreznore. Po çmendem.
Përgjigje: E para, boll e quajte traumë ndërbreznore. Vetëm termi mund të jetë duke të të shpërqendruar prej përgjegjësive.

11.Pyetje: Si të jesh më shumë vetvetja?
Përgjigje: Nuk mendoj se ekziston diçka e tillë si ‘të jesh vetvetja’. Ti je gjithmonë ti, edhe kur je duke u sjellë më ndryshe se zakonisht, je sërish ti duke e bërë këtë. Ose ndoshta ke veshur diçka që s’të pëlqen aq shumë. Pastaj i bie ke zgjedhur kombinimin e gabuar të veshjes.

12.Pyetje: Një këshillë për vajzat e reja pa vetëbesim?
Përgjigje: Mendoj se jeni duke menduar pak si shumë për veten.

13.Pyetje: Si të ndalosh së dashuri dikë që është i keq për ty?
Përgjigje: Nuk mundesh. Ti vazhdon të zgjohesh duke menduar se s’do t’ia dalësh dot dhe pastaj kujtohesh që dhe dje u ndjeve njësoj. Një ditë kjo do të të bëjë për të qeshur.

14.Pyetje: Si ka mundësi që po të ndryshojnë tatuazhet? Ke hequr disa apo çfarë?
Përgjigje: I bëra tatuazhet që t’i hiqja. Bleva një shtëpi që të zhvendosesha prej saj. Bleva një çokollatë që ta hidhja në kosh. U martova që të divorcohesha.

15.Pyetje: Pse djemtë humbasin interesin për vajzat shpejt?
Përgjigje: Nuk e humbasin. Ti je me siguri më e mirë në mbrojtjen e dashurisë se ç’është ai. Dhe shpesh do të të duhet ta bësh këtë për të dy ju. Nëse dëshiron ta bësh.

16. Pyetje: Si të pranoj bukurinë time natyrale?
Përgjigje: Varet se si dukesh.

17.Pyetje: Albumi më i mirë për një zemër të thyer?
Përgjgije: Asnjë. Shmang muzikën. Do të të çojë në romantizime tragjike.

18. Pyetje: Si frymëzohesh kur nuk ndihesh aspak krijuese?
Përgjigje: Thjesht bëj punën time. Frymëzimi është një ditë e mirë.

19. Pyetje: Si e gjen kuptimin?
Përgjigje: Epo, është një zgjedhje. Nuk është se po fshihet diku përveçse brenda vetë krijimtarisë tënde. Të ndihmojnë dhe filmat.

20.Pyetje: Si kuptohet se ke rënë në dashuri me dikë?
Përgjigje: Ndihesh mrekullueshëm dhe tmerrshëm në të njëjtën kohë.

21. Pyetje: E shkatërron seksi një miqësi?
Përgjigje: Varet se sa i mirë ishte.