Një video e transmetuar këtë të diel nga “Big Brother VIP Kosova” ka shkaktuar konflikte mes banorëve. Në pamjet e publikuara, shihet një bisedë mes Eduartit dhe Drilonit, ku përmendej Sara Kolami.
Gjatë bisedës në gjermanisht, Eduarti e ofendoi Sarën duke përdorur një fjalë fyese. Ky moment provokoi reagime të forta nga banorët e tjerë.
Sara, e prekur nga situata, theksoi se askush nuk duhet të përdorë terma të tillë ndaj një gruaje. Më vonë, ajo pësoi një tronditje nga incidenti. Në një moment, u ul në divan dhe thuajse humbi ndjenjat për shkak të tensionit emocional.
Banorët ndërhynë menjëherë për ta ndihmuar, duke i ofruar ujë dhe qëndruar pranë saj për ta mbështetur. Ngjarja ka hapur një debat të madh brenda shtëpisë për respektin dhe etikën mes konkurrentëve të Big Brother VIP Kosova. Kur situata u qetësua pak, Sara shkoi tek Edi duke e pyetur se çfarë i bëri që ai ta ofendonte në atë mënyrë.
View this post on Instagram
Artikuj të sugjeruar:
- Një “darkë pajtimi” në “BBVK”: Drenusha dhe Atilla afrohen për hir të fëmijëve
- Deklarata e Xuxit për nënën e Xhenetës: Njerëzit kërkojnë përjashtimin e tij
- Videoja virale në të cilën ofendon banoren e “BBVK”: Reagon Milaim Zeka
- Rezart Veleshnja reagon pas përjashtimit nga
- A u nënshtrohen vërtet banorët e “BBVK” testeve psikologjike?