Zgjedhja e një nuance flokësh është një çështje thjesht personale dhe nuk duhet domosdoshmërisht të jetë në të njëjtën linjë me trendet e sezoneve.
Para së gjithash, fakti që një ngjyrë është ‘in’ nuk do të thotë se do t'i përshtatet çdokujt, pasi ngjyra e lëkurës, tekstura dhe nuanca e flokëve luajnë një rol shumë të rëndësishëm. Përveç kësaj, flokët nuk duhet të ndryshojnë në mënyrë drastike nuancat, pasi mund t'i dëmtojmë ato.
Nëse doni që të mbani pamjen tuaj natyrale duke mos dëmtuar flokët, por sërish dëshironi një ndryshim të vogël, le të themi se e dimë çfarë ju nevojitet.
Një nga nuancat më të bukura dhe njëkohësisht natyrale të flokëve të sezonit është kafe e çelët.
Çdo vajzë brunë mund t’i shtojë pak nuanca të ngrohta flokëve duke bërë një ndryshim mjaft të zgjuar.
Ajo që e bën të dallohet këtë efekt është fakti se ka bazën e kafesë – pra i përshtatet pothuajse të gjithëve – dhe nuk dëmton flokët.
Kafe e çelur është në thelb një nuancë e ngrohtë. Ngjyra hapet pak drejt majave të flokëve, duke bërë që baza natyrale të “shkrihet” me pjesën e lyer që e bën këtë nuance edhe më interesante.
Disa ide për ju:
View this post on Instagram
View this post on Instagram
View this post on Instagram
View this post on Instagram
View this post on Instagram