Adoleshenti

14-vjeçari vritet në shkollë: Një përmbledhje e rastit tronditës

Shkruar nga Anabel

19 Nëntor 2024

14-vjeçari vritet në shkollë: Një përmbledhje e

Shqipëria u trondit një ditë më parë nga ngjarje e kobshme e shënuar në ambientet e një shkolle 9-vjeçare që la pas një viktimë dhe dy të plagosur.

Martin Cani, 14 vjeç, është viktima e një konflikti të dhunshëm të regjistruar ditën e djeshme, 18 nëntor. Gjithçka ndodhi vetëm disa metër më larg shkollës “Fan Noli”, ku ai dhe viktima ishin nxënës të kësaj shkolle 9-vjeçare.

Si ndodhi ngjarja?

14-vjeçari vritet në shkollë: Një përmbledhje e

Konflikti nisi fillimisht në rrjete sociale mes dy adoleshenteve për arsye që ende nuk bëhen të ditura zyrtarisht. Debati virtual do të zhvendosej në ambientet e shkollës. Ditën e premte, 15 nëntor, dy adoleshentët janë konfliktuar fizikisht në oborrin e shkollës “Fan Noli”, ku janë ndarë nga roja e sigurisë së këtij institucioni arsimor.

Në dukje konflikti ishte sheshuar gjatë këtij episodi, pasi askush nuk ka njoftuar autoritetet mbi rrezikun e përshkallëzimit të situtës.

Por, e hëna riktheu dy adoleshentët në shkollë ku sherri do të rifillonte. Fillimisht, bëhet e ditur se adoleshentët janë konfliktuar në ambientet e tualetit të shkollës e më pas konflikti është zhvendosur disa metër më tutje.

Viktima ka lajmëruar mikun e tij që ishtë nxënës në një tjetër shkollë në Sauk dhe më pas janë takuar me autorin.

Tre nxënësit janë përfshirë në një konflikt të dhunshëm fizik, ku vetëm autori ishte me thikë me vete.

Gjatë konfliktit, 14-vjeçari ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar me në zemër viktimën. Po ashtu, ai ka qëlluar të paktën 6 herë edhe mikun e të ndjerit, si dhe është vetëplagosur në pjesën e parakrahut.

Momenti pas konfliktit

14-vjeçari vritet në shkollë: Një përmbledhje e

Autori është larguar për në banesën e tij menjëherë pas ngjarjes së rëndë. Ndërkohë një kalimtare e rastësishme në skenën e ngjarjes ka transportuar viktimën, ende me shenja jete, drejt poliklinikës më të afërt. 14-vjeçari është dërguar menjëherë në spitalin e Traumës, por thika e marrë në zemër ka rezultuar fatale për të.

Ndërkohë, miku i të ndjerit u transportua po ashtu në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë.

Arrestimi i autorit

Pas konfliktit, autori duket se nuk ka shfaqur menjëherë shenja pendese, pasi ka publikuar disa foto të thikës dhe armës në krahë në rrjetin social “Snapchat”. Ai shfaqet në një automjet me krahun e fashuar teksa dikush tjetër ka shkrepur edhe foton.

I mituri pasi ka mbërritur në banesë është dërguar në një klinikë private, ku është mjekuar.

Më pas, ai është vënë në pranga nga uniformat blu. Mbi të rëndojnë veprat penale për veprat penale “Vrasja me dashje e kryer ndaj të miturit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.