Style Tips

Harrojeni leopardin! Tre printe elegante kafshësh që do ju fiksojnë

Shkruar nga Anabel

18 Nëntor 2024

Harrojeni leopardin! Tre printe elegante kafshësh që do ju

Printi leopard duket se ishte kryefjalë e modës në sezonin e lënë pas, trend që ende vijon. Por nëse jeni lodhur nga leopardi dhe doni të gjeni një print të ngjashëm, le të themi që e kemi zgjidhjen që iu duhet.

Mendojmë se është koha që këto printe të marrin vëmendjen që meritojnë dhe bëhet fjalë për printet e tjera të kafshëve që janë po aq elegante, nëse jo më shumë se leopardi. Njihuni me trendet e ardhshme: printet e zebrës, gjarprit dhe lopës.

Pra, ka ardhur koha që ju të zgjidhni se cili print është kafsha juaj shpirtërore për sezonin, të paktën nëse keni parë mjaftueshëm leopard.

Zebra

Ndërsa e kemi kapur veten duke veshur më shumë printe leopardi sesa kemi menduar ndonjëherë, le të themi se ai i zebrës është një zgjedhje mjaft e zgjuar. Ky është një print mbretëror, mjafton që t’i hidhni një sy edhe sfilatës pranverë/verë 2025 të Schiaparelli, Gucci dhe Caro Editions, të cilët vunë në qendër të vëmendjes vijëzimet e zebrës.

Nëse jeni mjaft të guximshëm për të veshur stampat e zebrës, ju jeni të zgjuar mjaftueshëm sa për të ditur ta përshtasni atë në përditshmërinë tuaj duke dhuruar një pamje mjaft elegante.

Po ashtu, një çantë zebër do të shkojë gjithmonë me veshjen tuaj, pavarësisht se çfarë keni veshur.

Harrojeni leopardin! Tre printe elegante kafshësh që do ju

Gjarpër

Printi i gjarprit bën diferencën! Natyrisht, ju kërkoni respekt kur e vishni, dhe sinqerisht, printi i gjarprit ka fuqinë të largojë energjinë negative të kujtdo.

Printimet reptiliane dhe lëkurat e stampuara ishin gjithashtu në të gjithë sfilatave të pranverës/verës 2025, megjithëse veshjet me lëkurë pitoni kanë qenë gjithmonë të preferuarat mes adhuruesve të ekzotikëve.

Këtu hyjnë në lojë profesionistët e vërtetë. Veshja me stampa gjarpëri nuk është për të dobëtit, por është një mënyrë e mirë për t'u ndjerë edhe më të fortë. Edhe nëse do t’i vishni thjesht me një fustan të derdhur ose me një pallto , vishni së bashku me vetëbesimin tuaj dhe do të merrni shumë komplimente.

Çantat e lëkurës së gjarprit, qofshin lëkurë e vërtetë apo thjesht print, janë një mënyrë e shkëlqyer për të hyrë në këtë botë të shprehjes së vetvetes përmes modës, sepse ato mund të jenë argëtuese, tërheqëse, por elegante.

Dëshironi të guxoni në mbrëmje?

Vishni një palë çizme me lëkurë gjarpri. Beyonce sapo e bëri! Ajo u shfaq e veshur me palë çizme me lëkurë gjarpri  për të promovuar fushatën e Kamala Harris.

Harrojeni leopardin! Tre printe elegante kafshësh që do ju

Lëkurë lope

Nëse ju mendoni për printin zebër si Charli XCX dhe printimin e gjarprit si Chappell Roan , atëherë printimi i lopës është padyshim Sabrina Carpenter.

Nëse po mendoni për printimet e “varfëra” dhe vizatimore të lopëve të librave për fëmijë, mendoni përsëri. Moda e printimit të lopës ka evoluar në diçka që mund të jetë elegante, me pamje autentike dhe lajkatare.

Pavarësisht nëse jeni më abstrakte, çelësi është të gjeni një version super elegant të printit.

Këshillë: Kërkoni më shumë ngjyra kafe dhe bezhës sesa bardh e zi.

Këpucët me printe lope ose flokë pony mund të jenë një prekhe delikate e trendit. Ka të gjitha llojet e stileve nga të cilat mund të zgjidhni, nga sandalet me platformë deri tek çizmet.

Harrojeni leopardin! Tre printe elegante kafshësh që do ju

Artikujt të sugjeruar: