Kendall Jenner është rikthyer në identitet.
Modelja 29-vjeçare ka ndryshuar ngjyrën e flokëve, duke u bërë sërish brune.
Kendall është fotografuar gjatë një shëtitjeje me miqtë në Sushi Park në Los Angeles, ku shfaqet me look-un e ri.
Në fotot e publikuara, ajo shihet me flokët në tonalitetet e ngjyrës kafe dhe më të shkurtra seç ishin në daljen e saj të fundit.
Modelja kishte veshur një xhaketë jeshile të errët dhe pantallona të zeza, si dhe një çantë lëkure ngjyrë kafe të errët.
Disa javë më parë, ajo u shfaq me flokët bionde platin të stiluara njësojë si biondet ikonike, Marilyn Monroe dhe Paris Hilton.
Jenner njihet për ndryshimet dhe eksperimentimet e vazhdueshme me ngjyrat e flokëve. Gjatë dekadës së fundit, modelja ka përcaktuar dhjetëra trende, duke përfshirë flokët ngjyrë gështenjë në 2022-ën, si dhe ngjyrat e saj ikonike të flokëve kafe të errët dhe të zeza ndër vite.
Artikuj të sugjeruar:
- A po lind një romancë mes Kendall Jenner dhe ish-it të Taylor Swift, Joe Alwyn?
- C'veshën yjet në Academy Museum Gala 2024?
- 8 mënyra si t'i kombinoni këpucët më trend të sezonit
- Gocat e famshme do të të mbushin mendjen që të shtosh këto 7 gjëra në gardërobën tënde
- 5 ngjyrat e flokëve që do të dominojnë vjeshtën *.*