Relationships

Seksi pas tradhtisë: Çfarë duhet të bëni nëse nuk mund të lidheni sërish në mënyrë romantike

Seksi pas tradhtisë: Çfarë duhet të bëni nëse

Tradhtia është një gjendje që ndryshon në mënyrë drastike një marrëdhënie, lëkund themelet e saj. Në disa raste mund ta shkatërrojë marrëdhënien e në disa të tjera mund ta rigjenerojë atë.

Një grua që dëshmoi sesi tradhëtia e të shoqit i ndryshoi jetën, shkruan për përvojën e saj dhe pyet veten se si do të arrijë të ndihet sërish mirë me të, në mënyrë që të shijojë momentet e tyre në shtrat dhe të ndihet e dëshiruar sërish.

Pamela Stephenson Connolly, një psikoterapiste e specializuar në problemet seksuale, duket se ka një përgjigje për këtë situatë.

“Unë dhe partneri im jemi bashkë për më shumë se 20 vjet. Ne e donim njëri-tjetrin dhe jeta jonë seksuale ishte mjaft pasionante, romantike, spontane dhe konsistente, deri tre vjet më parë kur gjithçka ndaloi. U përpoqa disa herë të nisja lojëra romantike mes nesh, por ai ngrinte.

Përfundimisht, nga shoku im më i mirë mora vesh se ai kishte një lidhje me gruan që më kishte prezantuar si kushërirën e tij. U ndjeva e poshtëruar dhe e hutuar, dhe më pas e shkatërruar!

U përballa me të dhe ai më tha se ndihej sikur i merrej fryma nga unë dhe se miqësia e tij me këtë grua tjetër ishte bërë papritmas romantike.

Ne ende jetojmë së bashku dhe flemë në të njëjtin shtrat. Marrëdhënia jonë është e njëjtë siç ka qenë gjithmonë, përveç se nuk ka seks. Shumicën e kohës do të dëshiroja të ktheheshim në mënyrën si ishin gjërat më parë, nëse kjo është e mundur. Nuk mund ta përballoj refuzimin dhe nuk jam e sigurt se mund ta heq nga koka se ai është me dikë tjetër. Unë dua një jetë seksuale. Nëse ajo është me të, shumë mirë. Nëse jo, shpresoj të takoj personin e duhur, që më tërheq dhe të filloj një jetë të re, të plotë. Tani ne të dy dukemi rehat duke jetuar si shokë dhome”.

Përgjigja e ekspertit

“Në çdo marrëdhënie ka një lloj kontrate, zakonisht të papranuar. Ne shqyrtojmë gjërat që presim, na pëlqejnë dhe nuk na pëlqejnë në atë marrëdhënie dhe vendosim nëse duam ta vazhdojmë atë.

Kur gjërat ndryshojnë, bilanci prishet dhe njëri ose të dy partnerët fillojnë të rishikojnë vlerën e kësaj lidhjeje. Disa njerëz thjesht pranojnë aspektet negative, të tilla si sjellja e pamatur, mungesa e seksit ose tradhtia. Arsyet mund të jenë të shumta: vështirësitë financiare, qetësia shpirtërore e fëmijëve (nëse ka) ose frika nga hapi tjetër.

Nga njëra anë, ju thoni se jeni të dy rehat duke jetuar si shokë dhome, por nga ana tjetër jeni vërtet të pakënaqur dhe keni dëshirë të madhe për një partner romantik dhe ndoshta e njëjta gjë vlen edhe për partnerin tuaj.

Mos prisni shumë për të vendosur dhe vepruar. Fatkeqësisht, ai është tërhequr nga ju dhe dyshoj shumë se gjërat mund të rikthehen sipas dëshirës suaj. Nëse nuk ka ndonjë arsye shumë të mirë dhe bindëse për të qëndruar, vazhdo dhe kërko lumturinë që meriton diku tjetër."

 

Artikuj të sugjeruar: 

 

REELS

Një video që u bë virale së fundmi preku miliona njerëz në mbarë botën, duke kapur një gjest të thjeshtë, por thellësisht domethënës mirësie. Në Shtetet e Bashkuara, mbrëmja e maturës (“prom”) shihet si një moment i rëndësishëm – një festë plot shkëlqim që shënon fundin e shkollës së mesme, me veshje elegante, shoqërues dhe pritshmëri të larta shoqërore. Por për disa nxënës, sidomos ata që ndihen ndryshe apo të lënë mënjanë, ajo natë mund të mbajë edhe një ndjesi vetmie. Kjo ndryshoi kur kapiteni i ekipit të futbollit të shkollës mori vesh se një nga shoqet e klasës së tij do të shkonte vetëm në mbrëmjen e maturës. Pa u menduar dy herë, ai e ftoi të ishte partnerja e tij. Reagimi i saj ishte shumë emocionues. Momenti, i ndarë në një video të postuar nga Jason Kennedy, u përhap me shpejtësi në internet, duke mbledhur miliona shikime dhe mijëra komente që vlerësonin këtë akt.

Hë se thoni se vajzat duan më shumë baballarët 🤨

A keni dëgjuar për Biologique Recherche? Ofron trajtime të personalizuara që rikthejnë ekuilibrin natyral të lëkurës përmes formulave me përqendrim të lartë aktivësh. Bëni një xhiro nga @skiniqclinique dhe provojeni.

@iqos_al Teknologji dhe inovacion në ÇDO dizajn! 😍

Sa të mil 😩

gatuan shpesh dhe shkëlqyeshëm?!!!

Eventi i Lush mblodhi bashkë gocat për të zbuluar mikrobiomën e lëkurës dhe për të krijuar maska të personalizuara, në moment. 🌿✨ Formula unike, ashtu si lëkura jote. 🌸

Jo më kot Geekbar është bërë trend kaq shpejt në Shqipëri kur në të gjithë botën njihet si vape numër 1!!

Oriola Marashi hap dhe mbyll sfilatën e Guess ✨

Si ju duket? 😍